All posts by A.D.

Maqedonia nuk mund të ekzistojë më, ndërkombëtarët nuk dinë çka të bëjnë me të

nga Koço Danaj

Duket që bashkësia ndërkombëtare nuk di se çdo bëjë me këtë shtet. Sepse në këtë Maqedoni ka vdekur ajo që e shpëtoi në 2001-in. Ka vdekur marrëveshja e Ohrit. Marrëveshja e Ohrit ishte kompromisi më i madh që bënë shqiptarët, edhe nën ndikimin e trysnisë së ndërkombëtarëve, për të shpëtuar MaqedoninëPolitologu dhe ideatori i Listës për Shqipërinë Natyrale, Koço Danaj, ka trazuar dhe provokuar edhe një herë Serbinë, Greqinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë, shtete të cilat përvetësuan trojet shqiptare falë Konferencës famëkeqe të Ambasadorëve, mbajtur në Londër në vitin 1913. Gjatë një interviste, Koço Danaj ka deklaruar se e vetmja rrugë për paqen në rajon është shpërbërja e Maqedonisë dhe bashkimi i një pjesë të saj me Shqipërinë, siç ishte para vitit 1913. Danaj pohoi ndër të tjera se Konferenca e Londrës nuk është e ligjshme dhe nuk ekziston, ndërsa ka shtuar se gjatë një pasdite, u mblodhën 5 ambasadorë për të pirë çaj dhe copëtuan Shqipërinë. Ideatori i Listës për Shqipërinë Natyrale, ka pohuar se ka ardhur koha për rrëzimin e kësaj konference kriminale, e cila vendosi copëtimin e kombit shqiptar në pesë pjesë. Ai pohoi se pas 100 vitesh, kemi të bëjmë me dy shtete shqiptare, Shqipëri-Kosovë, kemi të bëjmë me gjysmë shteti shqiptar, në Maqedoni, me pakica shqiptare në Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi, kemi të bëjmë me një krahinë shqiptare, e cila u dëbua me gjenocid, e cila quhet Çamëri. Danaj shtoi se kufijtë e Shqipërisë janë nga Presheva në Prevezë, nga Durrësi në Shkup. Ndërkaq, Danaj ka nisur edhe mbledhjen e firmave për shfuqizimin e Konferencës së Londrës, nismë e cila ka tërbuar Serbinë dhe Greqinë, ndërsa ka ndezur edhe 35t e Evropës.

- Z. Danaj, sipas jush ku qëndron thelbi i bashkëqeverisjes Rama-Meta?

Në ndryshim nga bashkëqeverisja Berisha- Meta, ku Berisha ishte ai që vendoste për gjithçka, në bashkëqeverisjen PS-LSI, kemi të bëjmë me një qeveri të vetme dhe jo me një qeveri Rama-Meta. Thelbi i bashkëpunimit Rama- Meta është pikërisht, që qeveria do të veprojë si një e vetme. Duke e parë të tillë, unë gjykoj se kemi një kombinim të përvojave të ministrave të zgjedhur nga Rama me ata të zgjedhur nga Meta. Nuk kemi të drejtë të paragjykojmë që ky apo ai, meqë nuk kanë punuar në administratë, nuk mund ta kryejë dot detyrën e ministrit. Të mos harrojmë një gjë! Meta, kur u ngarkua të ishte kryeministër, ishte 31 vjeç. Ka qenë më i ri se këta ministra që ka zoti Rama. Unë që kam qenë këshilltar i Metës, mund t’ju them që kryeministri Meta e menaxhoi shkëlqyeshëm krizën maqedonase, aq sa partnerët e BE-së dhe të SHBA-së, e konsideruan Metën si një ndër interlokutorët më të mirë të tyre. Do të sjellë shumë ndryshime bashkëqeverisja PS-LSI. Koalicioni Berisha-Meta, ishte një koalicion i panatyrshëm, por që u diktua për hir të stabilitetit dhe integrimit të Shqipërisë. Ndërsa Rama-Meta është një koalicion i natyrshëm, sepse i përkasin së majtës. Vetë politikat që kanë të bëjnë me thelbin e së majtës, ky është ndryshimi i parë. Ndryshimi i dytë, do të jetë, që kemi të bëjmë me një harmonizim më të mirë të dy përvojave qeverisëse brenda së majtës. Kemi të bëjmë me harmonizimin e një përvoje 12 vjeçare të një ish-kryetari bashkie dhe me përvojën e një prej kryeministrave më të suksesshëm, siç ishte Meta 1999-2002. Për të tjerat, le t’ja lëmë kohës sa do të realizohet, sa do të kombinohet, sa do të shkrihen këto dy përvoja në një të vetme dhe sa do ta ndjejnë qytetarët në atë që quhet mirëqenie e tij, punësim i tij, në qetësinë e sigurinë që do ndjejnë, në atë që quhet paqe sociale, në integrimin e shqiptarëve.

-Ende pa u provuar, ka shumë kritika të ashpra ndaj Ramës për përzgjedhjen e këshilltarëve të tij. Këto kritika sa parimore mund t’i gjykoni?

Edhe unë, nëqoftëse do isha në postin e kryeministrit, do të veproja, siç vepron z. Rama, do ta zgjidhja nga ata që njoh. Rëndësi ka, që duke njohur ata, njeh edhe kontributet dhe aftësitë e tyre intelektuale. Për mua, problemi kryesor është janë apo nuk janë të njohurit e zotit Rama. Duhet të jenë të njohur, sepse kështu ke edhe besimin reciprok, të ndërsjelltë. Ndaj quhet stafi i ngushtë i kryeministrit. Jo rastësisht, kudo, stafi i kryeministrit ikën bashkë me kryeministrin. Në kohën që Meta, në 2002 dha dorëheqjen, erdhi një tjetër kryeministër socialist, Pandeli Majko. Por, i gjithë stafi i ngushtë i zotit Meta, i këshilltarëve të tij, dha dorëheqjen. Një nga ata që dhanë dorëheqjen, kam qenë edhe unë. Dhe z. Majko zgjodhi stafin e tij të këshilltarëve, megjithëse edhe ata që ikën ishin socialistë, edhe ata që erdhën, ishin socialistë.

-Cila është më e rëndësishme në përzgjedhjen e këshilltarëve të kryeministrit? Sa këta këshilltarë do të jenë këshilltarë të kryeministrit, apo do të bëhen porosimarrës. Por nga kjo bashkëqeverisje PS-LSI, a mund të krijohen tendenca konkurrence, meqë kanë të njëjtin elektorat?

Nuk ka pse të krijohet e të ketë konkurrencë. Për mua, më shumë se konkurrencë, do të ketë frymë kohezioni dhe bashkëpunimi, pasi pesha e fitores është aq e madhe, aq e rëndë, sa nuk do ketë kohë për të menduar për konkurrencë. Është koha për të menduar për përgjegjësitë e peshës së madhe. 23 Qershori ishte fundi i tranzicionit dhe kalimi në normalitet.

- Sa vërtetësi mbartin kritikat e shumta për përzgjedhjen e Shkëlzen Maliqit nga kryeministri i ri, si këshilltari i tij për Rajonin?

Zgjedhja e këshilltarëve është atribut kryesor i kryeministrit. Maliqi është një nga intelektualët më të njohur të kombit shqiptar. Jam i prirur të mos merrem me biografinë, sepse te ne shqiptarët, kemi akoma një reminishencë të së kaluarës, ku më shumë shikojmë biografinë dhe jo aftësitë profesionale, intelektuale. Sot Thaçi takohet me kryeministrin serb Daçiç, shtrëngojnë duart, buzëqeshin, dhe askush nuk thotë pse Thaçi takon Daçiç. Sot Jahjaga takohet me presidentin serb, Nikoliç, ish-zv/kryeministër i Miliosheviçit, që bëri spastrimet më të mëdha në Kosovë. Askush nuk thotë, pse e takon atë presidentja e Kosovës. Thuhet se ne sot kemi nevojë të pajtohemi me të gjithë fqinjët, pavarësisht nga e kaluara konfliktuale, që kemi patur, pavarësisht nga krimet që ata kanë bërë mbi ne. Atëhere, përse të mos pajtohemi, përse të mos vlerësojmë ata shqiptarë, prindërit e të cilëve kanë patur funksione drejtuese në x e y vend?! Por këta në këto 20 vjet kanë treguar me shkrimet e tyre, psh, libri i Shkëlzen Maliqit, mbi shpërbërjen e Jugosllavisë, është një nga librat më realistë. Ndaj, emrin e Maliqit nuk e paragjykoj, por uroj që Maliqi aftësitë intelektuale që ka, t’i vërë më mirë në shërbim të çështjes kombëtare, sepse thelbi i politikës rajonale, është çështja shqiptare. Por, të mos harrojmë se babai i tij, ka qenë njeriu që ka persekutuar shumë kosovarë si ministër i Brendshëm i Miliosheviçit. Më lejoni t’ju them, që në grupin negociator që u bë në Vjenë, krahas Thaçit, e udhëheqësve të tjerë, të dalë nga UÇK-ja, ishte edhe Petro Sorroi, një nga intelektualët më të njohur të kombit shqiptar, por, po të hyjmë përsëri te biografia, është djali i ish ambasadorit të Jugosllavisë, Rexhai Sorroit. Dhe sot në Kosovë ka një çmim të cilët e marrin poetë e shkrimtarë të shquar, me emërin Rexhai Sorroi. Shqiptarët, kudo që janë, të mos merren me të kaluarën e tyre, por të shikojnë vlerat e secilit në interes të konsolidimit të tyre, të realizimit të aspiratave të tyre, veçanërisht, të aspiratës së bashkimit të kombit shqiptar.

- Cili është problemi kryesor i kryeministrit Rama, që të luajë rol aktiv në Ballkan?

Këshilltari mendoj që e ka për detyrë të ndihmojë e këshillojë kryeministrin për të zgjedhur rrugët më të mira.

-Përshembull?

Në çështjet rajonale, qeveria e re nuk duhet të ecë vetëm me një plan, e cila quhet plani A. Kam parasysh kur thonë: “Ne, të gjithë, do integrohemi në BE”. Kjo tashmë është tani një frazë stereotipe, që është përdorur aq shumë, sa është bërë shpesh herë edhe e bezdisur.

- Pse e thoni këtë?

