Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve Zgjedhore po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga përfaqësitë diplomatike jashtë Kosovës me kapacitete të plota në 11 njësi numëruese e monitoruese për subjektet politike dhe pastaj për kandidatët për deputetë.
Aktualisht janë duke u monitoruar dhe vlerësuar 11 kuti, derisa kanë mbetur edhe 4 kuti pa hyrë në proces të numërimit nga 43 kuti sa kanë ardhur nga 30 përfaqësi tona diplomatike, ambasadat dhe konsullatat nga procesi i votimit, ku është votuar më 8 shkurt në 19 shtete të botës.
Siç njofton gazetarja e RTK-së, nëse mbesin kutitë të pa numëruara, ato do të mbyllen, do të ketë masa sigurie dhe procesi i numërimit dhe vlerësimit do të vazhdojë nesër paradite.
Këto janë rezultatet e fundit, për sot, nga numërimi i fletëvotimeve nga përfaqësitë diplomatike jashtë Kosovës, të proceduara në platformë:
Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 511 vota ose 7.50 për qind.
Partia Demokratike e Kosovës sipas këtij përditësimi ka marrë 418 vota pse 6.14 për qind.
Koalicioni për Kosovën Fituese, koalicion ndërmjet AAK-së, NISMA’s, Konservatorëve dhe Intelektualët ka marrë 65 vota pse 1.50 për qind.
rtk