Kategoritë: Analiza

Deklaratë për Media e Visar Ymerit, e hënë, 2 shkurt 2015

Të mërkurën në ora 12 do të takohemi në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të marshuar deri te sheshi “Skënderbeu”. Aty pastaj do të vazhdojmë me protestën që ngulmon që të shkarkohet Aleksandër Jabllanoviqi dhe që Trepça të shndërrohet në ndërmarrje publike me status të veçantë, e cila do t’ia bartte Kuvendit të Republikës së Kosovës vendimmarrjen për Trepçën, do ta shpëtonte atë nga falimentimi, dhe do ta shtronte rrugën për investimet në të dhe rimëkëmbjen e saj e të ekonomisë së Kosovës.

Protesta është shprehje. Shprehja bëhet komunikim vetëm kur pala tjetër dëgjon. Dhe ka kuptim vetëm kur paraprakisht merremi vesh për premisën bazë. Përmes protestës qytetarët flasin. E qeveria duhet të dëgjojë. Është e pafalshme se si qeveria e Republikës së Kosovës nuk e dëgjon shprehjen e kërkesave të qytetarëve. Është e pafalshme se si ajo ka mirëkuptim për fashizmin e Jabllanoviqit e hegjemoninë e Vuçiqit, e në anën tjetër polici, kërbaç,plumba gome e gaz lotsjellës për qytetarët.

Nuk mund të ketë zhvillim ekonomik e as sovranitet republikan e integritet territorial pa vendosmëri të krerëve institucionalë. Nuk mund të ketë Republikë të Kosovës po qe se për të vendosë Vuçiqi e Daçiqi, Qeveria e Serbisë. Kjo politikë reaksionare e hegjemoniste e Serbisë, e cila shqiptarët i vlerëson dhe trajton si egërsira, e resurset e Kosovës i do për t’i eksploatuar, do ta rrënojë Republikën e Kosovës. E Republika nuk do të ndërtohet kurrë duke e kërkuar pëlqimin e atyre, si dhe duke i mveshur me pushtet ata, që dojnë ta rrënojnë atë. Nuk mund të ketë Republikë të Kosovës, e rrjedhimisht as Kryeministër të Republikës, po qe se njëkohësisht ky Kryeministër nuk është posti fundamental ekzekutiv në vend. Mungesa e vullnetit për shkarkimin e Jabllanoviqit, duke u fshehur prapa ligjeve, mungesa e gatishmërisë për ta shndërruar Trepçën në ndërmarrje publike, duke u fshehur prapa pretendime të paqena për borxhe, e gërmojnë tokën nën ulësen e postit të kryeministrit. Dhe kështu e gërmojnë tokën nën këmbët e Republikës së Kosovës.

Populli i Republikës nuk do ta pranojë këtë.

VETËVENDOSJE!

Nga sot burg, kush ndërton pa leje

Nga data 1 shkurt 2015 hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal, ku për ndërtimet pa leje është hequr koncepti i dënimit me gjobë duke u zëvendësuar me dënimin me burg.Me ndryshimet e reja është shtuar koncepti i pasojave të rënda qoftë në tokë private, ashtu dhe në atë shtetërore, duke vendosur një dënim maksimal deri në 5 vjet. Është shtuar dënimi për personat që japin ndihmë për ndërtimet e paligjshme, duke vendosur si masë dënimi burgim deri në 3 vjet, ku përfshihen edhe sipërmarrësit, ndërtuesit apo zbatuesit e punimeve. Ndryshimet synojnë të rregullojnë tregun e ndërtimeve, duke e kthyer këtë
shkelje në vepër penale. Ndryshimet në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë të cilat i referohen ndërtimeve të paligjshme parashikojnë që ndërtimet pa leje dhe bashkëpunimi në ndërtim konsiderohen vepër penale dhe do të dënohen me burg nga 1-5 vjet. Në pika të veçanta ligji parashikon që nëse kjo vepër penale kryhet në tokën publike, shtetërore apo të tjetrit dënohet me burg nga 1-5 vite.
Ndërsa në rastet kur ndërtimi sjell pasoja të rënda apo kryhet për qëllime fitimi dënimi varion nga 3-5 vjet. Ligji parashikon penalizime edhe për kompanitë të cilat do të jenë pjesë e ndërtimeve pa leje, çka do të thotë se kushdo që kryen shërbime sipërmarrjeje, mbikëqyrje apo zbatim punimesh do të dënohen me 3 vjet burg. Deri më tani parandalimi i ndërtimeve pa leje penalizohej vetëm me gjoba.

Dy letra që sot i kam dërguar në adresat private, të parën për Pirro Priftin, të dytën për 36 atdhetarë…

nga Aurel DasaretiPërshëndetje,
ta them edhe njëherë, nuk ka dyshim se kur mbron Janullatos-in mbron agresionin grek ndaj Shqipërisë. Sikur ta dija 100% se këtë aktivitet e bën me vetëdije, nuk do të shkruaja fare. Megjithatë, shpresoj se nuk je aq i vetëdijshëm për çështjen prandaj edhe kjo letër.
Je i diskutueshëm, kur dikush që nuk i përket komunitetit ortodoks e kritikon Janullatosin dhe ngjashëm, ti u thuash se nuk kanë legjitimitet të flasin për çështjen pasi nuk i takon komunitetit ortodoks, por ti nuk pushon të kritikosh komunitetin mysliman. Kjo do të thotë se vetes i lejon atë që tjetrit ia mohon, standarde të dyfishta postkomuniste.
Kuptohet, ti ke të drejtë të kritikosh fundamentalistët islamik shqipfolës, sepse shqiptaria është para fundosjes, por kritiko edhe grekofilët, sepse ata janë edhe më të rrezikshëm për momentin.
Nëse ne nuk bashkohemi si vëllezër (le t`i harrojmë fetë brenda katër mureve të shtëpisë, ashtu e kërkon momenti) do të humbasim të gjithë. Gjithë bota perëndimore është nacionaliste, më përpara e duan vetveten e pastaj Pirro Priftin apo Aurel Dasaretin, atëherë pse ne t`i duam të huajt më tepër se vetveten?!
Kisha dëshiruar që prej sot të luftosh vetëm për nënën Shqipëri, nuk është kjo vetëm mendimi im.
Shpejt vizitoj Shqipërinë, mund të takohemi në ndonjë restorant…dua të dëgjoj mendimin tënd për shumë çështje, dhe do të bindesh se unë jam unë, kur kanë qenë sigurimsat as që kisha lindur dhe nuk jam aspak armiku jot, përkundrazi mund të bëhemi miq… Nëse ma garanton se “fshehtësinë” do ta mbash vetëm për vete do ta dërgoj fotografinë time, jo vetëm fotografi civile…Kuptohet se jam i lindur si Aurel Dasareti por prej moshës 8 vjeçare mbaj emër anglez, është kjo histori e gjatë…
Kalofsh mirë, nga Arizona,
Aureli
http://www.zemrashqiptare.net/news/id_31927/cid_116/Zeqir-Lushaj:-Intervistë-ekskluzive-me-ekspertin-Aurel-Dasareti.html

***

Përshëndetje!
Zeqir Lushaj përveç tjerash është poet i lindur dhe pasi unë pata fatin të komunikoj një kohë të gjatë me Zeqirin, për gjithë çështjet e rruzullit tokësor, erdha në përfundim se Zeqiri është i veçantë në kuptimin pozitiv. Prandaj nuk habitem se tjerët i shkruajnë vargje…E përsëris, atdhedashuria e tij i lejon t`i jap shprehje një prirjeje të fuqishme për krijim…
Më vjen keq se letrën nuk pata mundësi ta lexoj në kohën e duhur; kjo sepse isha në terren…
PS: U përshëndes të gjithëve që do ta pranoni këtë letër. Nuk njihemi personalisht por mendoj se shumica prej nesh gjendemi në diasporë dhe se ndiejmë të njëjtën dhembje për situatën e vëllezërve dhe motrave tona që gjenden në atdhe, në veçanti boshatisjen e Kosovës. Nuk habitem pse ikin, me siguri kanë lexuar shkarravinat në “portalet e famshme” shqipfolëse që ua kanë gatuar “kosovarëve” këto dy muajt e fundit – tituj fantastik, përafërsisht: “Suedia kërkon punëtorë, prej pastruesit e deri në doktor- aplikoni”, “Australia kërkon…aplikoni”, “Gjermania jep azil por vetëm 2% mund të fitojnë këtë status…aplikoni” etj. Dhe, u mashtruan fukarenjtë, u pasuruan pronarët e autobusëve dhe të portaleve djallëzore antikombëtare të internetit të cilët nuk ka kush t`i ndjek penalisht…për tradhti madhore.
Ne shqiptarët kemi lejuar që politikën të na e përpilojnë samarxhinjtë. Ashtu është kjo punë, kur në xhungël mungon luani, zbritën prej drurëve majmuni dhe fillon të qeverisën.
Me këtë letër ua dërgoj artikullin tim të fundit që është botuar në disa portale të mirëfillta, ndoshta ndonjë prej jush dëshiron ta lexon.
Natën (ditën e mirë) dhe respekt për ju,
Aurel Dasareti

http://www.lajmet.com/cutenews/show_news.php?subaction=showfull&id=1422638249&archive=&template=tit-klasik
http://gazetadielli.com/marshimet-e-vdekjes/
http://ina-online.net/opinione/51270.html
http://www.tetovasot.com/2015/01/marshimet-e-vdekjes/
http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=INTERVIST%C3%8BPRESS&article=51541
http://gazetakritika.net//Forumi/Doreshkrim.php/index.php?itemid=7645
http://www.parajsa.com/kulture/intervista/221836-marshimet-e-vdekjes-aurel-dasareti.html#prettyPhoto
http://www.shqiperiaebashkuar.info/2015/01/marshimet-e-vdekjes/
http://tribunashqiptare.net/?p=26898
http://www.fjala.info/?p=2929
http://www.revistadrini.com/2015/01/marshimet-e-vdekjes/
http://ilirida.net/marshimet-e-vdekjes/