Për faktin që pas pranimit të Kroacisë në BE, duket që BE-ja, minimumi 10 vjet, do stupojë anëtarësimin e vendeve të tjera në BE. Atëhere, në këto kushte, shtrohet çështja: Cili është plani B? E them këtë, sepse kemi të bëjmë me dy shtete shqiptare, Shqipëri, Kosovë, kemi të bëjmë me gjysmë shteti shqiptar, në Maqedoni, kemi të bëjmë me pakica shqiptare, në Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi, kemi të bëjmë me një krahinë shqiptare, e cila u dëbua me gjenocid, e cila quhet Çamëri dhe, e gjithë kjo, e vënë politikën shqiptare zyrtare të Tiranës, përballë një sfide të madhe. Që të hartojë planin B, si do veprojë në rastin e një situate, që mund të krijohet në Maqedoni, ku emri mund të përdoret si pretekst, por nuk është emri ai që pengon Maqedoninë, por është pretekst, që fsheh diçka tjetër. Pra, cili është plani B i qeverisë shqiptare? Cila është strategjia e këtij plani B për Maqedoninë? Cila është strategjia e planit B për Kosovën? Cila është strategjia e planit B për Çamërinë? Cila është strategjia e planit B, për Luginën e Preshevës? Cila është strategjia e planit B për shqiptarët e Malit të Zi? Sa kohë kemi dialog, kemi tavolinë bisedimesh. Sa kohë kemi tavolinë bisedimesh, nuk shkohet vetëm me një plan, siç ka vepruar politika jonë, deri tani, në shumë raste. Apo me deklarata nacionaliste, që hidhen sa herë që ka nevojë politika e shfrytëzohen për konsum elektoral. Tani ka ardhur koha, që politika shqiptare, sidomos e Tiranës, edhe në çështjet rajonale të piqet, brenda suazës së Kushtetutës, duke hartuar jo vetëm një strategji, por duke i patur 2, 3 ,4 strategji në tavolinë, për t’i përdorur nesër në tavolinë, në çdo rast, në çdo situatë që do krijojë. Të jemi parashikues, e parandalues të ngjarjeve.

- Cili duhet të jetë prioriteti i qeverisë Rama në Rajon?

Prioriteti i parë i qeverisjes Rama, duhet të jetë që kombi shqiptar nuk mund të jetë më zjarrfikës i Rajonit, i krizave rajonale, por është paqebërësi kryesor i tij. Kjo frazë kërkon një strategji të plotë për ta formuluar, për ta patur në sirtar, që nesër, kur të tjerët ta provokojnë një vatër krize, ne të mos gjendemi të përgatitur e të themi: “Të shkojmë ta shuajmë”. Përkundrazi, duhet të jemi paqebërës. E që të jesh paqebërës, duhet të kesh strategji.

-A është Shkëlzen Maliqi, personaliteti që gëzon mbështetjen dhe reputacionit tek shqiptarët e Rajonit, në mënyrë të tillë që të jetë katalizatorim ose ndërmjetësi i tyre me kryeministrin Rama?

Nuk ka asnjë shqiptar që të marrë 100 % të votave të gjithë shqiptarëve të Rajonit. Kemi pranuar pluralizmin politik. Sa kohë që pranojmë pluralizmin politik, kemi pranuar edhe mendimin ndryshe. Por kjo nuk do të thotë që, duke pranuar mendimin ndryshe, të mos harrojmë që, kur veprohet në emër të kryeministrit dhe kur përcjell vërtet mesazhe që duhen, atëherë, për mua është shumë e lehtë për ta luajtur këtë rol. Roli luhet jo se kë njeri çon, për të bërë muhabet, përkundrazi, roli kryhet, kur ti çfarë mesazhesh i ke përcjellë bashkëbiseduesit. Kur mesazhet janë të tilla që i shërbejnë çështjes shqiptare, dhe të jeni i sigurtë, që jo vetëm zoti Maliqi, por kushdo tjetër, do ta kryejë këtë detyrë.

-Ju, z. Danaj, si kryetari i Listës për Shqipëri Natyrale, keni filluar të mblidhni nënshkrime nga shqiptarët që përkrahin idenë e bashkimit të «Shqipërisë Natyrale» dhe këtë listë do t’jua dorëzoni qeverive të shumta, përfshirë atë gjermane, britanike, austriake etj. Kjo iniciativa juaj politike, është bërë e njohur për politikën e dy shteteve shqiptare?

Po e nis nga fundi. Është bërë shumë e njohur për disa arsye. E para, që kur doli platforma e Shqipërisë Natyrale, në promovim morën pjesë mbi 40 deputetë nga të gjitha trojet shqiptare, që nga Presheva, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, kryetarë e drejtues të të gjitha partive politike. Tashmë dihet edhe nga politika e Tiranës, edhe nga politika e Prishtinës, edhe nga politika e Shkupit që ekziston Lista për Shqipërinë Natyrale dhe ekziston edhe Shqipëria Natyrale si nocion, që do të thotë: Shqipëria në kufijtë e saj natyralë. Që do të thotë akti juridik i Kuvendit të Vlorës më 28 Nëntor 1912, që përcaktoi kufijtë e Shqipërisë, nga Presheva në Prevezë, nga Durrësi në Shkup. Të gjithë politikanët e sotëm shqiptarë e njohin këtë akt juridik, derisa e festuan me madhështi 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë Natyrale.

-Cilat janë përpjekjet tuaja, si Lista për Shqipërinë Natyrale?

Kanë të bëjnë me atë që ne nuk kemi pse të rrimë duarkryq, kur të tjerët kërkojnë të drejtat e tyre. Ajo që do të përbënte shqetësim, është se përpjkjet tona janë rrugë paqësore. Domethënë, diplomacia e fuqive të mëdha, ka 2 vjet që është njohur me një material 25 faqesh, ku argumentohet pse duhet anulluar Konferenca e Londrës në 1913. Nga materialet që ne kemi në dispozicion, ajo konferencë nuk ka qenë. Ajo ka qenë një takim pasdite, që siç thotë Eduard Grej, në kujtimet e tij, mblidheshin, ai me pesë ambasadorë të tjerë të fuqive të mëdha të asaj kohe, nga ora 16-19, pinin çaj dhe vendosnin se cilat troje shqiptare do t’ia jepnin Greqisë, Malit të Zi e Serbisë, duke i trajtuar trojet shqiptare si plaçkë lufte. E, akoma më shumë, duke i trajtuar shqiptarët, si myslimanë, e trojet shqiptare, si troje myslimanësh, e, njëkohësisht, duke i trajtuar aleancën Serbi- Bullgari- Mali i Zi-Greqi si aleancë të krishterë. Dihet tashmë një gjë: Ajo që quhet Konferencë e Londrës, vetëm një vendim mori të saktë. Nuk mbajti asnjë proces-verbal. Që këtu shtrohet pyetja. E gjithë kjo literaturë që na është shkruar për Konferencën e Londrës, ku bazohet? Kur ata që i morën ato vendime, nuk kanë lënë asgjë të shkruar?! Ku i gjetën vendimet? Si u ndanë kufijtë e Shqipërisë? Kur vetë Eduard Grej në kujtimet e tij thotë: “Ne nuk u mblodhëm më, askush nuk na falënderoi, nuk bëmë asnjë foto lamtumire, nuk përcaktuam asnjë gjë, bile nuk përcaktuam as kufijtë e shtetit shqiptar”. Kur vetë Pol Kambon, ish ambasadori i Francës, në librin e tij thoshte: “Korrespodenca” vëllimi i tretë, lidhur me këtë çështje shkruan që “Ballkanikët tanë ikën, por mbeti pa u zgjidhur çështja më e rëndë, kufijtë e shtetit shqiptar”. Duke shtuar edhe faktin tjetër, që, pa thënë se janë anuluar, bashkësia e shteteve të mëdha sot, ka anuluar 2 konferenca më të mëdha se ajo e Londrës, Versajën dhe Jaltën. Thelbi i Jaltës ishte copëtimi i Gjermanisë, pas Luftës së Dytë Botërore. Gjermania u bashkua, pa u thënë se u anulua konferenca e Jaltës. Duke u bashkuar Gjermani, kjo de facto është anulim i Jaltës. Versaja i mori pavarësinë Malit të Zi, e cila krijoi mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene. U shpërbë Jugosllavia dhe u krijuan shtete të pavarura. Nuk u tha, që u anulua Konferenca e Versajës, por u anulua de facto.

-Cili është konkluzioni që del nga kjo praktikë ndërkombëtare e ditëve tona, për vetë kombin shqiptar?

A nuk kanë të drejtë edhe shqiptarët të thonë: Ne nuk kërkojmë anulimin e Konferencës së Londrës, sepse ka një keqkuptim. Ose një keqdashje. Edhe në rajon, por edhe në Tiranë, ka disa që thonë: Si do anulohet Konferenca e Londrës e 1913-s? Nuk kërkon njeri që të dalë Brukseli apo Uashingtoni e të bëjnë deklaratë se anulojnë Konferencën e Londrës së 1913-s. Anulim do të thotë: Lejo shqiptarët të bashkohen në një shtet, siç lejove gjermanët të bashkohen, siç lejove malazezët të bashkohen! Se përndryshe do kemi dy standarde të zbatimit të së drejtës ndërkombëtare të vetëvendosjes së popujve! Një për kombet e mëdhenj, e një tjetër për kombet e vegjël. Do kemi dy standarde. Një për kombet që kanë popullsi të krishterë, e një për kombet që kanë popullsi shumicë myslimane, siç është rasti i popullit shqiptar. Atëhere, flasim për demokraci, apo për racizëm fetar?

-Shqipëria Natyrale, ku ndryshon me termin “Shqipëria e Madhe”?

Shqipëria e Madhe, e para është një apelacion nazisto-fashist, që lindi pas marrëveshjes Çiano- Ribetrop të tetorit të 1941-it, pasi ishte pushtuar i tëri Ballkani. Sipas kësaj marrëveshjeje, u vendos që një pjesë e trojeve shqiptare, si Presheva, Bujanovski, Kumanova, Kaçaniku, t’i jepeshin Bullgarisë së Madhe. Veriu i Kosovës t’i jepej Serbisë. Pjesa tjetër u quajt Shqipëria e Madhe. E para, nuk është Shqipëria e Madhe në kufijtë e saj natyrorë. E dyta, wshtë një apelacion nazisto-fashist. Ndërsa Shqipëri Natyrale, do të thotë, qw Shqipëria të jetë në kufijtë e saj natyrorë, të cilën e shpallën zyrtarisht, me akt juridik ata 40 burra në Kuvendin e Vlorës, më 28 Nëntor 1912. Vetë përbërja e qeverisë së Vlorës, ku përfshiheshin gjithë përfaqësuesit e trojeve shqiptare, të Shqipërisë Natyrale, është domethënëse e shprehëse e aktit juridik të Pavarësisë së Shqipërisë së Madhe. Dhe këtë akti juridik të Nëntorit 1912 nuk është çështja që Fuqitë e Mëdha e diskutuan dhe e hodhën poshtë. Përkundrazi! Nuk e mori fare parasysh, nuk e injoroi. Ne kërkojmë një të drejtë, si çdo komb tjetër. Që hajdeni, të ulemi e ta diskutojmë. Nëse ky akt juridik, ju, bashkësia ndërkombëtare, nëse keni dokumente, le ta hidhni poshtë dhe ne le të pranojmë këtë Shqipëri artificiale që është sot. Por, nëse argumentet janë në favorin tonë, atëherë, do të na jepni ne, shqiptarëve të drejtë. Eduard Grej thotë në kujtimet e tij: “Ne i copëtuam kufijtë e Shqipërisë me të drejtën e forcës të së madhit, mbi të voglin”. Sot jemi në një kohë tjetër e flasim me forcën e së drejtës, forcën e argumenteve. Për forcën e fakteve. Ndaj bashkësia ndërkombëtare duhet ta lejojë Shqipërinë Natyrale, dhe ta ketë të qartë, që vetëm kjo Shqipëri Natyrale e qetëson dhe e stabilizon paqen në Ballkan.

