LSDM kërkon dorëheqje nga Taravari dhe Memedi / Taravari: Nuk mund të pranoj kërkesën për dorëheqje nga personat që ishin fajtorë për zjarrin në spitalin modular në Tetovë…

foshnjaVdekja e foshnjës shtatë muajshe/ LSDM kërkon dorëheqje nga Taravari dhe Memedi

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë kërkon dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari dhe drejtorit të Klinikës për Fëmijë, Rexhep Memedi, për shkak të rritjes alarmante të numrit të vdekjeve në Klinikë.

 

LSDM kërkon përgjegjësi për foshnjat e vdekura në Klinikën e Fëmijëve. Nga atje thonë se gjendja shëndetësore po përkeqësohet dita-ditës dhe se për këtë duhet të ketë përgjegjësi.

“Numri i vdekjeve po rritet në mënyrë alarmante, në 7 muajt e fundit kanë vdekur 20 foshnja, shërbimet për qytetarët po përkeqësohen. Duhet të ketë përgjegjësi për atë që po ndodh, duhet të ketë përgjegjësi për foshnjat e vdekura.

Nga LSDM ngrenë dyshime se pse foshnja nuk u pranua në Klinikë dhe pse nuk kishte specialist kur u soll. Ata thonë se në shtatë muajt e fundit kanë vdekur 20 fëmijë dhe për këtë kërkojnë që Taravari së bashku me drejtorin e Klinikës së Fëmijëve Memedi të largohen dhe të japin dorëheqje.

“Opinioni është dëshmitar i tentativave për mbulimin e rastit të fundit të vdekjes së foshnjës shtatë muajshe në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve, të cilit iu refuzua shtrimi në spital, pa dhënë asnjë shpjegim për arsyet pse foshnja nuk u pranua? Pse nuk kishte një specialist kur e sollën foshnjën në spital? Kush është përgjegjës për këtë? Pyetja kryesore është kë po mbron Taravari? vetveten? Apo stafin e tij Memedin?” – thonë nga LSDM.

Ndërkaq, Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari dje tha se mjekët nuk janë përgjegjës për vdekjen e foshnjës shtatë muajshe që vdiq në Klinikën e Fëmijëve më 16 dhjetor. Sipas Taravarit, profesionistët kanë konstatuar se mjekët nuk janë fajtor.

Tvklan

 

taravari alsatTaravari: Nuk mund të pranoj kërkesën për dorëheqje nga personat që ishin fajtorë për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

Ministri i Shëndetësisë dhe njëri nga liderët e VLEN, Arben Taravari ka folur lidhje me kërkesën për dorëheqjen e tij nga posti i ministrit të shëndetësisë.

 

Taravari me këtë rast u shpreh se nuk mund të pranoj kërkesën për dorëheqje nga personat që ishin fajtorë për zjarrin që ndodhi në spitalin modular në Tetovë. I pyetur nëse planifikon të japë dorëheqje për shkak të thirrjeve dhe kërkesave të opozitës për vdekjen e fëmijëve në Klinikën Universitare të Fëmijëve, ministri thotë se për të kritikuar duhet të kesh kredibilitet moral.

“Nuk mund të pranoj kërkesë për dorëheqje nga personat që ishin fajtorë për zjarrin që ndodhi në spitalin modular në Tetovë. Sa i përket Klinikës së Pediatrisë, po shikoja statistikat e gjithë vitit. Sipas tyre, nga 1 dhjetori i këtij viti, përqindja e fëmijëve të vdekur është më e ulëta. Nëse shkalla e vdekshmërisë do të ishte më e lartë këtë vit se tetë vitet e tjera të mëparshme, drejtori do të ishte zëvendësuar deri më tani”, deklaroi Taravari për “Sloboden Peçat”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>