Liria e medias: Gazetarët në mbarë botën në rrezik

liria e mediasLiria e medias është në rënie në mbarë botën dhe puna e gazetarëve po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme. Gazetarët përballen me sulme dhe kërcënime edhe në SHBA e Evropë.

 

Liria e shtypit është vënë sërish në qendër të vëmendjes pasi administrata Trump përjashtoi agjencinë e lajmeve Associated Press (AP) nga konferencat e shtypit presidenciale të SHBA. Pavarësisht nga fakti se marrëdhëniet midis Shtëpisë së Bardhë dhe medias janë përkeqësuar dhe se liria e shtypit në Shtetet e Bashkuara është gjithnjë e më shumë nën presion, është po ashtu e vërtetë se vetëm disa vende arrijnë të garantojnë një mjedis të sigurt dhe të pavarur për punën e gazetarëve.

” Kush nuk mund të shprehë mendimin e tij,

ai nuk mund t’i nxisë të tjerët të mendohen.

Nëse njeriu nuk mund të shprehë mendimin e tij,

atëherë mendimi që qarkullon shndërrohet në doktrinë.

Ai që  lejon të qarkullojë vetëm mendimin e tij,

ai nuk  ka një mendim, por një ideologji.

Kush thotë vetëm, atë që të tjerët duan të dëgjojnë,

ai nuk e thotë të vërtetën.

Kush beson, se e di të vërtetën absolute,

ai nuk di mjaftueshëm.

LIRIA

është gjithmonë liria e të menduarit ndryshe “

Die Welt

Çfarë do të thotë liria e medias?

“Nuk ka ndonjë përkufizim të thjeshtë të konceptit të lirisë së shtypit. Në fakt, ideja është mjaft e diskutueshme,” shpjegon John Steel nga Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Derby, MB. Historikisht, ka qenë për t’i dhënë publikut një zë, akses në sistemet e pushtetit dhe për të siguruar që qytetarët në shoqëritë demokratike të kenë njohuri në proceset vendimmarrëse.”

Në shekullin e 19-të, filozofi anglez Jeremy Bentham përcaktoi detyrën e një media të lirë që të mbajë njerëzit e fuqishëm – zakonisht qeveritë, por edhe kompanitë dhe organizatat private – përgjegjës para syve të publikut, duke e quajtur atë një “roje kundër abuzimit të pushtetit”.

Organizata ndërkombëtare Reporterët pa Kufi e përshkruan lirinë e medias si aftësinë e gazetarëve, individualisht ose kolektivisht, për të zgjedhur, prodhuar dhe shpërndarë informacion me interes publik pa ndikim politik, ekonomik, ligjor dhe social dhe pa kërcënime për sigurinë e tyre fizike dhe psikologjike.

dw

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>