LAJMET NGA KOSOVA

  • Ministri gjerman: Me Vuçiqin në krye, Serbia nuk anëtarësohet në BE

    19 Mars, 2024

    rothMinistri gjerman, njëherësh kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut, Michael Roth, ka akuzuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, se sa të jetë ai në krye nuk ka asnjë mënyrë që Serbia të hyjë në BE.

     

    Deklarata e Roth-it erdhi si reagim pas fjalimit të presidentit Vuçiq, ku paralajmëroi Perëndimin se do të duhej të zgjidhte mes Kosovës dhe ...

  • Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë diskutojnë në Bruksel për dinarin serb

    19 Mars, 2024

    Bruksel Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë ndodhen në Bruksel për të diskutuar me të dërguarin e Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak, lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë, që është shndërruar në temë mospajtimesh mes qeverisë në Prishtinë dhe diplomacisë perëndimore.

     

    Zoti Lajçak së pari u takua me kryenegociatorin e Kosovës Besnik Bislimi dhe më pas me atë të Serbisë ...

  • Takimi në Bruksel: BE paralajmëron presion ndaj të dy palëve

    19 Mars, 2024

    Lajcak BislimiTë martën takohen në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq. Veç dialogut për normalizimin e marrëdhënieve temë bisede do të jetë edhe çështja e dinarit serb.

     

    Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, takohen të martën (19.03.) në Bruksel për takimin e radhës në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Zyrtarë të Bashkimit ...

  • Borrell: Do të vazhdojmë trysninë mbi Kosovën dhe Serbinë për zbatimin e marrëveshjes së normalizimit

    18 Mars, 2024

    Borrel trysniShefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, paralajmëroi të hënën shtimin e trysninë mbi Kosovën dhe Serbinë për zbatimin e marrëveshjes së arritur një vit më parë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

    Në prag të takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, zoti Borrell shprehu keqardhjen për moszbatimin e marrëveshjes për të cilën palët ...

  • Pa progres – Një vit nga Marrëveshja e Ohrit Kosovë-Serbi

    18 Mars, 2024

    oherKreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell shprehu keqardhjen që përkundër përpjekjeve të shumta të BE-së, si Kosova edhe Serbia kanë bërë përparim shumë të kufizuar në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

     

    Në 1-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së, kreu i diplomacisë evropiane Josep Borrell, tha se Kosova dhe Serbia duhet të fillojnë një epokë të re evropiane. Borrell iu ...

  • Borrell: Kosova dhe Serbia t’i japin fund periudhës së tensioneve dhe të fillojnë zbatimin e marrëveshjes së Ohrit

    18 Mars, 2024

    BorellShefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, u bëri thirrje të dielën Kosovës dhe Serbisë që t’u japin fund krizave e tensioneve, dhe të fillojnë një epokë të re evropiane, duke zbatuar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

     

    Zoti Borrell i bëri këto komente në një komunikatë në prag të përvjetorit të marrëveshjes për rrugën drejt ...

  • Jostabiliteti në Bosnje “ka efekt vargua” në Kosovë dhe më gjerë

    17 Mars, 2024

    eufor BosnjeNë vitin 2021, udhëheqësi nacionalist i serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, shkaktoi krizën më serioze politike që nga lufta e viteve 1992-95, kur tha se do ta tërheqë rajonin serb, të njohur si Republika Sërpska, nga institucionet shtetërore të Bosnjës: gjyqësori, sistemi i taksave dhe forcat e armatosura.

     

    Të tria këto përfaqësojnë shtyllat kryesore të shtetit, i ...

  • Vuçiq: Pres lajme të këqija për ne, do ta ndryshojmë qasjen në dialog

    17 Mars, 2024

    VucicPresidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të dielën se pret “vetëm lajme të këqija” për vendin e tij dhe se Serbia do ta ndryshojë qasjen në dialog me Kosovën, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian (BE).

     

    “Unë do të shpjegoj se si na mashtruan, ku dhe si na kanë gënjyer disa të ashtuquajtur miq, e shumë të tjerë, dhe ...

  • Ulutas: KFOR-i vazhdon përpjekjet për të parandaluar çdo përshkallëzim, i gatshëm t’i përgjigjet çdo sfide

    17 Mars, 2024

    Ozkan UlutasKomandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, Ozkan Ulutas, e vlerëson të qetë por ende të brishtë situatën e sigurisë pas tensioneve të vitit të kaluar në veri të Kosovës. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Ulutas tha se KFOR-i po vazhdon përpjekjet për të parandaluar çdo përshkallëzim ndërsa mbetet i gatshëm t’i përgjigjet ...

  • Escobar: Kurti më premtoi se do të shqyrtojë disa nga propozimet e mia për dinarin serb

    14 Mars, 2024

    escobarI dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, shfaqi shpresën të enjten se qeveria e Kosovës do të gjejë një zgjidhje lidhur me përdorimin e dinarit serb, ndërsa theksoi se sfidat në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve po sfidohen nga trajtimi i pakicës serbe në Kosovë.

     

    Pas një takimi mëse dy orësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, zoti Escobar tha ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"