Spanja është finalistja e parë e Kampionatit Evropian.
Spanja në gjysëmfinale shënoi fitore ndaj Francës, me rezultat 2-1, ndeshje e cila u zhvillua në stadiumin ”Allianz Arena” në Munich.
Franca ishte e para që kaloi në epërsi me golin e Kolo Muanit, në minutën e 9-të.
Lamine Yamal me një supergol në minutën e 21-të, brazoi shifrat në 1-1.
Yamal, në moshën 16 vjeç e 362 ditë, u bë golashënuesi më i ri në historinë e Kampionatit Evropian.
Katër minuta më vonë, Dani Olmo i dha epërsinë Spanjës, gol ky i cili ishte vendimtar që skuadra e De La Fuente të prekte finalen.
Spanja në finale e pret fituesin e ndeshjes Holandë-Angli, e cila zhvillohet sonte me 10 korrik, në ora 21:00.