O ju njerëz nuk është vetëm protestë, por është obligim kombëtar. Në Shkup për të premten është paralajmëruar protestë kundër dënimit me burg të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve të akuzuar për vrasjen e pesëfishtë të Smilkovcit, në rastin “Monstra”.
Thirrja për protestën është shpërndarë në rrjetet sociale, ndërsa organizatorë të saj bëhet e ditur se janë familjarë të të dënuarve shqiptarë dhe aktivistë për të drejtat e njeriut.
“Protesta thirret kundër rasteve të montuara, padrejtësisë, vrasjeve të pafajshme, maltretimeve familjare, urrejtjes etnike dhe fetare. O ju njerëz nuk është vetëm protestë, por është obligim kombëtar. Nëse nuk intervenojmë sot kur padrejtësia arriti kulmin, atëherë mos paçin gjumë sytë e frikacakëve”, thuhet në apelin për protestën të paralajmëruar të premten pas lutjeve të së premtes, nga ku siç thuhet marshi protestues nis nga qendra tregtare “Çairçanja” në Shkup.