Fakti që zgjedhjet federale zhvillohen para kohe reflektohet edhe në shifra: ka më pak parti dhe kandidatë pjesëmarrës. Pas reformës zgjedhore edhe Bundestagu tkurret.
Votuesit
Sipas Zyrës Federale të Statistikave: 59.2 milionë njerëz kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e 23 shkurtit në Gjermani: rreth 1.2 milionë më pak se në vitin 2021. 30.6 milionë janë gra dhe 28.6 milionë janë meshkuj.
2.3 milionë të rinj votojnë për herë të parë – që përbëjnë 3.9 përqind të të gjithë votuesve me të drejtë vote. Për shkak të datës së zgjedhjeve të parakohshme rreth 400,000 më pak të rinj tani mund të votojnë sepse nuk kanë mbushur ende moshën 18 vjeçare.
Bundestagu
Pas reformës zgjedhore, numri i deputetëve kufizohet në maksimum 630. Bundestagu i 21-të do të ketë më shumë se njëqind anëtarë më pak. Aktualisht janë 733 deputetë. Tani vetëm vota e dytë vendos për shpërndarjen e vendeve në parlament.
Partitë
Në zgjedhjet e Bundestagut marrin pjesë 29 parti, dukshëm më pak se në zgjedhjet e fundit të vitit 2021, kur u pranuan 47 parti. SPD, Të Gjelbrit, FDP, AfD, E Majta, Votuesit e Lirë, Volt, MLPD, Aleanca për Gjermaninë dhe Aleanca Sahra Wagenlnecht janë të përfaqësuara me lista shtetërore në të 16 vendet. Të gjitha partitë e tjera nuk janë në fletët e votimit në të gjitha vendet. Psh CDU paraqitet kudo përveç Bavarisë, kurse CSU vetëm në Bavari.
Kandidatët
Numri i kandidatëve për deputetë është 4506, dukshëm më i ulët se zgjedhjet e vitit 2021, atë kohë ishin 6211.
Ka pesë kandidatë për kancelar Nuk ka pasur kurrë kaq shumë kandidatë për kancelar. Friedrich Merz (CDU) kandidon për Unionin, kancelari, Olaf Scholz për SPD dhe Robert Habeck për të Gjelbrit. AfD ka emëruar Alice Weidel, kurse Aleanca Sahra Wagenknecht, BSW ka emëruar kandidate për kancelare, Sahra Wagenknecht.
Për zgjedhjet federale, Gjermania është e ndarë në 299 zona zgjedhore.
Rreth 675,000 punonjës zgjedhorë pritet të jenë në detyrë në zgjedhjet e së dielës.
dw