Marshimet e vdekjes

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Shkatërrimi i komunizmit dhe “çlirimi” nga Serbia nuk solli ndonjë formë të re më progresive në organizimin shoqëror në Shqipëri-Kosovë… Pseudo-demokratët patën një etje të madhe për t`u pasuruar në mënyra të pista, prandaj ngritën institucione të tilla për t`i realizuar dhe konkretizuar këto etje. Jeta profesionale e tyre si “politikan” përbën një shembull të qartë të interesit personal, kriminalitetit, paditurisë, tradhtisë. Veprimet e tyre tradhtare janë të drejtuara kundër sigurisë shtetërore dhe pavarësisë.Të përkujtojmë viktimat e gjenocidit serb…ndaj shqiptarëve; për të mos harruar tragjeditë masive në të kaluarën dhe të tashmen: jo vetëm për burrat që luftuan trimërisht për vendin e të parëve të tyre, dhe dinjitetin e tyre si qenie njerëzore, por edhe për të gjithë shqiptarët e tjerë: bijtë e pambrojtur, gratë dhe të moshuarit të cilët humbën jetën e tyre, viktimat e pafajshme të agresionit barbar serb.
***
Në arshivën familjare e gjeta një dokument të shkruar dikur nga një i afërm, dëshmitar i cili në vitet 1912-1913 i shpëtoi Golgotës Shqiptare:
“Marshimet e vdekjes. Ata shqiptarë që nuk vdiqën nën tortura, u detyruan të nisin në marshimet e vdekjes. Gjatë rrugës ata vdiqën si mizat. I nxehti i padurueshëm, torturat dhe mungesa totale e ujit dhe bukës e bënë punën e vet. Edhe kur ushtarët dhe xhandarët serbë kishin ujë të mjaftueshëm me vete e derdhnin por nuk na jepnin neve, ose kur kalonim pranë disa vrimave me ujë, të burgosurve nuk u lejoheshe me pi. Gratë dhe fëmijët zakonisht detyroheshin të shikojnë se si burrat e tyre, baballarët dhe vëllezërit keqtrajtohen dhe vriten përfundimisht. Dhe, vinte radha e tyre të masakrohen. Nuk mund të jetë ndonjë dyshim se qëllimi i dëbimeve ishte që sa më shumë shqiptarë të vdisnin. Gratë dhe fëmijët ishin veçanërisht të pambrojtur ndaj abuzimit para se ata u vranë. Në çdo katund gratë shqiptare u përdhunuan dhe pastaj vrarë më pas. Ato që e kundërshtuan këtë u masakruan menjëherë ose u keqtrajtuan aq keq sa që vdiqën pavarësisht. Vajzat e reja dhe fëmijët ishin dëshmitarë të prerjes me thikë të kokës së prindërve të tyre nga serbët. Pastaj, madje edhe vajzat e reja që në realitet ishin vetëm fëmijë u dhunuan seksualisht, shumica prej tyre më pas u vranë…”
***
Mizoritë e kryera nga serbët kundër shqiptarëve gjatë luftës së Kosovës 1998-1999 nuk janë të ndryshme nga ato të kryera në 1912-1913, siç përshkruhet në dokumentin “Golgotha Shqiptare” nga Leo Freundlih, humanisti madh, hebreu që protestoi kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913 ku serbët vranë më tepër se 500.000 shqiptarë.

Njeriu pa emocione, nuk mund të luftojë për asnjë ide; për të luftuar është e domosdoshme të duam atë për të cilën luftojmë, dhe të urrejmë atë kundër së cilës luftojmë.
***
Kosova kalon çaste kritike. Nevojtarët protestojnë, por mes tyre ka edhe disa provokatorë, agjentë (të rekrutuar nga mashtruesi kronik Hashim Thaçi dhe reptili Isa Mu(t)stafa) që shkatërrojnë pronat dhe sulmojnë policinë, me qëllime djallëzore të gatuara në kuzhinat e padronëve serb – të provokojnë kundërveprime.

Ndërkaq, punëtorët e rendit publik, policia e verbët, ka marrë urdhra politike nga tradhtarët dhe rrahin protestuesit paqësor, vëllezërit dhe motrat e veta të gjakut. Më e rrezikshme është kur zjarrfikësit ndezin shtëpitë, atëherë nuk ka kush do t`i shuan zjarret…Kjo sepse protestat mund të kalojnë në luftë qytetare – vëllavrasjeje.
***
Është tragjike-komike që “patriotët / intelektualët e diasporës” në vend që të bashkohen rreth një subjekti të vetëm, të bëhen një model për shqiptarët e trojeve, kontribuojnë edhe më tepër në përçarjet e tyre. Kanë formuar degë ose nëndegë të partive antikombëtare që veç ekzistojnë në Atdhe. Vetëm në Gjermani dhe Zvicër numri i degëve (nëndegëve) të LDK-së dhe PDK-së është më i madh se numri i emigrantëve. LDK-ja e sotme e Mu(t)stafës qysh moti ka devijuar, nuk është më ajo e Rugovës, kjo sa për freskimin e mendjes së fanatikëve partiak.
***
Çfarë kërkesash duhet të përmbushë një individ për të qenë një intelektual i vërtetë?

Patrioti dhe intelektuali i vërtetë nuk është i gatshëm të heqë dorë nga atdhedashuria, ndershmëria, burrëria, liria dhe përgjegjësia për hir të skemave apo programeve, për një shkollë, parti, fe, rrymë apo klan. Si mund një individ të jetë një intelektual i pavarur dhe autonom kur ai ka zgjedhur të regjistrohet në një grup të caktuar të të kuptuarit?!

Intelektual do të thotë të sillesh në mënyrë racionale dhe objektivisht reflektues në mjedisin tënd. Të jesh intelektual nuk do të thotë domosdoshmërish të jesh veçanërisht i zgjuar; ajo më shumë kuptohet si një mënyrë e veçantë për të aplikuar inteligjencën tënde në takimet tua me botën. Intelektuali duhet të qëndroj fortë pas disa vlerave të caktuara, por të ketë mosbesim në ideologjitë dhe partitë më të mëdha shqipfolëse, sepse janë tradhtare.
***
Detyra jonë është jo vetëm të informojmë për sendet dhe ngjarjet por të përcaktojmë cilësitë dhe ndjenjat që duhet t`u zhvillojnë popullatës: dashurinë pa kufi ndaj Atdheut, gjuhës shqipe, zotësisë në punë, disiplinën, thjeshtësinë, cilësinë për të thënë të vërtetën, guximin për të reaguar s`bashku kundër padrejtësisë dhe tradhtisë kombëtare, dashurinë për njëri tjetrin, nderimin për më të mëdhenjtë dhe kujdesin ndaj më të vegjëlve.

Mbi të gjitha kemi nevojë që edhe në trojet e arbrit të sundojë ligji, i njëjtë për të gjithë, askush para ligjit. Ideologji të skajshme, të djathta ose majta, bëjnë të lindë një shoqëri e mbyllur, në të cilën individi i nënshtrohet kolektivit, shoqëria sundohet nga shteti, kurse shteti është në shërbim të një dogme që pretendon të jetë mishërim i së vërtetës përfundimtare. Në një shoqëri të tillë nuk ka liri. Dhe, një shoqëri që ka liri të pakufi tjetërsohet në anarki.

I sfilitur nga vetëdija për pafuqinë e vet, për vetminë e vet, shqiptari në vend që të kërkojë përgjegjësi ose kap për fyti qeveritarët e vet mashtrues – shkaktarët e tragjedisë së tyre, në mënyrë joligjore braktisën Atdheun. Kërkon të kapërcejë barrën e tij ekzistenciale duke arritur një gjendje ekstazike të ngjashme me gjendjen e transit, duke rifituar kështu njësimin e brendshëm dhe njësimin me natyrën. Janë të ndryshme mënyrat për t`ia arritur kësaj, si për shembull kjo puna e “emigrantëve taze”. Ajo pjesë e popullsisë naive të Kosovës që ikën në Perëndim, nuk e din se pas 2-3 muajsh do të dëbohen nga “nikoqirët” dhe do të kthehen prej nga u nisën edhe më të varfër, nuk e kanë kuptuar se shanset për azil, qëndrim dhe punësim në Perëndim janë zero, përveç nëse ndonjë trim prej tyre martohet me ndonjë homoseksual atje. Qeveria kriminele e PDK dhe LDK-së nuk i burgosin pronarët kriminel të autobusëve. Marshimet e vdekjes vazhdojnë…

Pushtetarët që prangosin të zgjedhurin e popullit, kurrë s’i shpëtojnë mallkimit të popullit

“Ia lidhën duart kryetarit të Komunës së Prishtinës, por harruan se regjimi që mbështetës të vetëm ka policinë, se pushtetarët që prangosin të zgjedhurin e popullit, kurrë nuk do mund t’i shpëtojnë mallkimit të popullit. Si diktatorë të vegjël e të mjerë, dalin e paturpshëm thonë se 35t janë duke ua rrënuar shtetin, e nuk shohin se për çdo natë, Kosovën e braktisin me qindra të rinj.
Dhe me të drejtë e dënojnë dhunën dhe thonë se vota, e jo protesta në rrugë, të sjellin në pushtet, por harrojnë se deri dje këtë e thoshin edhe robëruesit e Kosovës, harrojnë se drejtuesit e shtetit nuk përfaqësojnë vetëm votuesit e tyre, por e kanë në duar fatin e tërë popullit.

