LAJMET NGA KOSOVA

  • Jessen-Petersen: BE-ja t’ia bëjë të qartë Serbisë të sillet në përputhje me ligjet ndërkombëtare

    27 Prill, 2017

    PetersenSoren Jessen-Petersen, ish shef i misionit të OKB-së në Kosovë.

    Ish shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Soren Jessen Petersen, e ka cilësuar si ‘skandaloz’ veprimin e ...

  • Drejtësia franceze para vendimit për Haradinajn, ta lirojë apo ekstradojë në Serbi

    26 Prill, 2017

    HajredinajGjykata franceze në Colmar të enjten pritet të marr një vendim përfundimtar në lidhje me rastin Ramush Haradinaj.

    ​Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i partisë politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është ndaluar nga policia franceze më 4 janar, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit. Ai akuzohet nga drejtësia e Serbisë për krime lufte.

    Nisur ...

  • Unioni doganor ballkanik – ide interesante por afatgjatë

    25 Prill, 2017

    VucicKryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka hedhur idenë e krijimit të një unioni doganor, por ende nuk dihet se çfarë do të thotë kjo ide. Ekspertët thonë se ideja nuk është e keqe, por ka pengesa dhe mangësi të mëdha.

    Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq është promotori kryesor i të ashtuquajturit “unioni doganor” në Ballkanin Perëndimor. Ai mendon se “integrimi ...

  • Demarkacioni as këtë javë në Kuvend, PDK i kërkon Mustafës të veprojë

    24 Prill, 2017

    demarkacioniMarrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, nuk pritet të procedohet as këtë javë për ratifikim në Kuvendin e Kosovës.

    Pavarësisht kërkesave nga faktori ndërkombëtar që institucionet e Kosovës të përmbyllin këtë çështje gjatë këtyre ditëve, kryeministri dhe Qeveria e Kosovës, do të kërkojnë edhe një rast tjetër, për të shmangur votimin e demarkacionit në këtë fazë, për ...

  • Ymeri: Në vendin ku sundon krimi e padrejtësia, lëshohet urdhër-arresti për aktivistin që proteston për drejtësi, barazi e demokraci

    21 Prill, 2017

    Visar-Ymeri-Në vendin ku sundon krimi e padrejtësia, lëshohet urdhër-arresti për aktivistin që proteston për drejtësi, barazi e demokraci.

    Varësia e gjyqësorit të Kosovës nga pushteti politik po na shndërron në vend qesharak. Po bëhemi gazi i botës.

    Edhe pse aferat korruptive mes politikanëve, biznesmenëve e kriminelëve kanë dalë sheshit, me publikimin e dosjes “Pronto”, në vend se të lëshohet urdhër-arresti për ...

  • Kosovë, paralajmërohet urdhër arrest për Albin Kurtin

    21 Prill, 2017

    Albin KurtiNjë gjykatës i Gjykatës Themelore të Prishtinës ka paralajmëruar lëshimin e një urdhër arresti dhe që t’i caktohet masa e paraburgimit deputetit të lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti.

    Paralajmërimi i gjykatësit, pasoi një seancë në Gjykatën Themelore në Prishtinë lidhur me rastin e hedhjes së gazit lotsjellës vitin e kaluar në Parlamentin e Kosovës. Katër deputetë të lëvizjes Vetëvendosje Albin ...

  • Apostolova: Demarkacioni nuk është kushti i vetëm për liberalizim

    20 Prill, 2017

    Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë Natalyia Apostollova, duke folur për MSA-në tha se një vit më parë MSA-ja hyri në fuqi dhe se BE-ja në mënyrë konsistente ka përcjellë këtë punë me mbështetje financiare dhe këshilla.

    Ajo ka theksuar se kjo marrëveshje i mundëson Kosovës qasjen e lirë të tregut të BE-së.

    “MSA-ja në mënyrë proaktive ofron mundësinë për të mundësuar zhvillimin ekonomik të Kosovës përmes reformave që duhet të ...

  • Fjalimi i Albin Kurtit në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës mbajtur me 19 prill 2017

    19 Prill, 2017

    Albin-KurtiQytetarë të Republikës,

    Deputetë të Kuvendit,

     

    Edhe në Kosovë kemi emra biznesmenësh që për një kohë të shkurtër i kanë shumëfishuar pronat e të ardhurat e tyre në mënyrë eksponenciale, duke tejkaluar edhe Bill Gates-in e Steve Jobs-in në ShBA. Mirëpo, te ne në Kosovë, Bill Gates dhe Steve Jobs janë dy vëllezër, janë Blerim dhe Shkëlqim Devolli. Ata janë pasuruar ...

  • Mbi 26 mijë familje në Kosovë jetojnë në varfëri të skajshme

    19 Prill, 2017

    lypsi prNumri i familjeve me gjendje të rëndë ekonomike që marrin asistencë sociale, në dy vjetët e fundit, nuk ka ndryshuar dhe ai, sipas të dhënave të zyrtare të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, arrin në mbi 26 mijë, me rreth 108 mijë anëtarë.

    Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, flasin për rreth 17.6 për ...

  • Kosovë, Agjencia e Zbulimit konfirmon kërcënimet ndaj udhëheqësve politikë

    18 Prill, 2017

    AZKAutoritetet mbikëqyrëse të Agjencisë së Zbulimit të Kosovës, thanë të hënën se udhëheqësit më të lartë të vendit kanë qenë të kërcënuar nga individë dhe organizatat të dyshuara për veprimtari kriminale.

    Këto komente u bënë pas takimit të Komisionit parlamentar për siguri dhe mbikëqyrje të kësaj agjencie, ku shefi i kësaj të fundit Driton Gashi, ka raportuar rreth shtimit të ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"