-Shqipëria Natyrale, ku ndryshon nga nacionalizmi shqiptar?

Ndryshon shumë, për të mos thënë, që është e kundërta. Shqipëri Natyrale do të thotë europeistë. Do të thotë mentalitet progresiv. Nacionalizmi është e kundërta e Shqipërisë Natyrale. Shqipëri Natyrale është e drejta e viktimës për të kërkuar të drejtën e tij, për të kërkuar thelbin e lirisë së tij që është vetëvendosje mbi trojet e tij. Ndërsa nacionalizmi ka të bëjë me dukuri, me fakte të cilat përbuzin fqinjët, të cilat urrejnë fqinjët, të cilat përçojnë fqinjët. Shqiptarët nuk kanë qenë kundër nacionalistë në dëm të fqinjëve.

-Pse Shqipëria Natyrale është kyçi i stabilitetit të paqes në Ballkan?

Kombi shqiptar nuk mund të jetë më zjarrfikës i vatrave që mund të krijohen në rajon, por është paqebërësi në rajon. Kur filloi lufta e UÇK-së, gjithë bashkësia ndërkombëtare erdhi në Tiranë duke sugjeruar që të merreshim vesh, që të mos e kalojmë cakun, etj. Ndodhi kryengritja e shqiptarëve në Maqedoni, përsëri Tirana zyrtare luajti një rol kryesor. Sa herë krijohen probleme në Preshevë e Mal të Zi, sërish ndërkombëtarët i drejtohen Tiranës. Pra, bashkësia ndërkombëtare na mban në rolin e zjarrfikësit. Në fakt, duhet të ndodhë e kundërta. Ne të jemi paqebërësit. Shqipëria Natyrale është kyçi i paqes në Ballkan, sepse është paqësore. E dyta, sepse kërkon dialogun. E treta, është se shumica e shqiptarëve beson se bashkësia ndërkombëtare e ka seriozisht që zgjidhjen e problemeve e ka nëpërmjet rrugës së paqes, e duke qenë kështu, realizimi me anën e paqes, më vonë do të vijë vetëm nëse shqiptarët jetojnë në kufijtë natyrorë të tyre, Ballkani u quajt “fuçi baruti” për faktin e boshtit famëkeq Beograd-Athinë. E ky bosht famëkeq, edhe në mënyrë figurative, thyhet kollaj. Pra, i krijon lehtë vatrat e krizës ballkanike. Ndërsa ne kërkojmë trekëndëshin Tiranë-Athinë-Beograd, e cila është shumë herë më solide, e cila mban shumë herë pesha më të rënda, sesa boshti Beograd-Athinë. Ballkani sa herë ka kriza, i përcjell këto në troje shqiptare. Greqia është në krizë, tendencat e diplomacisë e politikës grekë është që krizën ta përcjellë në Himarë, në Përmet, për të tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve nga kriza e Athinës. Boshti Tiranë-Athinë-Beograd, problemin e krizave nuk do ta zgjidhë nëpërmjet përcjelljes së krizave, jo mbi thënien e “dobiçit në derë”, por mbi bazën e dialogur e të reciprocitetit të fqinjësisë së mirë të popujve.

-Si e kanë pritur këtë iniciativën tuaj, PS, PD dhe partitë kryesore të Kosovës dhe partitë shqiptare në Maqedoni?

Zyrtarisht, nuk ka deklarata, dhe zyrtarisht ka folur vetëm Berisha për Shqipërinë etnike, por këto kanë qenë vetëm deklarata. Në heshtje, shumica e politikanëve shqiptarë, janë dakord. Zyrtarisht, akoma ka një stepje për ta pranuar. Ka, veçanërisht në Kosovë, një frymë më të madhe për ta pranuar, nga të gjitha partitë politike. Sa kohë që në Kushtetutën e Shqipërisë e drejta e bashkimit të kombit shqiptar konsiderohet e ligjshme, për aq kohë, të gjithë, edhe po të mos duan, janë të detyruar ta përkrahin. Për sa kohë që forma më e lartë e patriotizmit sot në botën demokratike konsiderohet patriotizmi kushtetues, atëherë, ne kemi të drejtë të kërkojmë bashkimin e trojeve shqiptare dhe të gjithë qeveritarët e kanë për detyrë ta mbështetin bashkimin e trojeve shqiptare. Përndryshe, duhet ta ndryshojnë Kushtetutën, përndryshe, duhet ta heqin nga Kushtetuta bashkimin e trojeve shqiptare. Ose, përndryshe, këta qeveritarë duhen akuzuar se shkelin patriotizmin kushtetues.

-Çfarë e pengon Maqedoninë të integrohet në BE, kur thoni se nuk është vetëm çështja e emrit të Republikës së saj?

Emri është pretekst. Po të ishte se seriozisht do të ishte çështja e emrit problemi, psh, me krizën katastrofike greke, do të ishte shumë e lehtë që kancelaria gjermane Merkel, vetëm me një telefonatë që do t’i bënte kryeministrit grek, e t’i kushtëzonte marrjen e ndihmesave të miliardave euro me pranimin e emrit të Republikës së Maqedonisë, të jeni të sigurtë që gjithë grekët do ta pranonin kokulur për 30 minuta Maqedoninë me emrin që ka. Por, zonja Merkel nuk e bën këtë. As SHBA-ja nuk e bën këtë. Duket që bashkësia ndërkombëtare nuk di se çdo bëjë me këtë shtet. Sepse në këtë Maqedoni ka vdekur ajo që e shpëtoi në 2001-in. Ka vdekur marrëveshja e Ohrit. Marrëveshja e Ohrit ishte kompromisi më i madh që bënë shqiptarët, edhe nën ndikimin e trysnisë së ndërkombëtarëve, për të shpëtuar Maqedoninë. Ndërkaq, shovinizmi maqedonas këtë marrëveshje e cilësoi të dyshimtë, e ka hedhur poshtë. Kjo Maqedoni nuk mund të ekzistojë dot më, kështu siç është. Qeveria e Gruevskit nuk pranon t’i konsiderojë shqiptarët të barabartë.

-Për shqiptarët, ka rrugë tjetër?

Po, ka një rrugë tjetër, shumë të drejtë e të garantuar. Shqiptarët e kanë trungun e tyre. Shqiptarët e kanë vendin e tyre. Shqiptarët nuk janë pjesë e Maqedonisë Perëndimore, shqiptarët janë pjesë e Shqipërisë Lindore. Bullgaria nuk i njeh Maqedonisë identitetin, Greqia nuk i njeh emrin, Serbia nuk i njeh Kishën. Përjashto Shqipërinë, e cila gjithmonë, me altruizëm politik, të neveritshëm, absurd, ia njohu të gjitha të drejtat Maqedonisë. Në këto kushte, ka vetëm një rrugë: Maqedonia stabilizohet, kur shqiptarët të shkëputen e të bashkohen me Shqipërinë./sot

APEL DREJTUAR KRYEMINISTRIT BERISHA DHE SHEFIT TË E U L E X – IT

nga Fisnik Zeqiraj

Organizatorët e Akademisë Përkutimore:
DEGA E LDK-së PËR GJERMANI
dhe
NËNDEGA E LDK-së PËR BADEN WÜRTEMBERG
Ludwigsburg – Stuttgart, tetor 2012
APEL DREJTUAR:

1.- QEVERISË TË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË
Kryeministrit Sali Berisha
T i r a n ë

2.- E U L E X – it
Shefit Xavier Bout de Marnhac
P r i s h t i n ë

Kanë kaluar 14 vjet nga ekzekutimi makabër, në mes të Tiranës, të ministrit të mbrojtjes të Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi. Dhe, megjithatë, deri me sot, askush nuk është marrë në përgjegjësi!

Vrasjet e burrave dhe të djemëve të Kosovës në territorin e Shqipërisë londineze si dhe vrasjet seriale brenda Kosovës, kanë qenë gjysmë publike dhe si të tilla janë një e fshehtë publike. E themi këtë, sepse në realizimin e një atentatimi kanë marrë pjesë një duzinë njerëzish, madje edhe me vetura, me qëllim të karambolimit, në rast të ndjekjes momentale nga policia!!

Në Shqipëri, përgjatë viteve 1997, 1998 dhe 1999, janë ekzekutuar:

1) Gazetari Ali Ukaj
2) Ministri Ahmet Krasniqi
3) Veprimtari i Logjistikës Ilir Konushevci
4) Dr. Hazir Malaj, bashkëveprimtar i Konushevcit, shtetas i Shqipërisë, nga Tropoja
5) Djemtë e Sylë Mehmetit – Nikçi, nga Rugova, ish i burgosur politik, Ibrahimi dhe Rexhepi
6) Qazim Jakupi me kontraktuesin e hapjes të pikës ushtrimore – ushtarake, në Papaj të Tropojës, Muharrem
Tafa, mik i heroit Sali Çekaj
7) Është zhdukur pa gjurmë në Tiranë oficeri dhe veprimtari i LDK-së Sadri Ramqaj nga Istogu
8-Është vrarë në pritë, në aksin rrugor Kukës – Tiranë, Rushit Elezi nga Kukësi, kontraktuesi i ushtrimorës ushtarake të Kalimashit si dhe furnizuesi me armë i Forcave të Armatosura të Kosovës.

Përveç të cituarëve me emër, janë zhdukur pa gjurmë edhe oficerë, ushtarë dhe veprimtarë të tjerë – brenda territorit të Shqipërisë.
Ekzekutimet në Shqipëri u paraprinë qindra vrasjeve politike, (llogaritën nga 1500 deri 1700 sosh), përgjatë dhe pasluftës në Kosovë, kryesisht ushtarakë luftëbërës si dhe veprimtarë të tjerë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Izolimet në burgjet rurale të SHIK-ut, rrahjet, maltretimet, terrorizimi deri në linçime pa gjyq fare, të atyre që konsideroheshin kundërshtarë politikë në të ardhmen, janë numerike. Qëllimi i kësaj ploje fashizoide ishte i qartë: marrja e pushtetit me dhunë nga e majta ekstreme, e ashtuquajtura Lëvizje Popullore e Kosovës e djeshme, përkatësisht – Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – të sotme.
Çuditërisht, UNMIK-u ka bërë arrestime të harëpashershme, por nuk ka bërë as zbulime të krimeve politike dhe as ndëshkime e dënime të kriminelëve. Do të mbahet mend për të keq dhe për turp ndonjë dënim simbolik të bërë nga “gjykata” e UNMIK-ut. _Për shembull: Për 4 (katër) ekzekutimet e oficerëve të Kosharës, dënimi ishte deri në pesë (5) vjet burg, madje të liruar pa e vuajtur dënimin përkatës. Një tallje e turpshme me viktimat, familjet e tyre, popullin dhe drejtësinë e Kosovës! Ndërkohë që në vendet prej të cilave vinin këta “biçim gjyqtarësh”, për një vrasje, krimineli dënohej dhe dënohet me burgim të përjetshëm, sepse kështu e parashikojnë edhe ligjet e shteteve ligjore dhe demokratike, për vrasjet e qëllimshme dhe të ngeshme.

