JETË TË GJATË FLAMUR E SHQIPE

Nga ZEQIR LUSHAJ Në ballë të Arbrit ndritë përjetë,
Data e kuqe njëzetetetë (28),
E Nëntorit të historisë,
Dita e madhe, e Pamvarësisë,
Shumë nderim, gjithmonë kësaj dite,
Jetë të gjatë, Flamur e Shqipe.

Ooo…Flamuri i Atdheut,
Prush, i zemrës së Skënderbeut.
Kur t’valvite, Ty flladi i malit,
Shohim dorën e Ismail Qemalit,
Vetimë, penda e Naimit,
Flakë, naganti i Boletinit.

Gjithë shqiptartë – zemërliri
Nëpër breza t’majtën n’gji,
Zemrat gjakun ta kanë dhanë,
Hallall Shqipes, gjithë tuj thane,
I lidh brezat, besa e burrit,
Na lidh puthja, n’palë t’Flamurit.

Ooo… Flamur, o nderi i prakut,
Çmimi yt, asht çmimi i gjakut,
Mbi lahutë e n’djep të fmijës,
Je, simbol i shqiptarisë,
Veç një gjak, na rrjedh ndër vena,
Gjaku i shqipes me dy krena.
./.
Tiranë, 1985. Nga libri “Fjala mbi tel…”.
nga Shengjini, 28 Nentor 2014)
ZEQIR LUSHAJ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>