KQZ: Dalja në zgjedhje mbi 40%

KQZKomisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sipas të dhënave preliminare dalja e qytetarëve në zgjedhjet paralamentare 2025 ka qenë mbi 40%.

“Duke u mbështetur në të dhëna preliminare nga 2297 vendvotime apo nga 90,68% e tyre, nga gjithsej 2533 sa janë, në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës në shkurt 2025 kanë votuar 40.04% apo 789,172 votues nga 1,970,944 nga lista me të drejtë vote”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai ka krahasuar këto shifra me ato të vitit 2021, kur kishin votuar rreth 46,90%. Ai ka njoftuar se KQZ do të ketë sërish konferencë për media, por për orën ka thënë se do të njoftojnë më vonë.

rtk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>