Duke qenë se jemi ende në muajin e luftës ndaj kancerit, dhe si e tillë do ju njohim me dy produktet ushqimore, të cilat po u konsumuan herë pas here mund të rezultojnë mjaft të shëndetshëm për organizmin.
Dy produktet kryesore që kanë rezultuar gjithmonë si medikamente kanë qenë brokoli dhe hudhra, ushqime këto që vetë studiuesit e Universitetit të Kopenhagenit kanë bërë të ditur se përmbajnë një përbërës që lufton sëmundjet kancerogjene.
Sipas tyre brokoli dhe hudhra përmbajnë selenium, përbërës që lufton qelizat kancerogjene tek meshkuj por edhe tek femrat.
Studimi u publikua në Journal Biological Chemistry. Sipas studiuesve sistemi imunitar është i predispozuar të largojë nga trupi gjëra që nuk i përkasin atij.
Ky proces ndodh edhe me qelizat kancerogjene, edhe pse disa prej tyre kanë aftësinë të bllokojnë sistemin imunitar që të mos i identifikojë këto qeliza, duke u përhapur dhe zhvilluar në këtë mënyrë gjithmonë e më shumë. (shekulli)