“Kismet” me hoxhallarët politikanë në ballë, dhe me miqtë “hallall”, na pret e ardhme e mirë! Leku do të rrjedhë lumë, e rrugët e Katarit do të çajnë malin e Sharrit për të thelluar akoma më shumë miqësinë “maqedono-kosovare”.
“Inshallah”, falë “vizionit” të Albin Kurtit, turqit, pesëqind vite “vëllezërit” tanë “otomanë”, sot do të na mbrojnë nga armiqt tanë, miqtë e tyre shekullorë.
“E ç’na duhet perëndimi, kur ne kemi lindjen”, e thanë me vendosmëri, me kokën lart dhe krenarë.
Huazuar nga Afrim Fanda në Facebook .
Po pse keqpërdoret feja? A na mbron feja?
Feja nuk e mbron kombin nga asimilimi, vetëm shteti kombëtar të mbron nga asimilimi.
Ku janë shqiptarët musliman të Novi Pazarit / Sanxhakut? Ku janë shqiptarët musliman të Çamërisë? Ku janë miliona shqiptarë musliman në Turqi?
Pse nuk i mbrojti feja islame nga asimilimi?
Ku janë shqiptarët ortodoks në Maqedoni, Ku janë shqiptarët ortodoks në Çamëri?
Kur nuk ke shtet, klerikët predikojnë kundër interesave kombëtare shqiptare, ashtu si kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë në territoret shqiptare nën ish-Jugosllavi, Ju kujtohet me siguri që në Maqedoni deri vonë, shumë „Hoxhallarë“ predikojshin që vajzat shqiptare të mos i dërgojnë nëpër shkolla, por ti mbyllin nëpër shtëpia.
Edhe pse feja me disa kombe/shtete na lidhën, na bashkon, por feja e përbashkët nuk është garancë për mbrojtjen e interesave të kombit tënd.
Vetë feja na mëson dhe na udhëzon që të duam dhe të mbrojmë vatanin/kombin nga armiqtë, duke përfshirë edhe ata të cilët e keqpërdorin fenë për levërdi materiale, për interesat e sekteve të ndryshme, interesa të shteteve të huaja, veçanërisht nga ata që strehohen prapa fesë dhe sot e kësaj dite vazhdojnë ti sulmojnë elementet nacionale shqiptare, si psh. flamurin kombëtar shqiptar, figurat nacionale shqiptare, Skënderbeun, Nënë Terezën, Ismail Kadarenë etj…,
Çdo klerik fetar i cilësdo fe qoftë, që e bënë këtë, e bënë me qëllim, sipas instruksione që i ka marë, sepse e dinë mirë, që avash-avash duke na e ngatëruar historinë kombëtare, mund të na manipulojnë më lehtë.
“Kushdo që humb kujtesën historike, mund të manipulohet lehtë”
Ata që e bëjnë këtë, nuk janë vetëm armiq të kombit shqiptar, por janë edhe antifetarë, janë jobesimtar, sepse e keqpërdorin Zotin dhe i shërbejnë interesave të huaja politike dhe jo Zotit.
Religjionet na mësojnë dhe udhëzojnë, që të duam dhe të mbrojmë vatanin.
Pa Vatan, Ska Iman!