Pushteti (LSDM/VMRO), toleron korrupsionin dhe keqpërdorimet në komunat shqiptare, derisa vasalët e tyre janë të dëgjueshëm dhe u shërbejnë atyre…

bora tetove

Edhe përkundër faktit që qytetarët paguajnë për ndiçimin publik, për mbeturinat dhe shërbimet e tjera komunale, prapseparapë qytetetet shqiptare mbeten të papastra, të pa ndriçuara .

A e dini pse në komunat shqiptare, rrugët nuk pastrohen nga bora si duhet, kanë probleme të mëdha me mbeturinat, janë pa ose me ndriçim të dobët publik, trafiku nuk funksionon si duhet …? 

Paratë nga Buxheti i paraparë për pastrimin e borës, për ndriçimin publik…, keqpërdoren për interesat e ngushta klanore, partiake, firmat fituese të tenderave për pastrimin e borës, të cilët për të fituar tenderin i shpërblejnë komunat, pastaj edhe ata keqpërdorin, nuk pastrojnë si duhet që të kursejnë karburantin, e njëjta është edhe me ndriçimin publik, çdo shtëpi/lokal/firmë që paguan rrymë elektrike, paguan dhe një taksë prej 184,00 den (3 Euro) çdo muaj, këto para i “menaxhon” komuna.

Natyrisht që pushteti (LSDM/VMRO) është në dijeni dhe ka informata të hollësishme për të gjitha, por toleron korrupsionin dhe keqpërdorimet në komunat shqiptare, derisa vasalët e tyre janë të dëgjueshëm dhe u shërbejnë atyre, kështu i bën shqiptarët jo të aftë që të mund të ndryshojnë pozitën e tyre në shtetin unitar maqedonas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>