Pothuajse të gjitha arrestimet e bëra nga UNMIK-u kanë qenë faktike, lëndore, të bazuara, ndërsa lirimet kanë qenë politike, të qëllimshme dhe në dëm të Kosovës. Kupola e krimeve në Kosovë, që tashmë është në pushtet, ka mbrojtur me fanatizëm krimin dhe kriminelët, sepse krimi kishte një qendër, kishte një shtab dhe ky shtab, që sot gëzon dhe shpërdoron pushtetin, nuk mund të luftojë kundër vetvetes!!!

Pse e bëri këtë UNMIK-u dhe pse i heshti krimet EULEX-i, kjo është një çështje që kërkon sot me ngulmë populli i Kosovës, LDK-ja, por duhet ta kërkojë edhe Qeveria e Republikës të Shqipërisë. Përjashtohet nga kjo nismë, sa fisnike, aq edhe ligjore, Qeveria aktuale e Kosovës, sepse ka fakte të bollshme, të pakontrstueshme se projektues dhe ekzekutues të krimeve politike seriale kanë qenë dhe janë pikërisht kasta e pushtetarëve të sotëm, me organizatën e tyre ilegale e kriminale SHIK-un. E hidhur, por krejt e vërtetë, në ulëset e Parlamentit të Kosovës janë 21 deputetë të SHIK-ut, duke e bërë parlamentin më kriminal të Evropës dhe më gjerë!!
Sot, nga kjo tribunë e Akademisë Përkujtimore, kushtuar kolonel Ahmet Krasniqit, Hero i Kosovës, me bindjen se përfaqësojmë edhe mendimin e anëtarësisë të LDK-së dhe më gjerë të njerëzve atdhedashës të Mërgatës shqiptare, apelojmë zëshëm tek Qeveria e Republikës të Shqipërisë, kryeministri Berisha si dhe tek EULEX-i dhe shefi i tij Xavier Bout de Marnhac, të angazhohen, seriozisht dhe maksimalisht, për zbulimin dhe vënien para drejtësisë të kriminelëve vrastarë dhe shefave shtabistë të tyre, gjatë dhe pas luftës, në Shqipëri dhe në Kosovë.
Heshtja e krimeve të djeshme, është stimulim për krimet e sotme dhe të nesërme. Me krime nëpër këmbë, nuk mund të këtë ecje përpara të Kosovës. Liria pa drejtësi dhe demokraci, është utopi, përrallë dhe këtë e kanë provuar dhimbshëm shqiptarët e Shqipërisë për gjysmë shekulli rradhazi.
Mbetemi me shpresë dhe besim se, më në fund, drejtësia do të veprojë dhe triumfojë mbi krimin dhe kriminelët, që kanë ngulfatur Kosovën tonë, shtetin fort të brishtë ballkanik.

Me shumë respekt:
Organizatorët e Akademisë Përkutimore:
DEGA E LDK-së PËR GJERMANI
dhe
NËNDEGA E LDK-së PËR BADEN WÜRTEMBERG
Ludwigsburg – Stuttgart, tetor 2012

Pashaj: Front opozitar për të rrëzuar regjimin antikombëtar të Berishës

Një front opozitar me bazë të gjerë do t’i jepte fund regjimit berishian dhe shitjes së pasurive publike. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Kuq e Zi, Myslym Pashaj, në një prononcim për gazetën “Sot”, e ka cilësuar qeverinë e kryeministrit Sali Berisha si antikombëtare dhe se bashkimi i forcave opozitare në prag të fushatës elektorale do t’i jepte fund këtij regjimi. “Një front opozitar i organizuar mirë me qëllime të përcaktuara do t’i bënte ballë situatës ekonomike, pasurive kombëtare, sigurimit të kombit etj.

Ne këtë regjim e konsiderojmë autokratik dhe antikombëtar. Janë krijuar disa parti të reja që e kanë të domosdoshme krijimin e identitetit të tyre. Kanë një koncept të ri të luftës dhe përpjekjeve të tyre për të krijuar identitetin e tyre. Aleanca Kuq e Zi ka si qëllim të krijojë një pol të ri në sferën politike, ku në qendër të saj është çështja kombëtare. Shitja e pasurive publike, si shitja e Albpetrol është një problem antikombëtar. Pa u krijuar identiteti i partive të reja, është shpejtë për të folur për koalicionet”, u shpreh Pashaj.

Beqiri
Përcaktimi i qartë i koalicionit opozitar me bazë të gjerë do të ishte vendimtar për të rrëzuar nga pushteti Sali Berishën. Në këto kushte, avokati Idajet Beqiri, në një prononcim për gazetën, i ka bërë thirrje liderit të opozitës, Edi Rama, që të bashkojë të gjitha forcat opozitare përfshirë edhe partinë Fryma e Re Demokratike të Bamir Topit. “Kudo në botë koalicionet janë ideologjike që krijohen për probleme madhore. Dikush kërkon uljen e taksave, dikush ka prioritet punësimin. Në këtë bazë duhet të ndërtohen koalicionet. Partia Socialiste dhe Edi Rama duhet të punojnë me përgjegjshmëri për të bashkuar të gjitha forcat opozitare kundër këtij despoti dhe injoranti. Rama nuk duhet të shprehet që Topi e ka vendin tek Berisha. Ai duhet të dijë t’i bashkojë të gjitha forcat politike dhe t’i afrojë në koalicionin opozitar. Nëse Zogu ishte një anadollak, ky është një kaluar anadollakut. PS duhet të dijë të japë pushtet, t’u japë edhe të tjerëve aq sa u takon. Berisha di të ndërtojë koalicionin e së keqes, ndërsa ne do të krijojmë koalicionin e së mirës”, u shpreh Beqiri.

Opozita
Lideri i opozitës ka mbajtur një qëndrim të dyzuar për afrimin e FRD dhe AK në koalicion me forcat e majta opozitare. Një herë ai është shprehur se është i hapur për koalicionet, ndërsa nga ana tjetër i ka cilësuar ato parti të spektrit të majtë. Por edhe këto dy forca të reja politike, kanë deklaruar se nuk do të bëjnë koalicion me asnjë forcë politike. Një opozitë e përçarë dhe jo e organizuar mirë, aq më tepër me një KQZ të politizuar do t’i hapte qeverisë Berisha për të fituar një mandat të tretë. “Unë mbetëm i mendimit që ato janë parti të djathta, apelojnë drejt një elektorati të djathtë dhe nga ana tjetër dua ta bëj të qartë se koalicioni ynë ka gravitet programin tonë. Kemi forca të djathta të zëshme që janë pjesë e koalicionit dhe që përfaqësohen nga të përndjekur politik si Spartak Ngjela apo Kurt Kola. Por nga ana tjetër koha do të tregojë se si do të zhvillohen dinamikat në tërësi”, është shprehur Rama.

Akuza

Qeverisë aktuale çdo ditë e më shumë i janë shtuar akuzat dhe thirrjet për t’u larguar nga pushteti. Kundërshtimet për këtë qeveri vijnë si nga eksponentë të majtë, por edhe nga të djathtë, të cilët tashmë janë shkëputur përfundimisht nga aleancat me Berishën. Kreu i partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, e ka akuzuar kryeministrin si leckë që ka larë korridoret e Partisë së Punës. Pra, Berisha është një derivat i Enver Hoxhës dhe vazhdon të ndjekë regjimin komunist.

Brokaj: Koalicioni PD-LSI, i pamundur

Anëtari i këshillit të të urtëve të PS, Sabit Brokaj, e sheh të pamundur aleancën e PS me LSI. Si një prej ish-drejtuesve të lartë të PS, dhe më pas edhe të LSI, Brokaj shprehet se e majta do të vijë në pushtet në 2013, edhe pa këtë aleancë, por aksioni politik i opozitës sipas tij duhet të jetë më i ashpër. “Po të kemi parasysh përvojat e opozitave në Shqipëri është më e kualifikuar veprimi politik. Nuk mund të themi sa efikas, pasi ne shqiptarët gjykojmë që veprimi politik i kundërshtarit matet me humbjet dhe gurët që hidhen se sa me mendimin dhe qëndrimet, me përmbajtje të fortë, por pa demonstrime të karakterit të dhunës. Duhet të ketë në sirtaret e saj problem që duhet t’i nxjerrë në evidencë dhe për të përfituar politikisht”, tha Brokaj. Duke iu referuar dy momenteve të rëndësishme të sezonit të ri politik, integrimi dhe zgjedhjet parlamentare të 2013, Brokaj shprehet se PS është në rrugën e duhur. Qëndrimi i opozitës për projektligjin për Gjykatën e lartë është gjithashtu një moment specifik për të.

Panariti: Të forcojmë marrëdhëniet me ndërkombëtarët

Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, ka theksuar forcimin e marrëdhënieve me OSBE, KiE dhe OKB. Ai nënvizoi se forcimi i marrëdhënieve do të ndikojë në konsolidimin e çështjeve politike. “Si President i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës shpreh bindjen se sfida jonë sot mbetet konsolidimi i koalicioneve të aktorëve që mendojnë në të njëjtën mënyrë, si dhe krijimi i lidhjeve më të ngushta me partnerët tanë ndërkombëtarë, duke pasur parasysh numrin e çështjeve politike, ekonomike dhe humanitare para të cilave ndodhemi. Ja përse pjesë e prioriteteve të kryesisë shqiptare është dhe forcimi i dialogut ndërinstitucional me partnerët tanë ndërkombëtarë si OSBE, OKB, BE-së etj”, u shpreh Panariti. Ministri theksoi rëndësinë e realizimit të një Komiteti Sigurie Euro-Atlantike, bazuar në vlerat universale të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Volante dhe Kuadrini përshëndesin aleancën PDK-PD

Zyra e shtypit të Partisë Demokristiane ka njoftuar se rikthimin e Nard Ndokës në koalicion me Partinë Demokratike e ka përshëndetur kreu i grupit parlamentar të PPE, Luka Volante dhe kreu i UDC së Lombardisë, Xhanmarko Kuadrini. Në mesazhin e tij drejtuar kryetarit te PDK Nard Ndoka, Volante shprehet i lumtur për emërimin e kryetarit Ndoka si zëvendësministër i Brendshëm. Ai shkruan se, inteligjenca bujare dhe largpamësia politike e këtij emërimi të bërë nga kryeministri Berisha, demonstron vullnetin e institucioneve shqiptare për të forcuar pavarësinë e tyre dhe për të shfrytëzuar çdo energji pozitive për të mirën e vendit. Ndërsa Xhanmarko Kuadrini, shprehe bindjen se PD dhe PDK mund të ndërtojnë një aleancë konstruktive në funksion të zgjedhjeve të rëndësishme me të cilat përballet vendi vitin e ardhshëm. Eneida Jaçaj

Sot

SHQIPJA TRIMËRESHE

nga Bejtullah Sadiku
Me shume mundime u gjallërove
Po si dikur e plotë që u krenove
Gjatë udhëtimit aq të gjatë
U ndeshe me shumëçka :
Me ata që të shkurtuan krahët
Me ata që të verbuan sytë…
Me ata që të thyen edhe këmbët.
Po ti trimëreshë dardane e ilire-pellazge
Dije edhe shpejt të mëkëmbesh.
Tani, krahët i ke të fuqishme…
Sytë më të mprehtë se kurrë…
Kurse këmbët më të forta edhe se sa guri.
Mos u dorëzo!!!
Në hapësirën që të takonte, rikthehu! …
Fole më të bukura ndërto, dhe vetëm ndërto.

