“Ka gjithmonë kohë që njerëzit të bëjnë diçka për popullin e tyre”.
“Të falësh nuk do të thotë të harrosh”.
“Sillu aq mirë me ata që të lëndojnë, sa t’iu vijë neveri nga vetja e tyre”.
“Ata që shohin qartë edhe larg, në të ardhmen janë të padëshirueshëm për çdo pushtet tiranik”.
“Armiku mbetet armik, edhe i vdekur qoftë”.
“Sa i hollë është kufiri mes urrejtjes dhe dashurisë. Në ankthin e dhimbjes klith: Të urrej, sepse nuk mund të dashuroj askënd tjetër”.
“Fjala është si bleta që ka edhe mjaltin, edhe thumbin”.
“Kultura antike është pasaporta autentike e kulturës kombëtare”.
“Dëgjo… Është shumë e vështirë të diskutosh në mbretërinë e idiotëve”.
“Popujt, librat e tyre të mëdhenj, me gjak zakonisht i kanë larë. – Ata që shpikën shpejtësinë reaktive, larg Atdheut sigurisht do kenë qenë ndonjëherë!”
“Gjuha më e mirë se gjithçka tjetër jep shpesh dritën ose mjerimin e një kohe.”
“Letërsia autentike nuk përputhet me diktaturat. Shkrimtari është armiku natyror i diktaturave.”