Dhe si të tillë – njësoj si çdo zaptues, i cili fatin e shtetit e të popullin e barazon me fatin e vet politik – ata e konsiderojnë armik çdonjërin që i kundërshton, si të tillë ata shohin vetëm gurët e protestuesve, por jo edhe pamjet trishtuese kur të riut të shtrirë, i vërsulen policët! Dhe drejtues të tillë janë të rrezikshëm për popullin dhe shtetin, drejtuesit e tillë janë trishtues për tërë shqiptarinë, ngaqë ata janë të gatshëm t’ia thyejnë popullit edhe boshtin e patriotizmit! Andaj duhet thënë: Regjimi i sotëm që drejton Kosovën, me shumëçka është fytyra e së djeshmes, që vret dhe varros të sotmen dhe të ardhmen e rinisë kosovare!

Nëse do ishte ndryshe, nëse drejtuesit e sotëm të Kosovës me të vërtet do kishin për qëllim të mirën e vendit dhe të popullit, atyre do u mjaftonte edhe një pik gjaku polici apo protestuesi, që të dilnin e të thoshin: Ne jemi pushtetarë, por jo pushtues të popullit e të vendit tonë, andaj ejani që gjithë së bashku ta ndajmë të mirën e të keqen e këtij vendi! Pra ata do propozonin të mundshmen që sot mund ta qetësojë Kosovën: një Qeveri teknike, që do e nxirrte vendin nga ky tunel ku është futur! Por, këtë nuk mund ta presësh nga ata me mendësi nga djeshmja e pushtuesit, nga ata që marrjen e votës, e barazojnë me marrjen e ‘tapisë’ që të shpallë pronarë të Kosovës!” (Kim Mehmeti)

Mësuesja që beri “hatanë”!

PRELË MILANINë emër të një modernizmi dhe një lirie të shfrenuar shkolla është katandisur në shtrat të ngrohtë të duhanit, alkoolit, drogës, seksit, dhe injorancës. Kemi përdhosur dhe shpërfytyruar rolin e mësuesit si autoritet i shenjët i edukimit, duke e kthyer në një spiker robot të gjithfarë tekstesh dhe programesh eksperimentale donkishoteste me fasadë reflektuare didaktike. Kjo liri pa limite që ekziston në shkollat tona prodhon mijëra e mijëra viktima, aq sa kufiri mes shkollës, rrugaçërisë dhe burgut nuk dihet se ku fillon dhe ku mbaron. Unë kam punuar me shumë pasion e dashuri për mbi 14 vjet në arsim tetëvjeçar dhe të mesëm. Në kohën kur isha unë nxënës sundonte modeli autoritar i mësuesit, ku një pjesë e mësuesve ishin kthyer në autokrat të frikshëm. Sot mbizotëron modeli i mësuesit liberal dhe raportet janë përmbysur në favor të adoleshentëve të frikshëm, të cilët dhunojë sistematikisht mësuesit e tyre, duke i vënë në situata të vështira dhe pa rrugëzgjidhje.

Ajo mësuesja që paska bërë hatanë në Malësinë e Madhe. Hata të cilën nuk do ja uroja as një edukatori të binte në pozita të tilla, pasionante, të kushtëzuara as të pa kushtëzuara. Ajo mësuesja bëri hatanë ndaj policia menjëherë filloi procedimin penal! Ajo mësuesja e talentuar e matematikës bëri hatanë sa që detyron ministren të shpëtojë fytyrën “moderne” të shkollës, duke e pezulluar menjëherë. Ajo mësuesja bëri hatanë dhe 35t veprën e saj “vampire” e shitën si lajm i kronikës së zezë. Ajo mësuesja bëri hatanë ndaj kryekomunari i krahinës thirri urgjentisht një konferencë shtypi për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve fshatit të tij. Ajo mësuesja bëri hatanë ndaj dikush fërkoi duart “shyqyr që do ti zë vendin mostrës së dhunshme”.

Për ju zonja ministre, për ju kolegë gazetarë, për ju prindërit dhe mbi të gjitha për shoqërinë, skllavëria e nxënësve ndaj celularit dhe FB jo vetëm në shkollë por dhe brenda orës së mësimit duhet të ishte hata që t’u bënte të thërrisnit kushtrim: Ndal vrasjes së mësimit. Pasi celulari është autobombë vrasje e orës së shenjtë të mësimit. Zonja ministre! Më e hatashme se gjesti i mësueses është futja e celularit edhe në nëntëvjeçare. Pasi pikërisht nga aty nga, nxënësit minorenë të armatosur me teknologjinë e kohës kanë bërë video -skandalin e famshëm që pushtoi dhenë. Ndonëse jetojmë në mes të një darvinizmi të egër social në emër të një humanizmi të rremë dhe të drejtave false të njeriut, për t’u dukur në aparencë si shtet modern. Provojmë dhe shesim video të tilla viktimizuese. Për një xhirim amator kur polici rreh një hajdut që grabit varëset në qafat e grave, nënave tona, apo kriminelë të ndërkryer policin e hedhim si letër higjienike në koshin e plehrave dhe kënaqim 35 për të bërë lajm.

Për t’u dukur në aparencë vend me standarde evropiane shesim video të tilla viktimizuese, kur femra e instruktuar nga dashnori zihet me burrin, i cili del fitues në duelin dhe më pas përfundon në burg për dhunë në familje. Në pozitën e asaj mësuese, mund të gjendesha edhe unë nëse do punoja si dikur në profesion tim të parë dhe më të dashur. Në atë pozicion mund të gjendet nesër edhe bashkëshortja ime dhe qindra kolegë të saj në Shkodër e gjetkë, të cilët janë edhe prindër edhe mësues, edhe edukatorë. Sinqerisht do të tregohesha shumë më i ashpër nëse në orën e mësimit do të konstatoja nxënës që shohin në FB gjëra pornografike. Kërkoj ndjesë publike nëse gjëra të tilla nuk ndodhin në klasat tona. Nuk di se çfarë bëja nëse shihja nxënësit duke u puthur në ambientet e shkollës, duke, pirë duhan në klasë apo t’u gjeja thika dhe doreza. Si oficer i policisë gjyqësore kurrë nuk jam ndier më keq se kur kam arrestuar një nxënës të klasës 10-të me pistoletë, të cilën e kishte përdorur në ambientet e shkollës duke sulmuar rivalin si Nikë Peta, Palë Golemin.

Sikur të isha ministër, nuk do lejoja të punonte kurrë në shkollë atë mësues dhe atë drejtor kur prindi e dërgon vajzën 13 vjeçare në shkollë dhe brenda orarit të mësimit, vajza me shoqe del e shkon në klub nën shoqërinë e bandillave të shkollës dhe atje ish i dashuri i saj 16 vjeçar ia kërcet pushkës për “nder”, duke plagosur bashkëmoshatarin e tij. Shikoni ku kemi përfunduar. 13 vjeçarja, të cilën e kam hetuar, deklaronte pa ju dridhur syri se kishte patur marrëdhënie paralele me dy partnerë. Për analogji, bariu i mirë nuk e le mëshqerrën, ftujen as rrunxën pa mbushur tre vite të mbarset. Kurse medjat tona flasin për seksin dhe kontraceptivët për moshat minorene. Kjo është liria dekadente e kapitalizmit të këtij oqeani të përbotshëm rrezatues si argjendi të mbushur me peshkaqenë, i verbuar dhe i çmendur nga paraja, i droguar dhe infektuar nga sida e imoralitetit.

Plagët e rënda të rinisë së sotme nuk janë thjeshtë dukuri shqiptare, ato janë pjella e kij sistemi të ndyrë, por që akoma bota nuk po gjen dot një tjetër më të mirë. Ligësitë e shkollës sonë nuk vijnë nga shputa të nxituara të një, apo disa mësuesve konservatorë të pariparueshëm, pasi pjesë e edukimit klasik krahas bindjes është edhe detyrimi dhe ndëshkimi. Shkolla nuk është vend minifundesh, dekolte të shkopsitura, pantallonash të grisura, bizhush, makijazhesh, apo thonj kthetërues shqipesh. Shkolla është vend edukimi, dije dhe disipline. Nëse një nga këto elementë nuk funksionon, atëherë i duhet vënë një emër tjetër. (sot news)

*Poet dhe publicist

Tetova në alarm!

Dua të filloj këtë shkrim me një pyetje të tmerrshme që gati gati më bën të ndjehem keq që po ju a drejtoj, por detyra ime si qytetar kombinuar me profesionin tim si mjek, më vendos në një pozicion që nuk mund të shmangem dot nga një pyetje kaq të rëndë. Ja se cfarë do t’ju pyes: A jeni gati ju të lini, që fëmijët tuaj, grate, burrat dhe pleqtë të sëmuren deri më pasoja fatale për jetën?
Kam përshtypjen që pyetja ime nuk është vetëm retorike, por si e përmenda e tmerrshme.

Jam më se i sigurtë që të gjithë keni thënë JO!

Se kjo është dramatike, katastrofale, se në vitin 2015 kjo pyetje është absurde etj etj…me pak fjalë: TMERR!