Krefeld, Nordrhein-Westfalen, Gjermani – me 06.09.2012

Cili është atdheu im?

Shkruan: Vaxhid Sejdiu
Në klasë heshtje. Filloi ora e gjuhës shqipe. Mësim i ri. “Trojet shqiptare në Ballkan”. Mësuesi filloi të shpjegoj mësimin. Ai mundohej jo vetëm nëpërmjet tekstit por edhe hartave të na e bej të qartë se ku shtriheshin trojet shqiptare në Ballkan. Por një POR e madhe shpërthente në zemrat tona, pse gjithë ata kufij në mes trojeve shqiptare? – Pse ajo kasaphanë në mes kufijve tanë?

– Më dukej se lufta e Kosovës dhe masakrat e vitit 1998-99 apo 2000 dhe 2001, ishin në çdo pëllëmbë të tokës shqiptare. Dua ta pyes mësuesin por nuk di nga t’ia filloj sepse kam shumë pyetje, kam shumë shqetësime dhe shumë paqartësi. A thua ç’mendojnë shoqet dhe shokët e mi të klasës? – A thua mendojnë edhe ata si unë.
– Nuk është me rëndësi, unë nuk mund të duroj pa e pyetur mësuesin tim, dhe ngrita dorën!
– Mësues unë diçka nuk e kam të qartë!
– Urdhëro Valbonë, pyet mësuesit, më thuaj se çka nuk e ke të qartë?
– Unë nuk i kam të qartë, pse të gjithë këta kufij i ndajnë tokat shqiptare? – dhe përveç kësaj më thuaj mësues, cili është atdheu im? – Unë kam lindur në Preshevë, dhe dua ta dijë se cili është atdheu im?
Mësuesi fshau thellë dhe dukej se nga thellësia e shpirtit të tij po nxjerr diçka të rëndë. Nuk ishim mësuar ta shohim në atë gjendje, sepse ai si zakonisht përgjigjet i kishte në maje të gjuhës.
Por edhe kësaj radhe na befasoi, nga një pozitë e mrrolur, buzëqeshi dhe tha.
-Atdheu yt, Valbonë është Shqipëria.
Por, unë mësues ia priti Iliri. Jam i lindur në Shkup, nënën e kam nga Gjilani, kurse babanë nga malësia e Shkupit. Cili është atdheu im?
– Edhe për ty nuk ka përgjigje tjetër, atdheu yt është Shqipëria.
– Hë thashë me mendjen time shpërtheu lumi i pyetjeve që i kisha unë në mendjen time të trazuar. A thua të gjithë po menduakan si unë!
Nga fundi i klasës e shqetësuar dhe me një zë që dridhej pyet Vlora, po unë mësues jam e lindur në Ulqin, cili është atdheu im?
– Shqipëria!
Në anën tjetër, aty afër dritares së fundit të klasës me një zë të fortë pyet Betimi – po mësues unë jam i lindur në Kumanovë, kam banuar me prindërit disa vite në Prishtinë dhe tani jetoj në Zvicër – cili është atdheu im?
Kësaj radhe mësuesi e vuri edhe më shumë buzën në gazë dhe me gjithë zemër tha: Shqipëria!
Por në anën tjetër më dukej se mësuesi ka hyrë në një fushëbetejë me nxënësit, ata pyesim dhe ai përgjigjet, ai i shikon dhimbshëm, pas pyetjes më duket se shqetësohet, merr frymë dhe e shqipton me një tingëllimë të pastër fjalën SHQIPËRIA!
Por pyetjet vazhdojnë: Abetarja nga Struga, Kastrioti nga Elbasani, Gëzimi nga Prishtina, Merita nga Bujanoci, Arta nga Gucia, Genti nga Gjakova, Shqiponja nga Kaçaniku, Erjoni nga Durrësi …. pothuajse nuk mbeti nxënës pa pyet, secili në mënyrën e vetë e fillonte, por të gjithë e përfundonin me pyetjen – Cili është atdheu im?
Mësuesi u ndal në një skaj të bankës mori thellë frymë dhe tha:
-Të dashur nxënës atdheu i juaj është Shqipëria dhe në të njëjtën kohë jehoi zëri i nxënësve si në kor – SHQIPËRIA!

Walenstadt, Zvicër, Gusht, 2012

Bugajski: E habitshme që shqiptarët kur votojnë, nuk nisen nga ekonomia

Me analistin e njohur Janusz Bugajski. Sfidat më të rënda për Shqipërinë ende priten të vijnë. Ajo i zgjedh mirë miqtë dhe i njeh kundërshtarët, por politika nuk duhet të gabojë. Klasa politike, privatizimet, rajoni dhe zhvillimet e reja, në sytë e njohësit të mirë të Ballkanit

Nga Genc Mlloja, Revista KlaN

Ai që në fillim krijoi një “feeling” për Shqipërinë, dhe shqiptarët ja kthyen vëmendjen shumë shpejt. Shkrimet dhe analizat e Janusz Bugajskit në shtypin e huaj, përktheheshin e komentoheshin sa hap e mbyll sytë në shtypin e Tiranës. Sot, jo më në distancë por mes nesh, Bugajski drejton një emision-risi në ekranin e Albanian Screen. Duke folur më jo si “ndjekës në largësi”, por si tatues nga afër i pulsit dhe ritmit të politikës, ekonomisë dhe zhvillimeve të Shqipërisë dhe rajonit. Pse vendit tonë i duhet një klasë e re politike, pse ishim kaq naivë dikur mbi tufat e dollarëve nga Amerika, pse rajoni ka sfida të rëndësishme përpara dhe pse privatizimet strategjike të qeverisë Berisha duhet të maten me kujdes.

-Zoti Bugajski, sipërmarrja juaj e suksesshme televizive në televizionin Albanian Screen është një risi për 35n e vendit tonë, duke ju dhënë ndërkaq mundësinë të mblidhni opinione, pikëpamje dhe qëndrime nga drejtuesit më të lartë të qeverisë dhe opozitës. Si mund të ravijëzohet një pamje e sotshme dhe e ardhshme e Shqipërisë, bazuar në këto të dhëna që keni mbledhur?

Gjatë këtyre intervistave unë kam qenë i paanshëm dhe neutral. I qëndroj gjithashtu fort besimit se çdo i intervistuar duhet të ketë shansin të shprehë pikëpamjet e tij, pa iu shmangur pyetjeve të pakëndshme, në mënyrë që publiku shqiptar të krijojë mendimin e tij mbi karakterin dhe cilësitë e politikanëve të vet. Deri më tash, vëzhgimi im i përgjithshëm është se udhëheqësit politikë të Shqipërisë e kuptojnë se çfarë duhet bërë që vendi të ecë përpara drejt Bashkimit Europian dhe të përmirësojë performancën e vet ekonomike. Por ama, ata ngecin përgjatë kësaj rruge për shkak të një numri faktorësh, qofshin këta ambicja personale, anësia politike, mbetjet e një mentaliteti komunist që e përjashton kompromisin, frika e humbjes së postit, apo dyshimet mbi qëllimet e rivalëve politikë. Për fat të keq, të gjitha këto elemente e frenojnë Shqipërinë dhe punojnë në dëm të interesave të saj.

-Në vazhdim të pyetjes më lart, cili është opinioni juaj i brendshëm personal mbi Shqipërinë, popullin e saj dhe çfarë ka arritur ai në politikë, ekonomi, çështjet sociale etj?

Që kur erdha për herë të parë në Shqipëri mbi 21 vite më parë, kam ndjerë një afërsi me popullin shqiptar. Në fakt, Shqipërinë e admiroj fort për tre arsye kryesore: Ndjesinë e fuqishme të identitetit kombëtar, shpirtin e sipërmarrjes që i mbijetoi edhe dekadave të shtypjes diktatoriale, dhe leximin e qartë që ka mbi aleatët dhe kundërshtarët në arenën ndërkombëtare. Pavarësisht fërkimeve politike, problemeve ekonomike dhe destabiliteteve rajonale, këto tre faktorë më bëjnë optimist për të ardhmen e vendit.

-I jeni referuar nevojës për krijimin e një klase të re politike, e cila do të ndryshojë status kuo-në aktuale në vend. Por po vërejmë se me gjithë praninë e politikanëve të rinj në të majtë e në të djathtë të skenës politike, performanca e tyre nuk ndryshon asnjë fije nga ajo e “mjeshtrave” të vjetër. Sipas mendimit tuaj, nga duhet të vijë ky brez i ri dhe si mund ta gjejë vendin e vet në skemën aktuale politike të vendit?

Brezi i ri, apo klasa e re politike që kam përmendur, nuk nënkupton një grusht individësh të rinj që për postet dhe karrierën e tyre varen nga politikanët e vjetër. Por e kam fjalën për një rrymë të pavarur që do të ngrejë krye qoftë nga partitë ekzistuese, qoftë nga ngritja e formacioneve të reja politike. Ky do të jetë një brez që s’do të ketë lidhje me komunizmin e autoritarizmin, dhe do të jetë plotësisht i familjarizuar me konkurrencën politike në demokracitë më të zhvilluara. Procesi i rinimit politik duhet njëherësh të përfshijë njerëz të pavarur të biznesit që e kuptojnë sesi funksionon tregu global dhe kanë dëshirë të ngrihen kundër praktikave korruptive që pengojnë garën e drejtë.

-Keni qenë një ndjekës i vëmendshëm i zhvillimeve rajonale në vite, veçanërisht Shqipërisë, dhe artikujt tuaj janë botuar e lexuar vazhdimisht në shtypin e Tiranës. Në këtë trajektore 20 vjeçare, a mund të vini gishtin mbi gabimet kryesore të lidershipit politik shqiptar, në mungesë të të cilave vendi do të kishte përparuar më shumë? Dhe përse ndodhën këto gabime?

