ANALIZA

  • Mbledhjet midis dy qeverive janë të mirëpritura por bashkëpunimi duhet forcuar më shumë e më shpejt

    25 Mars, 2015

    Lëvizja VETËVENDOSJE! sheh si praktikë pozitive takimin e dytë të përbashkët të Qeverive të Shqipërisë e të Kosovës, të mbajtur më datë 23 mars 2015 në Tiranë. Ndërkohë që përgëzon dy qeveritë për mbledhjen, Lëvizja VETËVENDOSJE! përmes kësaj komunikate shtron vërejtjet dhe sugjerimet e veta, duke dashur të kontribuojë në përmirësimin e kësaj praktike të domosdoshme, siç është mbledhja e përbashkët e qeverive.

    Së pari, mendojmë se është me vlerë që ...

  • S’kemi elita të mirëfillta politike

    18 Mars, 2015

    Koco_DanajLideri i Listës për Shqipërinë Natyrale, Koço Danaj, është shprehur mjaft kritik ndaj elitave politike në Kosovë dhe Shqipëri.Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Danaj ka thënë se Prishtina dhe Tirana vuajnë nga elitat e mirëfillta politike. Ai ka deklaruar se elitës aktuale politike në Kosovë dhe Shqipëri i intereson vetëm pushteti, e jo vizioni për të ardhmen ...

  • Ëndrra nuk mund të vdes, për aq kohë sa SHQIPTARI jeton

    5 Mars, 2015

    Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

    Armiqtë janë të elektrizuar nga ëndrra se me veprimet antishqiptare do të arrijnë shkombëtarizimin e tyre dhe një ditë, do të ushtrojnë një kontroll të plotë mbi ta. Kodoshët shqipfolës, në bashkëpunim me armikun e jashtëm, duan ta shtrydhin Atdheun tonë. Misioni i tyre është të vazhdojnë të na bezdisin me llomotitje të çoroditura dhe në thelb të pakuptim. Lehjet e tyre ...

  • Skuadrat sekrete të vdekjes në Gjermani, dyshime për vrasjen e Gërvallës

    3 Mars, 2015

    Jusuf_GërvallaCila është e vërteta e funksionimit të Skuadrave sekrete jugosllave të quajtura të vdekjes, që vrisnin në emër të Titos.Televizioni shtetëror kroat HRT mbrëmë ka transmetuar një film dokumentar të autorëve Philipp Grull dhe Frank Hofmann me titull “Vrasjet në emër të Titos (Skuadrat sekrete të vdekjes në Gjermani)” .

    Ky film dokumentar përfshinë një sërë vrasjesh më të pazbardhura ...

  • Teologjia është një shaka

    25 Shkurt, 2015

    Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

    Unë gjithmonë kam respektuar fenë e të tjerëve. Siç kam thënë, ka vetëm një Zot dhe shumë njerëz të hutuar.
    Diskutimet e shqiptarëve në tema teologjike, ideologjike, politike kanë prirje të krijojnë probleme të reja për cilindo problem që zgjidhin. Përderisa të menduarit ka pak ose aspak kontakt me realitetin, arsyetimi ka prirjen të bëhet më i stërholluar e më joreal ...

  • Bashkimi i shqiptarëve, i pashmangshëm

    25 Shkurt, 2015

    Akademik Rexhep Qosja ka përsëritur edhe një herë se bashkimi i shqiptarëve është i pashmangshëm. Ai ka bërë me dije se ideja e bashkimit është forca që e ka lëvizur historinë e shqiptarëve, duke shtuar se kjo ide e ka formuar UÇK-në dhe e ka çliruar Kosovën.Në një intervistë të gjatë për emisionin “Shqip” në “Top Channel”, pjesë nga e cila sjell “Epoka e re”, Qosja ka deklaruar se një ...

  • Shpërbërja e Kombit tim

    20 Shkurt, 2015

    Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)
    Ngjarjet dhe historia duhet të thuhen realisht që të mësojmë, e jo të rrejmë vetveten dhe sërish të pësojmë.Apeloj te atdhetarët: Të mos keni aspak mirëkuptim dhe keqardhje për këta aventuristë të pandërgjegjshëm sepse ashtu nxisni dhe motivoni tjerët të ikin në askund. Gjendemi në rrezik vdekjeje të shpërbërjes së vetvetes. Do të luftojmë s`bashku që askush më të mos ...

  • Entuziazmi rrejshëm i ”emigrantëve” dhe despotët

    11 Shkurt, 2015

    Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

    Kosova nuk është shtet por një kaos në univers, e okupuar nga sundimtarët me pushtet absolut, despotët. Ndërkaq, ”emigrantët” e përkohshëm ilegal ”kosovarë” synojnë të arrijnë lehtë një qëllim të caktuar me përpjekje të pamatura, të papeshuara e pa parim; prirje për veprimtari të çmendura-aventura. Megjithatë, besoj se Kombi Shqiptar ka fuqinë për të mbijetuar, sepse ai është aq i pasur nga ...

  • Mehmet Kraja: Ku ishe ti, Adam?

    9 Shkurt, 2015

    1. Dua ta deklaroj vetë, që në fillim, se ky titull është i huajtur, i marrë nga një roman i Hajnrih Bëllit, i cili bënte përgjegjës edhe njeriun e parë të botës, për atë që kishte ndodhur në Gjermani gjatë kohës së nazizmit. E deklarova vetë këtë marrje, këtë “plagjiaturë”, sepse e di se shoqëria në të cilën jetoj nuk ka kapacitete morale të më gjykojë për këtë. Nuk ka ...

  • GJUMI I RIT FËMIJËT, POR AMA I VDES POPUJT

    6 Shkurt, 2015

    Jo me bombat e Kryetarit të opozitës por edhe me topat e Sulltan Hamitit në rast se gjuajmë, nuk do ta zgjojmë nga gjumi pozitën dhe ndihmësin e saj ,,opozitën,, shqiptare. Nuk ngeli më asnjë vlerë morale e pushtetarëve, ky është kiameti. Kryetari i ,,dërzhavës,, e shkarkon zëvendës drejtorin shqiptar të shërbimeve sekrete dhe partia shqiptare në pushtet, nëpërmjet të një komunikate ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"