Por a e dini ju që ne qytetin e Tetovës, kjo pyetje jo vetëm që gjen vend të bëhet, por edhe ka edhe një përgjigje të frikshme, e cila është thjesht PO!

Ndoshta nga mungesa e informacionit, ndoshta nga një mendjelehtësi e rastit, por une personalisht mendoj nga përfitimet meskine të politikës dhe biznesit të pandershëm, ju po e lini këtë të ndodh.

Do t’ju jap disa statistika të cilat pavarësisht që mund të duken se janë të lodhshme, sinqerisht, as nuk me intereson! Ketu po rrezikohet seriozisht, pa asnje lloj dyshimi, jeta e të gjithëve, e posacerisht të fëmijve,grave dhe pleqve!

Keni dëgjuar ndonjëherë për ndotjen e ajrit? Njihet me termin Air Pollution. Ne Tetovë situata eshte keshtu:

1. Ndotja e ajrit është 200 here më e lartë se norma e lejuar, respektivisht gati se 2000%.

2. Thërrmizat P10 nga 50 mikrogram/m3 në Tetovë janë 700-1000 mikrogram/m3.

3. Tetova e tejkalon normën e lejuar në mbi 300 ditë të vitit, kurse maksimumi vjetor është 35 ditë P10 te jetë mbi 50 mikrogram/m3.

4. Tetova në vitin 2010 kishte vetëm 1319 te sëmurë prej tipeve të ndryshme të kancerit, kurse 2013 kjo shifër ishte gati se e dyfishuar, respektivisht në 2013 ne Tetovë u regjistruan 2375 të sëmurë nga tipe të ndryshme të kancerit.

Domethënë në një gjuhë më të drejtë për drejtë, nëse ju doni të bëni një frymëmarrje normale në Tetovë keni mundësi ta bëni vetëm në 28 ditë të vitit, domethëne duhet të dale dikush, patjetër Profet, dhe t’ju thotë se cilët janë ditët fatlume, ku në vitin 2015, qytetarët e Tetovës, duke marrë frymë nuk rrezikohen nga kanceri dhe vdekja!!!

Dmth në këtë situate, në më shumë se 300 ditë të vitit ne jetojmë në një atmosferë të helmimit masiv.

Në Tetovë kur një nuse mbetet shtatzane nuk je i sigurtë a të gëzohesh apo jo, sepse është pikërisht ky grup njerëzish (grate shtatzane) që rrezikohet më shumë nga ndotja e ajrit. Në Tetovë edhe sikur të mbyllesh në shtëpi, të bllokosh jetën tënde, do të thotë të mos dalësh për punë, për vizitë, për shëtitje me nipin dhe mbesën, të lesh fëmijet pa shkollë, prapë nuk i shpëton dot situatës alarmante që Tetova ka, sepse ajri depërton në dritaret e dyert e brishta të shqiptarëve të mirë te Tetovës.

Në ajër ka gazra helmuese, për të cilët une nuk do bëj shpejgim të detajuar shkencor se c’bëjne, sepse situata është aq alarmante sa nuk ka kohë për tejzgjatje profesionale, thjesht dhe shqip: SJELLIN KANCERE!

Gjeneruesi i mbi 60% të gazrave helmuese, e kemi “dhuratë” nga Jugokromi!

Dmth peshqeshi që tetovarët janë në kërcënim në mbi 300 ditë të vitit dhe kanë vetem 28 ditë kohë të zhvillojnë një jetë normale vjen nga Jugokromi!

A e njeh njeri Jugokromin? Po!

A e dine qeveritarët dëmin që po shkakton? Nuk e di!

A duhet që ta dinë? ABSOLUTISHT PO!

Kriminelët nuk janë vetëm ata që marrin një armë dhe qëllojnë mbi njerëz të pafajshëm, kriminelët më të rrezikshëm janë ata që në emër të biznesit dhe përfitimeve financiare zhdukin në mënyre masive jetë njerëzish, dhe superkriminelët janë ata që heshtin dhe bashkepunojnë në ketë krim që bota perendimore i dënon ashpër!

Mesa konstatoj pa dyshim që të paktën politikanët vendim-marrës nga Tetova nuk dinë gjë, sepse e kam të pamundur të besoj që ata do të pajtoheshin me heshtjen e shefave të tyre, duke rrezikuar jetën e fëmijve të tyre, e baballarëve dhe nënave të tyre, e grave shtatzane të familjve të tyre.

Siguirsht qe jo!

Por zoterinj vendim-marrës kanceri nuk zgjedh, kanceri dhunon njësoj jetën e fëmijes së punëtorit të thjeshtë, ashtu si jetën e djalit tënd Zotëri që mund të jesh në pushtet, mjafton që të jetosh ose punosh në Tetovë dhe kanceri është shumë afër realitetit tuaj.

Unë qe po mundohem të ndez sirenën e alarmit jam Arben Taravari, jetoj në Gostivar dhe Shkup, por në Tetove jetojnë shqiptare si une, tek e fundit jetojne njerëz!

Me përgjegjesinë e mjekut deklaroj se kanceri kërcenon Tetovën dhe nëse nuk bëhet dicka tani, më besoni që fatkeqsisht humbjet do të jenë titanike në njerëz.

Jugokromi është kompania që nuk zbaton asnj kriter për ruajtjen e kushteve minimale të një ajri të denjë per jetesë, dhe e dini pse? Se kjo kushton. Dhe asnjë nga këta bosa të profitit dhe të politikës, nuk ka ndërmend të paguaj për kushte që askush nuk e ka ngritur zërin. Jeta e një djali të Tetovës, e një vajze, e një plaku, e një gruaje, e një foshnje, nuk është në planbiznesin e Jugokromit, por është në planin tim dhe të mijëra burrave dhe grave të Tetovës.

Une do luftoj me cdo mundësi që kam për të sensibilizuar sa mundem opinionin për këtë rrezik, por natyrisht që i vetëm nuk besoj se do të ndaloj numrin e të sëmurëve nga kanceri dhe vdekjeve.

Morali im është buzëqeshja e fëmijës time, ndërgjegja ime ështe buzëqeshja e të gjithë fëmijëve tjerë.

Fatkeqësisht ende nuk është gjetur kurim për sëmundjen e mungesës së moralit dhe ndërgjegjes.

Ndërgjegja dhe morali të nderuar Zonja dhe Zoterinj, duhet të jenë lojtarët e vetëm që duhet të zbresin në fushe, përndryshe koha do të na penalizojë rendë.

Tash nëse keni ndonje fëmije aty afër vetëm shikojeni në sy, dhe do të kuptoni se cfarë duhet të bëni për të, në këtë situatë. Dhe duhet ta beni tani!
Arben Taravari

Konfrontimi i rrënjëve të tatëpjetës së Kosovës

Gjashtë vite pasi “pavarësia e mbikëqyrur” filloi në Kosovë dhe 15 vite pasi sulmet ajrore të NATO-s i dhanë fund luftës gjenocidiale në Kosovë, dhjetori i 2014 shënon një pikë kthese dëshpëruese në historinë më të re të Kosovës.Ngërçi gjashtë mujor në procesin politik të Kosovës që pasoi zgjedhjet e përgjithshme më 8 qershor dhe që mbaroi me ndarjen e koalicionit që kundërshtonte kthimin e Hashim Thaçit në pushtet si kryeministër dhe të partisë së tij, Partisë Demokratike të Kosove (PDK), e ka thelluar deficitin demokratik të Kosovës. Me zgjedhjen nga Parlamenti i Kosovës me 8 dhjetor të Isa Mustafës si kryeministër, Hashim Thaçit si zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm, Kadri Veselit, ish kryetarit të shërbimit të dyshimtë sekret (SHIK) si kryetar i Parlamentit, bashkë me emërimin e një numri të madh ministrash dhe zëvendësministrash, politika elite që e ka ndaluar Kosovën të lulëzojë e të përparojë gjatë dekadës së fundit është kthyer në pushtet.

Përderisa Beogradi ka marrë çdo masë të mundshme që nga fundi i luftës për të mbajtur dominimin e tij mbi Prishtinën dhe për të destabilizuar Kosovën e rajonin, dhe përderisa Perëndimi ende ka për t’i dhënë Kosovës sovranitet të plotë dhe ta pranojë atë në institucionet ndërkombëtare, shumica e elitës politike të Kosovës mban përgjegjësinë për përkeqësimin politik dhe ekonomik të vendit, sepse ata kanë dështuar që të angazhohen seriozisht në shtet-ndërtim.

Në vend se të mbështesin sundimin e ligjit, ata i kanë mbushur xhepat e tyre duke kërkuar haraç dhe duke emëruar në pozita të rëndësishme anëtarë të pakualifikuar të familjeve të tyre. Në vend se të ndikojnë në zhvillimin ekonomik, aktivitetet e tyre privatizuese kanë çuar në projekte të diskutueshme që i kanë pasuruar ata dhe partnerët e tyre të huaj. Si rezultat, papunësia tani është të paktën 40 për qind (është mbi 60 për qind në grupmoshat 18-30 vjeç) dhe rinia kosovare po braktis vendin masovisht, kryesisht në mënyrë ilegale.

Në kundërshtim me deklaratat e tyre se ata nuk luajtën rol në dhënien fund të ngërçit politik të pas-zgjedhjeve, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara ushtruan presion të madh mbi LDK-në, e cila fitoi 30 vende në zgjedhjet e fundit të Kosovës, që ta linte koalicionin dhe të formonte koalicion me PDK-në, e cila fitoi 37 vende në Parlamentin me 120-vende. Perëndimi preferoi status-quo në mënyrë që të çonte përpara politikën e saj që ta paqësojë Serbinë, të cilën ata në mënyrë të gabuar e shohin si motorin e ardhshëm të zhvillimit ekonomik dhe politik në Evropën Juglindore.

