Sërish anulohet seanca për Spitalin modular në Tetovë

Spitali_ModularSeanca për spitalin modular në Tetovë që ishte e paraparë të mbahej sot, është anuluar. Siç mëson TV21, seanca e radhës do të mbahet pas rreth 2 muajsh, më saktë, më 15 mars.

 

Kujtojmë se, më 8 shtator të vitit 2021 jetën e humbën 14 persona dhe 12 të tjerë u lënduan.

Ndryshe, në vitin 2023, Gjykata Themelore Penale në Tetovë dënoi Florin Besimi (BDI) dhe Artan Etemi (Lëvizja BESA) me 1 vjet e 6 muaj burg me kusht dhe 1 milion denarë dënim me para, ndërsa Boban Vuçevski dhe Klinika e Tetovës si institucion u liruan nga akuzat.

 

Në maj të vitit të kaluar, Gjykata e Apelit në Gostivar ktheu në rigjykim rastin.

 

Sa për dijeni

Ministri i Shëndetësisë në atë kohë ishte Venko Filipçe (LSDM), ndërsa Kompania “Brako DOO” fitues i tenderit, i afërt me Kryeministrin e atëhershen Zoran Zaev.

 

Lëvizja Besa ishte në koalicion parazgjedhor me LSDM-në dhe pastaj ishin në qeveri në koalicion me BDI.

 

 

Sa për rifreskim dekleratat e krerëve partiak LSDM dhe BESA gjatë nënshkrimit të marrëveshjes:

 

Zaev BilallNënshkruhet marrëveshja, Lëvizja Besa në koalicion me LSDM-në në zgjedhjet e 12 prillit 2020

 

Marrëveshja u nënshkrua në Shkup, në hapësirat e Muzeut të Arteve Bashkëkohore, njofton Telegrafi Maqedoni.

 

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes u tha se të dy partitë do të angazhohen për zhvillim të barabartë dhe drejtësi.

 

“Marrëveshja për koalicion nënshkruhet në frymën e mirëbesimit dhe vlerave evropiane, që e bëjnë të gjitha shtetet evropiane. LSDM dhe Lëvizja Besa duke i tejkaluar të gjitha dallimet, sot arrijnë marrëveshje për koalicion parazgjedhor. Do të angazhohemi për përforcmin e marrëdhënieve ndëretnike, zhvillim të barabartë në gjithë territorin, dhënien e mundësive të barabarta dhe angazhimin e gjithë kabinetit qeveritar për përmirësimin e jetës së qytetarëve”.

“Nuk do të lejojmë që të pafajshmit të vuajnë në burgje. Gjithë potenciali i të dy partive politike do të vendoset në interes të përbashkët dhe të qytetarëve. Marrëveshja do të dërgohet në organet partiake të të dy partive”, u theksua gjatë ngjarjes së nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion.

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, gjatë fjalimit të tij ju bëri thirrje edhe partive tjera që t’i bashkëngjiten këtij koalicioni.

“Zgjodhëm të jemi në koalicion me LSDM-në, pasi LSDM-ja synon ta bëjë vendin anëtare të BE-së. Me këtë partneritet do të tregojmë se shqiptarët dhe maqedonasit mund të punojnë së bashku për të mirën e vendit”, tha Kasami.

Ndërsa kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, tha se shoqëria po ndryshon për të mirë dhe se koncepti “për shoqëri të përbashkët” i sfidon stereotipet.

“LSDM-ja ishte partia e parë maqedonase që arriti të marrë vota të shqiptarëve. Por ky sot është akt i veçantë. Me këtë hap të përbashkët, karakterin multietnik të Maqedonisë së Veriut e konkretizojmë në program qeveritar”, tha Zaev.

Ndryshe, përveç këtij koalicioni, para disa ditësh edhe partitë Aleanca për Shqiptarët dhe Alternative nënshkruan marrëveshje për koalicion parazgjedhor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>