Në skenën ndërkombëtare Shqipëria shpesh përmendet si një vend model, që nuk e rrezikon stabilitetin rajonal dhe mban marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët. Nga ana tjetër, prapambetja ekonomike e Shqipërisë në kohën e kolapsit të komunizmit, padyshim pengoi që Tirana të luante një rol më aktiv në skenën ndërkombëtare, qoftë për mirë apo për keq. Ndaj them se provat më të mëdha rajonale të lidershipit shqiptar ende priten në vitet që vijnë, sidomos në lidhje me parashikimet për zhvillime të reja përgjatë tre kufijve të saj – në Maqedoni, Kosovë e Greqi. Mënyra sesi Tirana do të menaxhojë konfliktet e ardhshme, gjithashtu do përcaktojë vendin që do të zërë ajo në sytë e Europës dhe Shteteve të Bashkuara.

-Ka mbetur proverbiale shprehja e ardhur nga SHBA, “Është ekonomia, budalla!” Mendoni se shqiptarët e teprojnë me tifozllëkun e tyre politik kur hedhin votën, duke e neglizhuar realitetin e përditshëm të gjërave, sidomos gjendjen ekonomike? Një shembull: Një pensionist, demokrat apo socialist, nuk e ndryshon votën e tij pavarësisht pensionit qesharak dhe kushteve të këqija të jetesës. A ka vend për një emancipim real të votuesve në këtë drejtim?

Jam i surprizuar, në fakt, që mes zgjedhësve shqiptarë nuk ka kaq shumë fokus tek ekonomia. Mund të ekzistojnë një seri arsyesh për këtë, nga politizimi i ngulur thellë tek individët, tek mungesa e një alternative të besueshme politike që të përqëndrohet së pari tek zhvillimi ekonomik apo tek nevojat specifike të grupeve sociale. Ka disa vende të tjera ish komuniste, me parti që kanë zënë mjaft vende në parlament e në koalicione qeveritare, e që përfaqësojnë fermerët, pensionistët apo shtresa të tjera shoqërore të ndikuara nga shndërrimet ekonomike.

-Meqë jemi tek ekonomia, një tjetër seri e vrullshme privatizimesh po përgatitet në Shqipëri. A po ecën në drejtimin e duhur ky proces, teksa disa sektorë strategjikë kanë dalë në shitje?

Privatizimi nuk është një proces i rastësishëm apo spontan, por një ngjarje me dimensione strategjike kur në lojë janë asete të rëndësishme shtetërore. Prandaj, qeveria duhet të peshojë mirë kostot dhe përfitimet e shitjes së këtyre aseteve tek kompanitë e huaja, dhe të dijë të bëjë dallimin mes kompanive të pavarura perëndimore dhe korporatave shtetërore nga vende si Kina apo Rusia. Politikisht, kompanitë shtetërore të vendeve të tjera do të kërkojnë të ndikojnë tek vendimmarrja kombëtare e vendeve përkatëse. Ekonomikisht, premtimet e tyre paraprake mund të rezultojnë me themele të cekëta. Tirana mund të pyesë fqinjët e saj malazezë mbi vendimin katastrofik të shitjes së uzinës së aluminit KAP, kontribuesi më i madh në GDP-në e vendit, tek një kompani ruse. Tani KAP përballet me falimentin dhe varet nga një paketë shpëtimi qeveritare, ndërsa marrëdhëniet mes Rusisë dhe Malit të Zi janë keqësuar.

-Është fakt që SHBA ka qenë partneri kryesor strategjik i Shqipërisë, por edhe i faktorit shqiptar në rajon. Realiteti i sotëm – pavarësia e Kosovës, statusi i shqiptarëve në Maqedoni – është domethënës. Por në fillimet demokratike të viteve ’90-të, shqiptarët prisnin me naivitet, përtej nivelit politik, një “shi dollarësh” në investime amerikane. Përse nuk ndodhi kjo?

Unë besoj se ka pasur njëfarë naiviteti nga të dyja palët – mes shqiptarëve, se SHBA do të investonte në shkallë të gjerë, dhe mes amerikanëve, se Shqipërisa shumë shpejt do të zhvillohej me një ekonomi të mbështetur në sundimin e ligjit. Të dyja çështjet janë të ndërlidhura, sepse investitorët kërkojnë plotësimin e disa kushteve për të investuar: Qetësinë politike dhe bazën e qartë ligjore. Nga ana tjetër, Shqipëria edhe pse treg i vogël, ka disa potenciale në fusha si energjia, turizmi dhe infrastruktura. Ndaj kurrë nuk është vonë për të tërhequr investitorë të rinj nga Shtetet e Bashkuara, dhe shitja e një aseti strategjik tek një korporatë amerikane do të kontribuonte në stimulimin e investimeve të tjera amerikane.

-Si një ekspert me përvojë në çështjet ballkanike, a mendoni se udhëheqja e re politike e Beogradit po ndjek një kurs më agresiv ndaj Kosovës? E në këtë temë, ç’qëndrim mbani ndaj deklaratave si ajo e ish kryediplomatit serb Vuk Jeremiç, së shpejti drejtues i asamblesë së përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, sipas të cilit anëtarësimi i Kosovës në OKB “do të kalojë vetëm mbi kufomën time”?

Administrata Nikoliç-Daçiç është ende në hapat e para, ndaj është e parakohshme të gjykojmë thellësisht mbi politikat e saj. Të gjitha qeveritë serbe kanë ndjekur politikën e mohimit të shtetit të Kosovës e legjitimitetit të saj ndërkombëtar. Ndaj nuk besoj se kjo e sotmja do të ndryshojë. Një çështje më me spec, është nëse dyshja Nikoliç-Daçiç do të punojë për ndarjen si të Kosovës, edhe të Bosnje-Hercegovinës, në dobi të një Serbie të zgjeruar. Ata mund ta adoptonin këtë politikë, në tentativë për të qetësuar qytetarët serbë dhe për t’i devijuar ata nga gjendja gjithnjë e më e rëndë ekonomike. Sa i përket deklaratës së Jeremiçit, të gjithë do të vdesim dikur, ndërsa ai nuk është një president i përjetshëm i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

-Ideja e krijimit të një “Beneluksi Ballkanik” me Malin e Zi, Paqedoninë, Kosovën dhe Shqipërinë, është lançuar së fundmi. Zyrtarë të BE-së e vlerësuan atë si një opsion i mundshëm. Por nuk munguan edhe kritikat nga politikanë e analistë të Serbisë, Maqedonisë etj. Ç’mendim keni për këtë, si dhe për idenë tjetër, atë të përdorimit të lekut shqiptar si monedhë në Kosovë krahas euros, me perspektivën e një monedhe të përbashkët tek të dyja vendet më vonë?

Beneluksi, ndryshe nga sa besojnë disa politikanë serbë apo maqedonë, nuk është një mini-perandori, por një marrëveshje vullnetare ndërkombëtare, e hartuar për të zgjeruar suksesin e të treja vendeve anëtare, duke gjeneruar bashkëpunim ekonomik, investime e tregti. Mesa di unë, Luksemburgu, anëtari shumë më i vogël nga dy të tjerët, nuk është ankuar ndonjëherë për shovinizmin belg apo holandez. Ballkani perëndimor e ka nevojë tregun e përbashkët, që do të zgjerojë bashkëpunimin në energji, infrastrukturë, tregti e transport, duke i dhënë gjithë rajonit një perspektivë më të mirë si për thithjen e investimeve të huaja, edhe për integrimin europian. Politikanët që kundërshtojnë bashkëpunimin ndërkufitar, vendosin frikën dhe ambiciet

Me fat Bajrami o Shqiptar!

nga Agim Gashi

Ky Urim po bëhet shqip
Se shqiptar na krijoj Zoti,
Shqip me folë e me mendue
Qysh nga sot por edhe moti.

Vetëm shqip duhet të lutemi
Se n´këtë gjuhë do t´na kuptoj,
Ka ditë Zoti t´na bëj tjeter
Por shqiptar Ai na krijoj.

T´falem pra o Zoti Ynë
Që na e fale këtë gjuhë t´bekuar,
Kush i shkel dhuratat e Zotit
Ai për jetë qoftë i mallkuar.

Na e ke falë t´bukrin atdhe
Që ta ruajmë si shpirtrat tanë,
Pa atdhe nuk ka as fe
Vetë kështu Zoti ka thanë.

Po ti lutemi në gjuhë të huaja
Do ti bëjmë Zotit tradhëti,
Do të na i bën njëqind të kqija
Edhe atdheun lesh e li!

Pra shqiptar me fat BAJRAMI
Me gjithë zemër e dashuri,
Mirëbesimi e toleranca
Të mbretron në këtë Arbëri.

Jem shqiptar e jemi vllëzër
Katolik e Mysliman,
Ortodoks e Shehlerë
Gjak shqiptari po na vlon.

T´gjitha festat i kemi tonat
Dhe një ZOT t´gjithë e besojmë,
Eni vllëzër t´festojmë sëbashku
Atedheun tonë ne ta nderojmë!

18.08.12
Düre-A.G.

O shqiptar, nëse dëshiron që ëndrra jote të bëhet realitet, atëherë ZGJOHU!

Aurel Dasareti, Sydney, Australia (specialist i shkencave psikologjike dhe ushtarake)Unë më tepër besoj në ndonjë njeri që gabon shpesh, se sa në një tjetër që asnjëherë nuk dyshon.

O shqiptar, ti nuk duhet ta quash veten të varfër nëse ndonjë nga ëndrrat tua nuk është realizuar. Varfanjakët e vërtetë janë ata që kurrë nuk kishin ndonjë ëndërr.

Më e rëndësishmja në një komunikim është të dëgjojmë atë që nuk thuhet.

Njohja që kemi për botën ku jetojmë është vetvetiu e mangët. Situatat që lypsen njohur prej nesh para se të marrim vendimet tona në të vërtetë ndikohen nga këto vendime. Ekziston një dallim i natyrshëm midis shpresave të njerëzve pjesëmarrës në ngjarje dhe rezultatit real të atyre ngjarjeve. Nganjëherë ky dallim është kaq i vogël saqë mund të mos përfillet, por në raste të tjera ai është aq i madh saqë bëhet faktor me rëndësi në përcaktimin e rrjedhës së ngjarjeve. Kjo nuk është ide e lehtë për t’ua përcjellë të tjerëve.

Idenë kryesore mund ta quaj shkurtimisht: njohje e mangët. Mangësia ka lidhje jo vetëm me njohjen, por edhe me situatën ku marrim pjesë, me realitetin ku duam të marrim pjesë. Ky realitet është një objektiv i lëvizshëm, sepse ndikohet nga kuptimi ynë i gjërave.

Nga njëra anë, realiteti pasqyrohet në mendimin e njerëzve – ky është funksioni i njohjes. Nga ana tjetër, njerëzit marrin vendime që ndikojnë mbi realitetin dhe këto vendime nuk bazohen në realitetin, por në interpretimin që njerëzit i bëjnë këtij realiteti – dhe këtë unë e quaj funksion pjesëmarrës. Të dy këto funksione veprojnë në drejtime të kundërta, kurse në disa raste mund të ndërthuren me njëri tjetrin. Ndërveprimi tyre merr formën e një mekanizmi reagimi të dyfishtë refleksiv.

Termin “refleksivitet”, në profesionin tim unë e përdorë për të cilësuar atë strukturë ngjarjesh që kanë menduar pjesëmarrësit. E përdorë edhe për të cilësuar rastet e veçanta ku mekanizmi i reagimit të dyfishtë prish edhe kursin e ngjarjeve, edhe perceptimet e pjesëmarrësve në një mënyrë të atillë që sjellë çekuilibër.

E para është një mënyrë vështrimi të sendeve, një teori e përgjithshme me vlerë universale. E dyta është dukuri që ndodh vetëm me ndërprerje e nganjëherë por, kur ndodh, bën histori.

Rolin e mendimit në përcaktimin e rrjedhës së ngjarjeve ne duhet ta shohim krejtësisht ndryshe, e jo sikur kemi vepruar këto 20 vitet e fundit me “demokraci” dhe pluralizëm. Rrjedhën e ngjarjeve jemi mësuar ta shohim si një vargan faktesh: një grup faktesh ndjek tjetrin në një zinxhir të pafund. Kur një situatë e dhënë ka pjesëmarrës të vetëdijshëm me mendim, ky zinxhir nuk shpie drejtpërdrejtë nga fakti në fakt. Ai e lidh faktin me mendimin e pjesëmarrësve dhe pastaj lidh mendimin e pjesëmarrësve me grupin pasues të fakteve.

Pjesëmarrësit nuk mund ta mjaftojnë mendimin e tyre vetëm me faktet. Ata duhet të mbajnë parasysh mendimin e të gjithë pjesëmarrësve, ndër ta edhe vetveten. Kjo sjellë një element papërcaktueshmërie në kuptimin se mendimi i pjesëmarrësve nuk përkon me faktet – por ama luan rol në shtjellimin e fakteve. Në vend të përkimit, ka gjithmonë një mospërputhje midis perceptimeve të pjesëmarrësve dhe gjendjes reale të punëve si dhe një dallim midis synimeve të pjesëmarrësve dhe rezultatit real. Ky dallim është çelësi për të kuptuar proceset historike në përgjithësi dhe tragjedinë tonë kombëtare në veçanti. Për mendimin tim, keqkuptimet dhe gabimet luajnë të njëjtin rol në çështjet njerëzore sa edhe mutacioni në biologji.

Ky është thelbi i idesë sime. Natyrisht ajo ka një numër të madh degëzimesh. Mund të mos jetë e rëndësishme për të tjerët, por për mua ka rëndësi jashtëzakonisht të madhe. Gjithçka tjetër vjen pas saj. Dhe, kam vënë re se botëkuptimi im për çështjen e pazgjidhur shqiptare është, në shumë anë, shumë i ndryshëm nga botëkuptimet e shumë të tjerëve.

Në atë që mund të quhet situatë normale, mospërputhja midis mendimit dhe realitetit nuk është shumë e madhe, dhe ka forca vepruese që priren t’i afrojnë, pjesërisht sepse ata në realitet i ndryshojnë dhe i krijojnë kushtet shoqërore sipas dëshirave të tyre. Këto janë ato që unë i quaj: kushte afër ekuilibrit.

Por ka rrethana të tjera në të cilat mendimet e shqiptarëve dhe çështja reale e punëve janë shumë larg njëri tjetrit, dhe nuk kanë kurrfarë prirje për t’u afruar. Këto janë ato që unë i quaj: kushte larg ekuilibrit. Ato ndahen në dy kategori. Ka raste çekuilibri dinamik, ku ndikimet mbizotëruese dhe prirja mbizotëruese mbështesin njëra tjetrën derisa hendeku midis tyre bëhet aq i gjerë sa që shkakton një shembje katastrofike. Gjithashtu ka raste çekuilibri statik. Ato karakterizohen nga një mënyrë shumë e ngurtë e dogmatike të të menduarit, dhe nga kushte sociale shumë të rrepta; asnjëri prej tyre nuk ndryshon, dhe dogma e realiteti mbesin tepër larg njëri tjetrit. Madje, kur ndryshon realiteti, sado ngadalë, dhe kur dogma nuk u përshtatet këtyre ndryshimeve, mendimi dhe realiteti ftohen edhe më shumë me njëri tjetrin. Kushte të tilla mund të mbisundojnë për periudha shumë të gjata kohe dhe, si pasojë e këtij çekuilibrit dinamik, ka gjasa të shembet krejt sistemi politik i shoqërisë shqiptare dhe, shkatërrimi i shqiptarizmit.

Kjo është çështja e mbijetesës ose zhdukjes biologjike së shqiptarisë. Kufiri midis tyre është i mjegulluar, i paqartë. Gjithmonë veprojnë forca që do të na tërhiqnin drejtë territorit larg –ekuilibrit. Atyre u bëjnë ballë forca të kundërpeshës. Ajo kundërpeshë jemi ne, patriotët dhe intelektualët që Shqipërinë natyrale e kanë në zemër, pa hile. Zakonisht, forcat kundërpeshë mbizotërojnë, por ka raste kur dështojnë. Unë kam një dëshirë të madhe që shqiptaria të mbijetojë dhe jap kontributin tim modest për këtë, por do t’ju gënjeja po t’u thoja se kam një teori të përpunuar plotësisht për t’i shpjeguar ato raste e për t’i parashikuar. Jam ende në fazë kërkimi – s’bashku me ju.

Arsyeja dhe vullneti i njeriut janë faktorë të fuqishëm në procesin, vetjak apo shoqëror, të zhvillimit të tij. Nuk është historia ajo që bën njeriun, por njeriu që krijon vetveten në rrjedhën e historisë.

Nuk ekziston dhe kurrë nuk ka ekzistuar ndonjë komb multietnik. Askund në rruzullin tokësor. Gjithë ata pseudo-intelektual shqipfolës, që propagandojnë të kundërtën, janë kodosh. Ekzistojnë shoqëri multietnike në BE (nga emigracionet prej kontinenteve tjera), të dështuara.

Njeriu ka rrënjët e veta, ka një gjenealogji, një kujtesë etnike, ose, me një fjalë, nuk është i përcaktuar vetëm nga shpresat dhe nga interesat e tij. Para se t’i futet vullnetarisht një beteje (apo një karriere), ai është përfshirë, dashur pa dashur, në një fat kolektiv; para se të jetë i kultivuar apo i pa-kultivuar, borgjez apo proletar, ai është kulturor: i zhytur, me trup dhe me shpirt, në thelbin e bashkësisë së tij.

Kombi është një bashkësi njerëzore e qëndrueshme, e formuar historikisht, e lindur mbi bazën e bashkësisë së gjuhës, të territorit, të jetës ekonomike dhe të formimit shpirtëror që shprehet në bashkësinë e kulturës. Kombet kanë një shpirt të përgjithshëm dhe një unitet moral të vërtetë që i përfton ashtu siç janë. Ky unitet shfaqet sidomos nëpërmjet gjuhës.

Për një komb të caktuar, me një popullsi të dhënë, me zakonet e tij, gjuhën e tij, situatën gjeografike, marrëdhëniet politike, pasuritë, cilësitë e mira e të këqija, duhen gjetur ligjet që i përshtaten.

Shoqëria nuk lind nga njeriu, sado larg të kthehemi në histori, por është njeriu që lind në një shoqëri të dhënë qysh më parë. Ai është i shtrënguar, me të hyrë në lojë, të përfshihet nëpërmjet veprimit, ashtu sikurse me fjalën dhe mendimin e tij vendoset brenda një gjuhe që është formuar pa të dhe që është jashtë fuqive të tij. Me të hyrë në lojë: në të vërtetë, qoftë kur është fjala për kombin, qoftë për gjuhën, njeriu hyn në një lojë rregullat e së cilës nuk i takon t’i përcaktojë, por t’i mësojë e t’i respektojë.

Kombet kanë një shpirt të përgjithshëm dhe një unitet moral të vërtetë që i përfton ashtu siç janë. Ky unitet shfaqet sidomos nëpërmjet GJUHËS. Shqiptari i cili është duke flakur tej gjuhën amtare, zakonet e nderuara…dhe duke shkelur me këmbë DOGMAT KOMBËTARE, ai fyen pikërisht ZOTIN.

Të njohësh vetveten do të thotë të fitosh një kuptim thelbësor në rritje, mendore dhe ndijore, për pjesën tjetër deri më atë kohë të panjohur të psikikës vetjake. Ky proces mund të kërkojë vite e vite me radhë për një të sëmurë që do me të vërtetë të shërohet prej simptomave të tij, dhe një jetë të tërë për një njeri që dëshiron vërtet të jetë vetvetja. Ajo shkakton një shtim të energjisë, që çlirohet prej përgjegjësisë për të mbështetur kapërcimet; kështu pra, sa më tepër shqiptari është në ndërlidhje me realitetin e tij të brendshëm, aq më tepër është i dritësuar dhe i lirë.

