Publicisti Kim Mehmeti vlerëson se shqiptarët në Maqedoni duhet të bojkotojnë zgjedhjet parlamentare, dhe se partitë shqiptare, sipas tij, duhet të mos bëhen partnerë të koalicionit qeveritar, “pa i betonuar disa çështje ndëretnike”.
Këtë nuk mund ta bëjë tenderokrati. Mjafton t’i bojkotojnë zgjedhjet presidenciale dhe mjafton që pas zgjedhjeve parlamentare partitë shqiptare mos të marrin pjesë në asnjë koalicion qeverisës, pa u definuar disa çështje që kanë të bëjnë me të drejtat politike shqiptare, tha Mehmeti për RTV21.
Për të më e rëndësishme se zgjedhja e një presidenti shqiptar në Maqedoni, është zgjedhja e dikujt që i di hallet e shqiptarëve dhe se i respekton të gjithë ata pa dallim etnie.
Ndërkohë, ai shton se kërkesat për zgjedhje të parakohshme në Maqedoni po bëhen për të tërhequr vëmendjen nga problemet reale dhe të shumta që ka vendi.