Bashkimi Evropian e ka dështuar popullin e Kosovës duke bërë retorikë të thatë për sa i përket dhënies fund të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë dhe fuqizimin e sundimit të ligjit, përderisa në të njëjtën kohë bëhet bashkë me anëtarët e korruptuar të elitave politike të Kosovës. BE-ja është bërë pjesë e problemit me zbulimin e kohëve të fundit nga një britanike se gjykatësit dhe prokurorët që përfaqësojnë EULEX-in kanë mbrojtur politikanë të pushtetshëm duke mbuluar evidencë të korruptimit të tyre. BE-ja gjithashtu e ka kthyer Kosovën në “geton” e fundit evropiane duke e shpërblyer Serbinë e duke mos i dhënë Kosovës liberalizimin e vizave – diçka që Parlamenti i Kosovës duhet të shqyrtojë menjëherë.

Liberalizimi i vizave është thelbësor jo vetëm për zhvillimin ekonomik, por edhe për arsyen se izolimi i Kosovës i ka dhënë ngritje depërtimit të rrezikshëm e të paparë të islamit radikal. Përderisa kosovarëve nuk u lejohet të udhëtojnë për në Evropën Perëndimore apo Bashkimin Evropian, ata janë të lirë të udhëtojnë për në lindje në Turqi e më tej.

Fundamentalistat islamikë nga bota arabe kanë qenë duke financuar lëvizje politike, ndërtuar xhami aty ku kurrë nuk ka pasur në Kosovë, dhe duke u dhënë para grave që jetojnë në varfëri si këmbim që ato ti veshin shamitë dhe ti dërgojnë bijtë e tyre në shkolla fetare. Për herë të parë që nga 1912 (kur okupimi 425 vjeçar i trojeve shqiptare nga Perandoria Turke Osmane u përmbys) fundamentalistat islamikë, të refuzuar gjerësisht nga shqiptarët në gjithë Ballkanin, ia kanë dalë që të infiltrojnë një popullsi laike myslimane, të cilët kanë jetuar krah për krah me fqinjët katolikë, të krishterët ortodoks, dhe hebrenjt në harmoni për vite e shekuj të tërë. Islami radikal është në kundërshtim me modelin shqiptar të islamit, thelbi i të cilit është toleranca ndërfetare, respekti, dhe mirëkuptimi.

Qeveria e SHBA-ve gjithashtu e ka dështuar popullin e Kosovës duke iu bashkuar BE-së në ngritjen elitave politike të korruptuara të Kosovës. Në këtë proces, Amerika e ka abuzuar fuqinë e saj tek shqiptarët, grupi etnik më pro-Amerikan e pro-demokraci në Evropën Juglindore. Duke ia dorëzuar pushtetin pas luftës pothuajse pa përjashtim atyre që do t’u bindeshin kërkesave të Perëndimit, Perëndimi dështoi që të shfrytëzonte ekspertizën dhe shkollimin e shumë profesionistëve kosovarë. Duke qenë e dyta kundrejt Evropës, administrata e SHBA-ve i ka mundësuar Beogradit që të hyjë në vakumin e krijuar nga mungesa e unitetit dhe vendosmërisë së 28 shteteve anëtare të BE-së, pesë nga të cilat refuzojnë ta njohin Kosovën si shtet i pavarur.

Në të njëjtën kohë, shumë kosovarë e mendojnë vetveten si minoritet i shtypur, të nënshtruar ndaj tekave të Serbisë, Rusisë, dhe BE-së që konspirojnë kundër vendit më të ri në botë. Realiteti është që shqiptarët janë shumica dërrmuese e shtetit të ri dhe në vend se të vajtojnë rreziqet e vërteta e të imagjinuara ndaj ekzistencës së Kosovës, zyrtarët e zgjedhur duhen të përqendrohen në punë të qeverisjes, policisë, ofrimin e energjisë, ujit, shkollimin adekuat, dhe kujdesin shëndetësor për të gjithë qytetarët, dhe të paraqitjes së masave anti-korrupsion në çdo institucion publik, si lokal ashtu edhe në nivel qendror.

Qeveria e Kosovës e ka fuqinë ta ndryshojë të ardhmen e bisedimeve Prishtinë-Beograd duke marr kontrollin mbi marrëdhëniet me serbët në Kosovën veriore. Gjithashtu, ajo ka fuqinë që ti rezistojë krijimit të gjykatës speciale për krime lufte për Kosovën, kur as shumë pak trupa serbë paramilitare e militare nuk janë sjellë para drejtësisë për okupimin 10-vjeçar të Kosovës, dëbimin e një milion kosovarëve, dhe vrasjen e dhunimin e mijërave pa u ndëshkuar fare prej 1998-1999. Qeveria e Kosovës mund të përqendrohet në sjelljen e kësaj padrejtësie para vëmendjes ndërkombëtare. Kjo thjesht është çështje e vullnetit politik.

Kosova mund të jetë e suksesshme, por nuk do ta arrijë atë po qe se kosovarët nuk ngriten përballë problemeve dhe nuk bëhen zot të fatit të tyre. Përndryshe, Kosova do të vazhdojë të rrëshqasë në një gjendje të limbos politike dhe ekonomike dhe ajo do jetë në mëshirën e fuqive të huaja. Ka ardhur koha që kosovarët, sidomos të rinjtë, ta shfrytëzojnë momentin dhe të nisin veprime jo të dhunshme që të sjellin vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj tatëpjetës që e ka marrë Kosova. Është po ashtu koha që burrat dhe gratë e afta në diasporën shqiptare – shumë prej të cilëve ia kanë kthyer shpinën Kosovës që kur pavarësia u deklarua me 2008 – ta ndihmojnë Kosovën që të dalë nga situta dëshpëruese sociale dhe ekonomike në të cilën ajo gjendet. Përndryshe, Kosova do të vazhdojë të rrëshqasë në një limbo ekonomike e politike, dhe do të jetë në mëshirën e vazhdueshme të fuqive të huaja. (Shirley Cloyes DioGuardi)

(Shirley Cloyes DioGuardi, analiste e politikës së jashtme e specializuar për konfliktet në Ballkan dhe Këshilltare për Çështje të Ballkanit pranë Ligës Qytetare Shqiptare Amerikane.)

LUFTËTARËT E DJESHËM, VARFANJAKËT E SOTËM TË ANASHKALUAR

SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ

Turniri sportiv humanitar, i organizuar në prag të pushimeve verore, përmbylli veprimtaritë e gjysmës së parë të vitit. Ky aktivitet sportiv, tashmë, i kthyer në traditë për Shoqatën “Sali Çekaj”, është i veçantë në Mërgatën tonë. Të vetëdijshëm për qëllimin fisnik të organizatorëve për manifestimin sportiv – garues, pjesëmarrësit janë fort të vullnetshëm për të kontribuar, që nga pagesa për regjistrimin për turnirin sportiv e deri tek ushqimi dhe pijet freskuese. Nga organizimi i këtij turniri sportiv humanitar janë tubuar 3.577 euro, të cilat u janë dhuruar familjeve skamnore në Kosovë dhe në trevat tjera shqiptare.Të harruar nga pushteti mafioz

Në përfundim të aktivitetit, kryetari i Shoqatës, Osman Ferizi, në emër të Kryesisë, falendron pjesëmarrësit, duke e bërë transparencën e duhur për shumën e parave të tubuara përgjatë aksionit humanitar si dhe destinimin, përcaktimin përse do të përdorën paratë në fjalë.

Anëtarët e dy Shoqatave, të pagëzuara me emrin e komandantit dhe të komisarit Sali Çekaj, përkatësisht në Gjermani dhe Zvicër, të drejtuara nga bashkëluftëtarët e heroit Sali Çekaj: Osman Ferizi dhe Saim Tahiraj, të cilët kanë edhe shokë të tjerë të luftës si dhe anëtarësi me përkushtim shumëvjeçarë, për ta ndihmuar popullin e Kosovës në kohë pushtimi dhe terrori, luftën për çlirim, tani, në liri, janë orientuar për të ndihmuar invalidët, luftëtarët e djeshëm, varfanjakët e sotëm, të anashkaluar, të harruar nga pushteti mafioz e kriminal, i cili, me cinizëm e përtallje, thirret në “luftën e bërë”, më sakt, luftën e pabërë!

Si vrojtues nga afër, me prani në dorëzimin e çilsave të shtëpisë, këtyre invalidëve dhe luftëtarëve, njohja me modestinë e tyre, që, gjithësesi, të imponon respekt, ata, më shumë se sa skamja personale, i shqetëson padrejtësia kolektive. Këta njerëz të mirë, atdhetarë të devotshëm, që njëmendësisht e vunë jetën e tyre në roje e shërbim të Atdheut, kurrë nuk protestuan për mbrojtjen e kriminelëve, kur, me të drejtë, prangoseshin për krimet e tyre makabre; kurrë nuk kërkuan rroga e privilegje; kurrë nuk kërkuan favore për vete dhe fëmijtë e tyre, edhepse do t`u gëzoheshin shkollimit të fëmijëve të tyre. Madje, ka syrësh, fëmijtë e të cilëve shkëlqejnë në mësime, por nuk kanë mundësi materiale për shkollimin e tyre.

Është folur dhe shkruar edhe më parë për veprimtaritë e shumanshme të dy Shoqatave simotra, me emrin e përbashkët “Sali Çekaj”, përkatësisht, në Gjermani dhe Zvicër. Dhe, gjithëherë në supërlativë e faktueshëm. Andaj, për t`i ikur tautologjisë, përsëritjes, ne do të pasqyrojmë vetëm veprimtarinë e kohëve të fundit, madje, vetëm për njërën syrësh: Shoqatën “Sali Çekaj” në Pfaffenhofen të Bavarisë, Gjermani.

Kur Shoqata ka përmbyllur një aksion, ajo fillon me aksionin e radhës, pjesë e planifikimit në programin e saj. Për ta nisur ndërtimin e një objekti, shtëpi banimi, Shoqata konsultohet, paraprakisht, me eprorët ushtarakë të luftës, të cilët propozojnë njeriun, ish-luftëtarin meritor në nevojë. Diç të tillë kanë të drejtë ta bëjnë edhe anëtarët e Kryesisë ose, thjesht, të anëtarësisë. Por, verifikimi i propozimeve, madje nga kushdo qoftë, është detyrë e Kryesisë.

Kryesia e Shoqatës “Sali Çekaj” ka një përfaqësim të harmonishëm të shtrirjes gjeografike të Kosovës e më gjerë: nga Kosova Lindore, Kaçaniku, Llapi, Vushtria, Drenica, Klina, Gjakova, Deçani, Prizreni, Peja, Lezha (Shqipëri) e tjerë.

Ushtari i Kosharës, Nimon Arifaj, favorit i Shoqatës
Favoriti i radhës i Shoqatës zëmirë “Sali Çekaj”, në Pfaffenhofen të Bavarisë ishte Nimon Arifaj, ish-ushtar i Kosharës. Sugjerimin për ta bërë me shtëpi ushtarin në fjalë e dha ish-Komanda e tij. Kryesia, në konsultim me anëtarësinë, aprovoi sugjerimin e eprorëve të Kosharës dhe aksioni filloi.

Ndonëse aksionet e Shoqatës janë në vijmësi, anëtarësia e Shoqatës, mërgimtarët bashkëkombas vendorë, nuk mund t`i përballojnë të vetëm. Andaj, kryetari Osman Ferizi, me bashkëpunëtorë, ka zgjëruar rrethin e vullnetarëve solidarë përtej Pfaffenhofenit, si në: Mynih, Starberg, Rosenheim, Wiesbaden, Mannheim, Landshut, Ludwigshafen, Koblenz, Stuttgard dhe qendra tjera, ku punojnë e jetojnë miq e dashamirë të veprimtarëve të Shoqatës. Në një kohë rekorde u tubuan 24.500 euro, duke përshpejtuar dorëzimin e çilsave të shtëpisë ish-ushtarakut të Kosharës, Nimon Arifaj.

Kryesia e Shoqatës “Sali Çekaj” vlerëson lart kontributin vullnetar të mërgimtarëve. Ajo mendon dhe vepron për koston, çmimin më të lirë të mundshëm për realizimin e një aksioni, pa e dëmtuar fare cilësinë e objektit. Për kryerjen e disa punimeve anësore, qoftë sigurimin e lëndës drusore; të gurëve dhe të rërës; bërjen e projektit, angazhon bashkëvendorët, të cilët ndihmojnë vullnetarisht, pa shpërblim.

Gjithashtu, Kryesia e Shoqatës, nën përkujdesjen direkte të kryetarit Osman Ferizi, kontrakton firma vendore, të cilat, duke vlerësuar nismën solidare humanitare të mërgimtarëve, për ta bërë skamnorin me konak, shtëpi, punojnë pa asnjë përfitim, vetëm sa për të mbuluar shpenzimet e domosdoshme, siç janë pagesa e punëtorëve dhe të tjera.

Përfundimin e një aksioni në Raishe të Deçanit, e pason nisma për ndërtimin e një shtëpie tjetër, tashmë, në fshatin Semaj të Kaçanikut, gjithashtu për një ish-luftëtar të Kosharës, Jeton Xhemajl Hasanit. Sugjerimi, kërkesa për këtë aksion është bërë nga ish-luftëtari dhe asamblisti i Kuvendit komunal të Deçanit, Bekë Osmanaj.

Shoqata “Sali Çekaj”, në Pfaffenhofen të Bavarisë, veprimtarinë e saj humanitare e dëshmon edhe në degëzime tjera. Me 400 euro është ndihmuar Klubi Futbollistik “FC Kosova”, në Mynih; ndërsa me 300 euro është ndihmuar ushtari i UÇK-së Ali Mehmet Hoxha, nga fshati Budakovë i Suharekës. Më 2.500 euro do të ndihmohet një ushtar tjetër i UÇK-së, Ismet Kyçyku, në lagjën “Arbana” të Prizrenit. Këtë ndihmë e ka sugjeruar dhe motivuar anëtari i Kryesisë të Shoqatës, Azem Daka.

Harmonia ndërfetare – traditë e shqiptarëve

Kryesia e Shoqatës “Sali Çekaj”, në Pfaffenhofen të Bavarisë, e përbërë nga Osman Ferizi – kryetar, Gazmend Dashi – nënkryetar, Zymer Zeneli – arkatar, Mustafë Shala, Azem Daka, Ardian Ndreka, Rafet Mehmeti, Shemsi Haziri, Ymer Graiçevci, Shaban Muli, Selman Syla, Maxhun Smajli- anëtarë, është unike, e njëmendjeje në marrjen e vendimeve për veprimtaritë e Shoqatës. Dikur, Shoqata shfrytëzonte bujarisht lokalet e Kishës Protestante, ndërsa tani ka siguruar një lokal me hapësirë të bollshme me qera mujore.

Shoqata bashkëpunon me të gjitha institucionet fetare, qofshin ato shqiptare, gjermane dhe të popujve tjerë, me rezidencë në Pfaffenhofen dhe qytetet tjera në Republikën e Bavarisë. Në veprimtaritë, manifestimet e ndryshme të Shoqatës, janë pjesëmarrës klerikët e konfesioneve, besimeve të ndryshme. Ata ftohen në tribunë dhe japin mesazhe paqeje, harmonie dhe dashurie ndërnjerëzore, pavarësisht ndryshimeve në formën e besimit, gjuhës, racës, gjendjes ekonomike të popujve. Shoqata ka organizuar takime – debat lidhur me polarizimet, ekstremizmin fetar në shoqërinë e përbotshme njerëzore, si profilakësi, parandalesë për mjedisin shoqëror vendor.

Shoqata shqiptaro – gjermane “Sali Çekaj”, në Pfaffenhfen të Bavarisë, në kuadrin e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me administratën komunale dhe institucionet fetare vendore e më gjerë, dy vjet më parë parashtroi kërkesën, bindshëm të motivuar, për vendosjen e bustit të Nënës Tereze, të kësaj Nëne të përbotshme e hyjnore, në Kompleksin e Kishës Katolike në Pfaffenhofen të Bavarisë. Kjo kërkesë, sa fisnike e njerëzore, aq edhe atdhetare, e Shoqatës është pranuar dhe aprovuar më 17 qërshor 2014. Ndihmesë të pashoqe për këtë ka dhënë edhe Prifti Faulhaber, tashmë, i ndjerë. Ndjesë pastë! Shoqata e kujton me respekt e admiratë dhe lutet për prehjen e Tij në paqen hyjnore! Shoqata ka hartuar planin për realizimin e këtij projekti dhe aksioni të shënuar.

Shkolla shqipa – kërkesë legjitime

Në një takim me ministrin e Diasporës në Mynih, autori i këtij shkrimi shprehu shqetësimin për nivelin e përtokshëm të Shkollës shqipe në Mërgatë. Madje, duke shprehur keqardhje të skajshme për krahasimin, bëri pyetjen shokuese: ” A e dinë Ministri me bashkëpunëtorë se Mësimi në Gjuhën Shqipe në Mërgatë, ka qenë shumë më mirë i organizuar dje, nga ish-Jugosllavia, se sa sot nga shteti i Kosovës së lirë”! Thonë se e vërteta vret shumë dhe ministri në fjalë u hodh “si zorra në prush”, reagoi ashpër e pamatshëm, se “nuk e dua Jugosllavinë me ma lye edhe me ar”, por pa mundur për ta demantuar një të vërtetë absolute.

Përkeqësimi i Shkollës Shqipe në Mërgatë ka filluar në vitet `90-a, duke u stërkequr pas çlirimit të Kosovës, edhepse duhej të ndodhte e kundërta. “Tani e keni shtetin e Kosovës dhe kjo është përgjegjësi e administratës shtetërore”, – thonë organet lokale e qendrore në shtetet ku punojnë e jetojnë shumë mijërat e mërgimtarëve shqiptarë. Kjo është edhe pengesa bazë për klubet e shoqatat shqiptare në Mërgim, të cilat nuk arrijnë ta bëjnë organizimin e pavarur, pa ndërhyrjen e organeve kompetente të Kosovës.

Mërgimtarët e Pfaffenhofen-it, të organizuar në Shoqatën e tyre zëmadhe “Sali Çekaj”, me kohë kanë kërkuar hapjen e Shkollës shqipe, me mësim plotësues në gjuhën amëtare, sepse numri i nxënësve shkollarë është rritur, shumëzuar. Por, heshtja nga Atdheu ka vazhduar, duke mos e marrë në konsideratë kërkesën në fjalë ose, më sakt, duke premtuar dhe mosrealizuar.

Ndërkohë, Shoqata ka vepruar njëanshëm, duke angazhuar fëmijtë, nxënësit shkollarë në folklorin burimor kombëtar: këngë, valle dhe recitime. Mësimin, ushtrimin e fëmijëve e bëjnë dy anëtarët e kryesisë të Shoqatës: Shemsi Haziri dhe Gazmend Dashi. Grupi artistik i fëmijëve shqiptarë merr pjesë në organizimet kulturore të qytetit, në shkolla, në manifestimet kishtare e tjera. Përfaqësimin dinjitoz e bën në emër të kulturës kombëtare shqiptare.

Festat kombëtare e shtetërore – relaksim për mërgimtarët

Kosova e lirë, qoftë edhe pjesërisht, ka shpenguar, në një masë, shpirtin e mërgimtarit, për të festuar hareshëm, për të gëzuar edhe në mërgimin e largët. Festat kombëtare e shtetërore janë një relaksim dhe organizimi i tyre publik është i mezi-pritshëm nga të gjitha moshat. Më se shumti u gëzohen këtyre festave fëmijtë dhe bota femërore shqiptare, e cila, edhepse jeton në civilizimin, qytetërimin kulmor botëror, përsëri pjesën më të madhe të kohës gratë e kalojnë në shtëpi.

Kryesia e Shoqatës “Sali Çekaj”, në Pfaffenhofen, i njeh këto dëshira të mërgimtarëve, andaj edhe organizon festimin publik, në sallë, me pesëmarrjen e fëmijëve në programin artistik dhe të këngëtarëve të muzikës popullore. Pjesë e programit, me shoqërimin koral të disa këngëve të bujëshme dhe në vallëzimin masiv bëhet edhe publiku. Dhe, kjo hare zgjatët në kohë, në shumë orë. Por, gratë e vyeshme mërgimtare janë të gatshme të gatuajnë dhe të sjellin ushqimet e lloj-llojshme të kuzhinës tradicionale shqiptare, të cilat gjithëherë pëlqehen nga mysafirët vendorë – gjermanë, të pranishëm në festat tona.

Ngritja e Flamurit në Vlorë- kryefestë kombëtare

Festa e Flamurit kombëtar, e pavarësisë të Shqipërisë, mbylli serinë e manifestimeve për vitin e shkuar. Interpretimin e Hymnit Kombëtar e bënë vajzat: Rinora Hoxha dhe Kolesa Hysenaj. Moderatorja rinore, Fjolla Haziri, e lindur dhe e rritur në këtë mjedis, nga prindër të mrekullueshëm dhe veprimtarë të palodhur, realizoi suksesshëm moderimin e kësaj mbremjeje festive. Anëtari i Kryesisë, Shaban Muli, në hapje të manifestimit, përshëndeti mysafirët dhe mërgimtarët e pranishëm në sallën festive, të dekoruar dhe të zbukuruar për ngjarjen më të shënuar historike.

Fjalën e rastit për Pavarësinë e Shqipërisë dhe Flamurin Kombëtar, për datën e shënuar kombëtare e historike, e mbajti anëtari i Kryesisë të Shoqatës, poeti nga Kishna Reka e Drenicës, Selman Syla. Ai përvijoi shkaqet, rrethanat dhe aktorët e realizimit të pavarësisë dhe të ngritjes të Flamurit të Skënderbeut nga plaku urtak vlonjat Ismail Qemal Vlora.

Mërgata shqiptare i ka heronjtë e vetë, i ka veprimtarët veteranë, të cilët, të ngulitur në trojet e huaja, në vitet `70-a, si djem të rinj, kanë mbetur gjithnjë aktiv edhe sot në moshën tej 70 vjeçare. Ata, zakonisht, nuk mungojnë as në raste gëzimesh, festash, por as në hidhërime në mjediset ku vepron Shoqata. Kësaj radhe munguan me arsye veprimtarët veteranë: bacë Nikollë Skeli, i cili kishte mort në familje dhe bacë Mehmet Koka, i cili u ndodh në Atdhe. Por, ata u bënë të pranishëm me telegramet që i dërguan asaj mbremjeje festive Shoqatës “Sali Çekaj”, me urimet më të mira për të pranishmit, duke shprehur pengun e madh që mungonin, për herë të parë, në kremtimin e kryefestës, siç është ngritja e Flamurit Kombëtar, tej një shekulli më parë, në Vlorën tonë historike.

Programi festiv vazhdoi me recitimin e Era Kolgecit “Vlora nuse”. Pastaj, vargje të përzgjedhura nga “Gjuha jonë” e Naimit dhe “Lahuta e Malsisë” të Fishtës, interpretuar nga Vlera Kolgeci, Rinora Muli dhe Adriatik Daka. Grupi i fëmijëve mbylli pjesën e parë të programit me “Vallja e Pavarësis” dhe “Vallja e Burrave”, me regji dhe skenim nga Gazmend Dashi e Shemsi Haziri.

Në pjesën e dytë të programit protagonistë janë këngëtari Shefqet Rexhepi dhe Mirëjeta Selimi, nën shoqërimin muzikor të sinistit Afrim. Ndërsa vallëzimi ka autorësi të përbashkët – publikun, me dominim të dukshëm të botës femërore.

Shoqata “Sali Çekaj” bashkëpunon me Shoqatat simotra

Kryesia e Shoqatës “Sali Çekaj”, me kryetar Osman Ferizin, u kushton rëndësi të veçantë bashkëpunimit me shoqatat simotra të Mërgatës dhe në veçanti të atyre që veprojnë në hapësirat e Bavarisë. Njëra nga këto është edhe Shoqata “Rrufeja” e Mosburgut. Në mbremjen festive të Flamurit, kjo Shoqatë prezantoi praninë e saj me kryetarin Shaip Buleshkaj, nënkryetarin Naim Haxhijaj, anëtarin e kryesisë Arif Arifaj dhe Luan Haxhijaj, të cilët shoqëroheshin edhe nga familjet e tyre.

Spontanisht e natyrshëm vallëzimi u kthye në një spektakël artistik burimor. E reja shtat-selvi, Majlinda Haxhijaj, nga Shoqata “Rrufeja”, e veshur me fustanin-flamur, të dizanjuar në Kosovë, tërhoqi vëmendjen e publikut numerikë. Majlinda, e shoqëruar nga e motra Arlinda, kushërira Eglantina Haxhijaj dhe simotra tjera, vajza e nuse, si dhe djem e burra masivë, i dhanë sharm dhe hijeshi mbremjes festive.

Shoqata ka një bashkëpunim dhe bashkërendim të veprimtarive me aktivin simpatik të LDK-së të Starnbergut. “Edhepse e shtunë, punova deri në orën 20.oo, sepse gjermanët duan respektim të orarit të punës. Një orë bëra për të dalë nga qyteti i Mynihut dhe për të ardhur në Pfaffenhofen. Kryesia dhe anëtarësia e Shoqatës “Sali Çekaj” janë të organizuar mirë dhe po bëjnë punë të mbara për Kosovën. Prandaj, në respekt të kësaj Shoqate erdha për të festuar së bashku, edhepse tri orë me vonesë”, – thotë Afrim Mulaj, njëri nga donatorët në të gjitha aksionet që ka ndërmarrë Shoqata e zëshme “Sali Çekaj” në Pfaffenhofen dhe aktivi i LDK-së në Starnberg të Bavarisë.

Figurë të shkëlqyer, në mbremjen festive, bëri një grup djemësh nga Ingolstadt-i. Përgjatë gjithë mbremjes ishin gazmorë dhe aktiv në kërcim, vallëzim dhe shoqërim të këngëtarëve. Nga porosia e këngëve luftarake dhe të trimërisë, mësuam se ishin nga Drenica. Edhe atëherë kur këngëtari përshëndeti për fund të kremtimit, djemtë e Drenicës shtruan “sofrën”, për të vazhduar me këngë dhe valle. Këngëtarët dhe publiku u “dorëzuan”, për të vazhduar ahengun, muzikën.

Jo zhdukjes së Shqipërisë

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Armiqtë tradicional të Shqipërisë (kolonizatorët e trojeve tona arbërore) janë agresiv sepse ishin agresiv; dhe ishin agresiv pasi janë agresiv. Skllavi mban nën kontroll padronin plotësisht, ashtu si ky mbikëqyr skllavin; në kuptimin që teknikat ndëshkuese të përdorura nga padroni janë zgjedhur në varësi të sjelljes së skllavit që i nënshtrohet atij. Paralajmërim për luftën e madhe

Bota po bëhet gjithnjë më e rrezikshme. Janë dy ngjarjet në 2014 që unë potencoj:
• Pushtimi rus i Ukrainës
• Deklarata e IS për një Kalifat të ri në Lindjen e Mesme
Kjo tregon një realitet të dukshëm më sfiduese për politikën e jashtme dhe të sigurisë së Shqipërisë, Kosovës dhe gjithë trojeve shqiptare.
OKB-ja e paralizuar
Nuk kam besim në Kombet e Bashkuara si një problem-zgjedhëse në këto konflikte.
Rusia zbut retorikën, por përgatitet më fortë ushtarakisht.
Rreziku që ne jemi përballë një kopjeje myslimane-arabe të luftës tridhjetëvjeçare Evropiane nuk duhet të nënvlerësohet.
Lufta tridhjetëvjeçare është emri i një seri të luftërave brutale, kryesisht me prejardhje fetare (krishtere), të cilat shkatërruan Evropën në fillim të viteve 1600. Në pjesë të mëdha të zonave Gjermanisht-folëse, popullsia u përgjysmua.

***

Nevoja e rrënjosur thellësisht tek njeriu, për të mos u ndjerë vetëm dhe i humbur në botë, përmbushej nëpërmjet përfytyrimit të një Zoti që thuhet se ka krijuar këtë botë dhe që shqetësohet për çdo krijesë të tij. Fetë me të madhe keqpërdoren, politizohen. Prandaj edhe luftërat kryesisht fetare. Jemi me fat që Shqipëria për momentin nuk është anëtare e BE-së, sepse të gjithë shqiptarët do të iknin jashtë. Ndërkaq, si anëtare e BE-së, edhe Shqipëria do të ishte e detyruar të pranojë azilkërkues aventuristë afrikan-aziatik, të cilët në mënyrë masive, brenda 2-3 viteve, do ta kolonizonin tërësisht Shqipërinë lilipute. Kriminaliteti do të dhjetëfishohej (sidomos dhunimet seksuale), fukarallëku pesëfishohej, shqiptaria 100% do të tjetërsohej/asimilohej. Nuk jam aspak kundër asnjë kombi apo feje – nëse ata do të rrinin atje ku e kanë vendin. BE është penduar rëndë pse ka kolonizuar tokat e veta, ka dështuar keq me “integrimin” e tyre, sidomos Franca, e cila pas masakrimeve të gazetarëve kot e ka të bërtet ”Je suis Charlie”; nuk duheshe aspak t`i lejojë të shkelin në territorin e saj, as si turistë bile…

***

Individët dhe grupet shfaqin dallime të jashtëzakonshme në prirjen e tyre për të kryer mizori kur ngjallet urrejtja kundrejt një grupi tjetër. Në luftën e dytë botërore mizoritë kufizoheshin në formacionet e posaçme të nazistëve, çetnikëve, bolshevikëve rus…ndërkaq trupat e rregullta ushtarake të palëve nuk kryenin krime lufte të atij niveli.
Njihet fakti se asnjë luftë mes popujve nuk ndez aq urrejtje dhe mizori sa lufta civile, në të cilën të dy palët në përplasje njihen mjaft mirë me njëra-tjetrën.
Gjatë luftërave, shkatërrimi i plotë i një armiku nuk është i dëshirueshëm vetëm nëse ka një kulturë me atë të palës ndërluftuese dhe, në veçanti, nëse ndan me të interesa dhe vlera të njëjta.

***

Iku Enveri, erdhën tjerët…të cilët mossuksesin e tyre me qeverisjen e vendit e arsyetojnë me retorikën banale: “Ne nuk kemi humbur por dështuar për të fituar”.
Një atdhetar, akademik dhe intelektual prej më të mëdhenjve, më shkroi:
”Nuk e kuptoj (…) se si shpjegohet që toka shqiptare pjell me bollëk në krye të politikës mercenarë, tradhtarë, njerëz bastardë, prostituta në shërbim të të huajve (…) Por fatkeqësia jonë më e madhe kombëtare (…) është se në Tiranë kemi një klasë politike tradhtare. Kjo është edhe arsyeja që parlamenti shqiptar është parlament tradhtarësh. Shqipëria është i vetmi vend në botë, i cili në parlamentin e vet nuk ka një krah nacionalist, prandaj edhe Janullatosi ka ngritur në Tiranë shtetin e vet shumë më të fuqishëm sesa shteti zyrtar shqiptar(…)”

***

Asnjë kryetar shteti, asnjë qeveri nuk deklaron haptas se dëshiron të nënshtroj vullnetin e popullit; përkundër, përdorë një frazeologji të re që duket krejt e kundërt me atë të vjetrën. Asnjë diktator nuk përcaktohet si i tillë, dhe çdo sistem pretendon se shprehë vullnetin e popullit. Në vendet e “botës së lirë dhe civilizuar”, në të kundërt, autoritarizmit në kulturë, në punë, në politikë, i kanë zënë vendin “autoriteti anonim” dhe manipulimi.

***

Lexojë titujt:
Vajzat e reja shqiptare të shtetit amë, martohen me pleqtë e gërditshëm të shteteve fqinjë dhe ia rrisin natalitetin “Maqedonisë”, Serbisë. Mafiozët e kanë uzurpuar bregdetin, plazhet dhe ujin; kanë ndërtuar pa leje dhe u shesin apartamente të huajve, kolonizojnë vendin. Qeveritë e deritanishme e kanë uzurpuar, plaçkitur, shitur te të huajt dhe privatizuar tërësisht pronën shoqërore…
*
Serbët kërkojnë të grabisin edhe zemrën / mushkëritë e Kosovës, Trepçën. Fundamentalistët islamik shqipfolës luftojnë dhe vriten për Siri por asnjë plumb nuk e shkrepën për nënën Shqipëri. Do pleshta protestojnë me parullën: “Mos i vrisni qentë endacakë” por nuk protestojnë aspak kur qentë copëtojnë fëmijët dhe terrorizojnë popullatën e moshuar; kërkojnë vendbanime për qentë por nuk janë aspak të interesuar të kërkojnë vendbanime, ushqim dhe medicinë për specien e vetë, për fukarenjtë e pastrehë, pleq dhe të sëmurë që ditët dhe netët e ftohta dimërore i kalojnë nën qiellin e hapur, të zhveshur dhe të uritur…
**
“3439 qytetarë shqiptarë të Shkupit, Tetovës e Kumanovës kanë ndërruar emrat shqip për shkak të bindjeve fetare ku ndikim më të madh kanë hoxhallarët”. Ndotja e ajrit vazhdon, qytetarët e Tetovës dhe Shkupit nuk mund të marrin frymë…

***

Shtet

Qeveria e shtetit, autoriteti më i lartë i cili vendos mbi një zonë gjeografike ose territor, zakonisht quhet një vend. Prandaj ai vend gjithashtu shpesh quhet për një “shtet”, si “shteti Gjermania”, ose “shteti Suedia” etj. Një vend që në këtë mënyrë e qeverisën vetveten, gjithashtu quhet një shtet sovran. Shumica e shteteve sovrane të botës, me pak përjashtime, janë anëtarë të OKB-së.
E drejta ndërkombëtare përcakton kërkesa të caktuara që një vend duhet të përmbushë përpara se të mund të njihet si një shtet i mirëfilltë dhe të bëhet një anëtar i Kombeve të Bashkuara:
1. një popullsi të përhershme
2. një territor të përcaktuar, definuar
3. një qeveri
4. aftësia për të pasur lidhje me shtetet e tjera (Konventa e Montevideos e 1933)
Për më tepër, është e zakonshme të pohohet se shtetet tjera nuk kanë pretendime në territorin, dhe se qeveria duhet të ketë kontroll efektiv mbi të gjithë territorin.
Ka vende që nuk janë anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe të cilat nuk janë të njohur gjerësisht si një shtet, për shembull, Kosova, Republika Turke e Qipros Veriore, Palestina, Somalia, Tajvani dhe Sahara Perëndimore.
Edhe Shqipëria e sotme “demokratike” formalisht është anëtare e Kombeve të Bashkuara por:
• nuk ka një popullsi të përhershme, prej 4 milionëve është zvogëluar në 2 milion. Shumica u shpërngulën në Greqi, Itali…
• nuk ka një qeveri të mirëfilltë që të ketë kontroll efektiv në të gjithë territorin e saj, por Jugun ia ka dorëzuar Greqisë e cila ka uzurpuar KOASH e tani kërkon naftë në ujërat tona, kërkon Verio-Epirin…kërkon dru b…
• Nuk ka aftësi për të pasur lidhje të pavarura me shtetet tjera, sepse më përpara duhet që ato të miratohen nga shteti grek.

***

Kushtet themelore që shpesh çojnë në rritjen e rrezikut të vendit janë:

A. Paqëndrueshmëria politike; qeveritë e korruptuara dhe të pakualifikuara, grushtet e shtetit, revolucionet, marrëdhënie të tendosura me shtetet fqinje dhe të ngjashme
B. Paqëndrueshmëri sociale; zhbalancimeve të mëdha sociale, niveli i ulët i arsimit, shëndetësisë, punësimit, greva e gjatë dhe shkatërruese
C. Paqëndrueshmëria ekonomike; deficiti i madh në bilancin tregtar, shpesh në kombinim me borxh të lartë të huaj dhe inflacionit, infrastruktura e dobët (transportit dhe telekomunikacionit rrjeteve), varësia ekstreme në burimet e caktuara natyrore etj

***

Individët e veçantë, konstruktorët e mëdhenj të botës shqiptare do të mbizotërojnë aty ku Zoti, pseudo-intelektualët, pseudoatdhetarët dhe partitë politike mafioze kanë dështuar. Urdhërimi i dashurisë vëllazërore është i dënuar të jetë i pavlefshëm, por konstruktorët e mëdhenj do ta ngjallin në një jetë të re; në të kundërtën, sipas studimeve të mia…brenda 40 viteve do të shkombëtarizohemi, tjetërsohemi, asimilohemi dhe zhdukemi tërësisht si komb, si racë. As varret nuk do të na mbesin – do të na i shkatërrojnë armiqtë. Prandaj, domosdoshmërish, media t`u japi terren vetëm atdhetarëve dhe intelektualëve të mirëfilltë pa marrë parasysh se a i njohin fizikisht (shkrimet flasin vet) dhe të mos botojnë “Analizat” e amatorëve me diploma false që në realitet e kanë vendin në Qendrat Psikiatrike.
Të rreshtohemi pas konstruktorëve, të vetmin subjekt që mund të shpëtoj kombin nga agresioni i jashtëm, nga pështjellimi dhe nga humbja përfundimtare.

Nuk ka jetë pa probleme dhe nuk ka probleme pa zgjidhje.