Nexhmije Hoxha: Arkivi, zhduken ditaret e Enverit

Janë zhdukur nga Arkivi i Shtetit dorrëshkrimet origjinale të ditareve politikë e familjarë të Enver Hoxhës”.Kështu ka deklaruar bashkëshortja e tij Nexhmije Hoxha mes një komunikate për shtyp. Sipas saj, familja e Enverit do të bëj denoncimin në prokurori për zbardhjen e ngjarjes, që sipas familjes është shumë e rëndë. Në deklaratën e Nexhmije Hoxhës thuhet se ka qenë pikërisht një shkresë nga drejtoria e Arkivit, ajo që ka bërë fakt të kryer zhdukjen e ditareve të tij. Ndërkaq ne po botojmë të plotë deklaratën e bashkëshortes së Enver Hoxhës.
Deklarata
Me anë të kësaj deklarate, vë në dijeni 35n dhe opinionin publik të Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve, kudo ndodhen se:
Në Arkivin e Shtetit të Republikës së Shqipërisë janë zhdukur dorëshkrimet origjinale të Ditareve politike e familjare të Enver Hoxhës, si dhe dorëshkrimet origjinale të Kujtimeve të tij.
Kur ka ngjarë ky akt kriminal i pashembullt, ne nuk e dimë.
Ky fakt u konstatua vetëm kohët e fundit, kur familja e shqetësuar që në disa emisione televizive e në shtyp, po flitej e shkruhej nga ndonjë publicist se dispononte dokumente nga arkivi personal i Enver Hoxhës, dërgoi në AQSH pjesëtaren e saj, Teuta Hoxha, që kërkoi në Fondet e Dosjet përkatëse ku rezultoi se mungonin dorëshkrimet origjinale.
Ky konstatim iu bë me dije Drejtores së Arkivit të Shtetit, e cila pasi bëri verifikimet e saja, na komunikoi zyrtarisht me shkresat Nr. 5336/1 më datë 14-12-2011 dhe Nr.3112/11 më datë 27-12-2011 për mos ekzistencën e këtyre materialeve në Fondet e këtij Arkivi.
Kjo zhdukje, vjedhje a përvetësim qoftë, flet për një gjendje jo normale në Arkivin e Shtetit. Eshtë një shkelje flagrante e ligjeve që përcaktojnë funksionimin rigoroz të Arkivit të Shtetit, ku theksohet qartë: ( Neni 63.)
“Arkivat mbrojnë jetën intime të personit. Ndalohet njohja, shfrytëzimi dhe publikimi i dokumenteve që përmbajnë të dhëna me karakter vetjak dhe cënojnë jetën private të personit. Dokumentet që përmbajnë të dhëna me karakter vetjak dhe cënojnë jetën intime të personit, shërbehen vetëm pasi kanë kaluar, sipas rastit, 50 deri në 150 vjet nga data e krijimit të tyre.”
Përmbajtja e këtij neni është në përputhje me parimin bazë të njohur në gjithë ligjet e shteteve të përparuara mbi arkivat, ku këto trajtohen si tempuj, ku ruhet e mbrohet dokumentimi i historisë së një vendi, të një shteti a personaliteti të shquar, qoftë politik, shoqëror a kulturor.
Enver Hoxha, Ditaret e tij i dorëzonte, vit pas viti, në Arkivin e Komitetit Qendror të Partisë së Punës, me anë të sekretarit të tij personal, Haxhi Kroi. Ne, si familje, kemi në dispozicion kopjet e këtyre Ditareve.
Arkivi i KQ të PPSH kaloi tërësisht në Arkivin e Shtetit pas ndryshimit të sistemit monist me atë pluralist, menjëherë kur PPSH u transformua në Parti Socialiste. Përveç sa u parashtrua më sipër lidhur me zhdukjen e dorëshkrimeve origjinale të Ditareve e shumë shkrimeve të tjera, shohim që nga ndonjë stacion televiziv, transmetohen fragmente filmash dokumentarë nga jeta private e Enver Hoxhës, pa marrë leje nga familja, siç kërkohet në ligjin përkatës për këtë lloj dokumentarësh. Nuk është fjala aspak për dokumentarë që i përkasin jetës zyrtare, politike e shoqërore të Enver Hoxhës.
Para këtyre shkeljeve të ligjeve, me humbje tejet të rënda për mua si bashkëshorte si dhe për fëmijët tanë, rrjedhimisht trashëgimtarë të këtyre dokumenteve të Enverit,unë menjëherë pas këtij njoftimi publik, do t’i drejtohem institucionit përkatës shtetëror, Prokurorisë së Përgjithshme të bëjë punën e saj, të hetojë e të zbulojë çfarë lëshimesh janë bërë nga drejtuesit e AQSH dhe të vihet gisht mbi përgjegjësit, kushdo qofshin këta, direkt a indirekt, të brendshëm e jo më pak të jashtëm, të vjetër apo të rinj.
Denoncimi i këtyre shkeljeve në Prokurorinë e Përgjithshme, do të bëhet nga djali ynë i madh, Ilir Hoxha.
Familja, për këtë humbje të madhe, do të njoftoj edhe Qendrën Ndërkombëtare të Arkivave, anëtare e së cilës është edhe AQSH.
Zbulimi i këtij akti të shëmtuar, tepër i dhimbshëm për familjen tonë, duhet trajtuar jo si një ngjarje e rastit që, lidhet vetëm me një person, kundër të cilit, gjatë këtyre 20 vjetëve të demokracisë, është hedhur një mal me baltë dhe janë kurdisur shpifje e falsifikime të paimagjinueshme.
Akti i zhdukjes së dorëshkrimeve origjinale të Enver Hoxhës, nga Arkivi i Shtetit duhet parë si pjesë e strategjisë antikombëtare e antihistorike të pushtetarëve demokratë, për asgjesimin e çdo gjëje që i përket së kaluarës 50 vjeçare, përfshi Luftën e lavdishme për çlirimin e Atdheut dhe, pas saj, për ndërtimin e një Shqipërie të re, të Pavarur, Sovrane dhe me një shoqëri të emancipuar.
Në këtë vit të 100 vjetorit të Pavarësisë e krijimit të Shtetit shqiptar, Qeveria e Sali Berishës dhe forcat që e mbështesin atë, janë në dilemë të madhe, si të mënjanojnë këtë periudhë historike gjysmë shekullore.
Këta njerëz, për të mbajtur fort majat e pushtetit që kanë kapur, bëjnë marrëzira, por sidomos bëhen të rrezikshëm, jo vetëm për një rast të veçantë a persona të caktuar, ata bëhen gjithnjë e më të rrezikshëm për t’ardhmen e Shqipërisë e të Kombit shqiptar.

Revolucionet enveriste alla R. Qosiste ende prezente në kokat dhe partitë shqiptare

Nga Xhevat Rexhaj

SHQIPTARËT- ARMIQË TË VETVETESTë flitet, shkruhet, këndohet, analizohet, studiohet e çka jo tjetër për pupullinë të cilit i takon nuk ka diç më të vështirë ,dhe njiherit më të rrezikshme ngase mundesh të bëhesh pre dhe cak i sulmit nga anë të ndryshme të po të njejtit popull ë. Këtu edhe nuk do të kishte asgjë të keqe sikur sulmet, sharjet dhe gjërat tjera që do bëheshin të ishin të faktueme dhe të kapshme për trurin dhe për atë se çka ishte tema ose fjala.

Përfaqsuesi i një grupi etnik apo edhe një kombi në momente të caktuara e ka ndoshta edhe obligim njerëzor dhe kombëtarë që në disa raste ti rreket rrahjesë së një qështjeje që ka të bëj edhe me popullin të cilit ai i takon, ngase çdo pjesëtar i atij populli i dinë më së miri të mirat dhe dobësit e asaj shoqërie pra atij kombi të cilit i takon. E vështirë është dhe mbetet që përfaqësues i një populli tjeter të merret me problematikën e një populli tjetër ngase jo vetem se nuk do të jetë real dhe i vërtet por në të njejtën kohë do kuptohet dhe shikohet edhe si subjktiv, ngase do të mund të nxirrte përfundime me prapavij të caktuar dashakeqe ose dashamire për një popull të caktuar duke u nisur nga simpatit apo edhe antipatit e tija personale. Nisur nga kjo besohet, sidomos në shekullin në të cilin jetojmë, se sot nuk duhet fshehur as e keqja po as nuk duhet lënë pa u përmendur e mira dhe të mirat që ka një grup, komunitet, etni apo edhe komb, e që kjo të jetë e kapshme athere të drejten për të thënë diç rreth kombit të vet e ka çdo njeri apo përfaqësues i atij apo këtij kombi.

Kombi ynë, kombi shqiptarë, popull me histori mijëra vjeqare, me traditë dhe resurse të mëdha si në aspektin historikë ashtu edhe në atë gjeografikë, një popull me nji civilizim të hershem me bagati me dhunti por edhe me probleme si pasoja të pushtimeve të ndryshme të gjata nga barbarë të ndryshëm e të egër nepër shekuj, popull që në të njejten kohë pati dhe vazhdon ti ketë edhe dobësitë e veta të brendshme mjerishtë edhe sot e kësaj dite të pariparueshme, dhe e tërë kjo prapë me fajin e vet e kurrsesi të i vishet faji të huajit, ngase sot jemi dy shtete shqiptare me shqiptarët tjerë në trojet etnike që kanë mbërritur një nivel përfaqsimi dhe ngritje kombtare në fusha të ndryshme jetësore.

Me shekuj luftuan shqiptarët për të ardhur në këto ditë që jemi, me mijëra vite shqiptarët mbijetuan dhe u ngriten të fortë edhe athere kur dukej se do na zhbëj Turqia, do na zhbëj sllavizmi me Serbinë dhe Greqinë në krye, por jo mbijetuam, u forcuam , u zhvilluam dhe në fund fituam edhe një shtet atë të Kosovës. Gjithë këto mundë të merren si punë, angazhim, dije, djers, luftë dhe bashkim i mendjeve dhe trupave tanë për të mbërritur këtu ku jemi, po tani më po shtrohet jo vetëm pyetja por edhe dilema; gjerë këtu mbërritem me të gjitha mundimet dhe me ndihmen e madhe të botës demokratike në krye me mikun me¨të madh të kombit shqiptarë SHBAnë, por si dhe kah më tutje?

>Athua po tregohemi të papjekur dhe të papërgatitur, të pavetëdijshëm dhe të pa koshiencë për tardhmen tonë, athua nuk po duam apo nuk po jemi në gjendje të çpihemi nga dehja e madhe e gëzimit që ne u çliruam nga shkau e Shqipëria u çlirue nga diktatura dhe diktatori me emër shqiptari, athua nuk po duam me qëllim të kapemi dhe të udhëtojmë me trenin e zhvillimit ekonomik dhe demokratik europian, athua po e presim degën në të cilën po mbahemi dhe rrëzimin tonë po e duam vet për inat të vetvehtes¨? Po mjerishtë nga të gjitha këto që u shkruan më lartë ka, dhe këtu duhet cekur dhe shkruar se çfarë i bëmë vetes këta 20 vitet e fundit, dhe çfarë jemi duke bërë edhe sot e kësaj dite.

- Shqipëria në vitin 1990 me mund dhe sakrifica, me tortura dhe me vrasje u çlirua nga diktatura dhe pushteti me emra shqiptarësh, pra u çlirua nga vetvetja ngase 50 vite nuk kishin qenë as rusët e as shkiet në Shqipëri që ta torturonin dhe sakatonin kombin shqiptarë, por ishin vetë shqiptarët komunistë shqiptarë që shkatërruan gati në themel dinjitetin dhe qenjën shqiptare, gati e kthyen në nji popull me emër” populli komunist stalinist enveristë” kombin tonë.

-Në të njëjten kohë në trojet shqiptare jashtë kufijve shtetëror si fillim në Kosovë filloi mobilizimi dhe bashkimi i kombit shqiptarë për të fituar atë që i takon, pra pavarësin, dhe si për inat dhe me qëllim po ato ditë regjimi komunist i R. Aliz mbushi anijet me shqiptarë drejt Italis ku u mbyten me qindra njerëz që donin të iknin nga ferri. Në Kosovë populli u vue me vullnet dhe entuziazëm pas vizionit të I. Rugovës dhe LDKsë për arritjen e cakut pavarësin e Kosovës, por mjerisht pak vite më pas njerëz me emra shqiptarësh filluan të kompromitonin këtë lëvizje me shantazhime dhe abuzime të natyrave të ndryshme vetëm e vetëm që të dobsohej fryma e fortë se pavarësia me ndihmen amerikane do jetë e pashmangshme.

-Viti i mbrapshtë në Shqipëri 1997. Që gjërat prapë ta marrin teposhtzen e madhe shqiptare u kujdesen kush tjeter pos soc-komunistet enverist nga Shqipëria dhe bashkëmendimtarët e tyre nga Kosova dhe përmbysen Institucionet e zgjedhura demokratike të Shqipërisë vetëm 7 vite nga çlirimi i zgjedhës diktaoriale enveriste.