Rritja e së djathtës ekstreme në Gjermani

Liderja e partisë AfD Alice WeidelGjermania po përballet me një rritje të së djathtës ekstreme. Çfarë do të thotë kjo për të ardhmen politike të vendit?

Partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), aktualisht renditet e dyta në sondazhet për zgjedhjet e ardhshme federale.

Pse diskutohet kaq shumë për AfD-në?

Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV),e klasifikon AfD-në si parti të dyshuar për ekstremizëm, ndërsa organizatën e saj rinore “Alternativa e Re” e ka shpallur zyrtarisht si ekstremiste.

Megjithëse AfD është distancuar nga krahu i saj rinor, politika e saj vijon të mbetet ekstreme.

Arsyeja? Qëndrimi i ashpër i kësaj partie ndaj migrantëve në Gjermani, veçanërisht atyre me prejardhje myslimane.

Diskutimet për “riimigrimin”

AfD-ja ka futur në përdorim termin kontradiktor “riimigrim”, i cili ka shkaktuar kritika të shumta.

Para pak kohësh AfD-ja shpërndau në qytetin Karlsruhe “bileta riimigrimi”, shumica e të cilave u hodhën në kutitë postare të migrantëve.

Qëndrimi ndaj komunitetit LGBTQ+

Edhe pse liderja e partisë AfD, Alice Weidel, ka një partnere femër, kjo parti kundërshton martesat e së njëjtës gjini dhe të drejtat e komunitetit LGBTQ+.

Weidel është akuzuar gjithashtu për përhapje dezinformimi, për shembull, kur kohët e fundit tha se Adolf Hitleri ishte komunist.

Koalicion me AfD?

Megjithëse është shumë e pamundur që ndonjë parti të krijojë koalicion me AfD-në dhe që kjo parti të jetë pjesë e qeverisë së re, shumë kanë frikë se grupi konservator CDU/CSU i Friedrich Merz-it mund të vendosin të bashkëpunojnë me AfD-në për disa politika.

Dy javët e fundit para zgjedhjeve kjo ka shkaktuar protesta masive kundër fashizmit në të gjithë Gjermaninë.

dw

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>