„Në një bashkëpunim me qendrën neuroinxhinierike Wyss Center në Gjenevë, ata publikuan biografinë time akademike dhe doja ta ndaja me ju sepse shpjegon shkurt dhe qartë punën dhe ambiciet e mia për 2-3 vitet e ardhshme. Shpresoj të ndaj më shumë me ju rreth arritjeve të mia gjatë doktoratës sime, vecanërisht për hulumtimet që kanë aplikim klinik ne epilepsi“, shkruan Lora Fanda në faqen e saj në Facebook dhe e boton përkthimin e faqes në shqip të cilën e botojmë në vijim:
„Udhëtimi i saj akademik fillon me Bachelor në Inxhinieri Biomjekësore në Case Western Reserve University (CWRU), me specializim në pajisjet mjekësore dhe inxhinieri sistemesh. Ndërkohë punoi në Philips Healthcare (2017) si “Verification Engineer”. Më pas i bashkohet Qendrës Mjekësore Langone New York University (NYU) si Data Scientist (shkencëtare të dhënash) duke punuar me pacient epileptik dhe duke hulumtuar procesimin e vazhdueshëm te gjuhës natyrale me anë të një projekti ne bashkëpunim me Universitetin e Princeton dhe Google (2019).
Lora ka diplomë Masteri në Inteligjencë Artificiale (AI) nga Instituti Kërkimor Idiap (Idiap Research Institute), ku përdori teknika të “Machine Learning” për të interpretuar dhe klasifikuar vetitë e EEG (Elektroencefalografi). Ky rrugëtim i Lorës së bashku me hulumtimin e saj të tanishëm nxitën perspektivën e saj për të kombinuar Inteligjencën Artificiale, Neuroshkencën, dhe Inxhinierinë, në ndihmë të pacientëve me epilepsi apo sëmundje të tjera të trurit.”
Faqja origjinale: