LAJMET NGA KOSOVA

  • Sërish tension dhe gaz lotsjellës në Parlamentin e Kosovës

    15 Dhjetor, 2015

    Opozita nuk po lejon zhvillimin e seancave parlamentare. Përfaqësuesit ndërkombëtarë shprehen të shqetësuar mbi zhvillimet në kuvend. Ata kërkojnë nga deputetët e opozitës respektimin e institucioneve dhe ligjin.

    kuvendi i ksOpozita në Kosovë sërish hodhi gaz lotsjellës në parlamentin e Kosovës duke pamundësuar kështu që të mbahet seanca në sallën e rregullt të Kuvendit, ku do të diskutohej në lexim ...

  • Kosovë, opozita hedh sërish gaz lotsjellës në Kuvend

    14 Dhjetor, 2015

    lotsjelles ne kuvend ks 1Deputetët e partive opozitare në Kuvendin e Kosovës kanë hedhur sërish gaz lotsjellës në seancën që ishte parashikuar të mbahej për diskutime mbi buxhetin e vitit 2016, e për pasojë kryeparlamentari Kadri Veseli ka ndërprerë punimet si dhe ka thirrur një takim të Kryesisë.

    Nga raportimet e deritanishme, ka qenë pikërisht ...

  • Kritika Tiranës dhe Prishtinës, Ivo Vajgl: Mister, çfarë ndodhi në Kumanovë

    14 Dhjetor, 2015

    IVO-VAJGLIvo Vajgl është një eurodeputet slloven, por lidhjet me shqiptarët dhe Shqipërinë i ka të hershme. Pasi rrëfen këtë raport, në cilësinë e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, ai flet për ngjarjen e Kumanovës, ku nuk nguron të qortojë si Tiranën, edhe Prishtinën.

    Ivo Vajgl, eurodeputet slloven: Me lopata, një nga një po shkojmë, ...

  • Kosovë: Sërish gaz lotsjellës në parlament

    14 Dhjetor, 2015

    gaz lotsjellesGazi lotsjellës sërish bllokon parlamentin e Kosovës. Deputetët e partive opozitare hodhën gaz lotsjellës vetëm pas sekonda pas fillimit të seancës së parlamentit që pritet të diskutojë miratimin e buxhetit të vitit 2016, bashkë me 27 pika të tjera të rendit të ditës.

    Në hijen e zhvillimeve politike, qeveria ka miratuar buxhetin prej rreth 1.7 miliardë eurosh, duke shprehur ...

  • Shkon në 188 numri i nënshkrimeve nga intelektualët e Shqipërisë, kundër marrëveshjeve

    14 Dhjetor, 2015

    tirane po albinitPO ALBIN KURTIT, JO ZAJEDNICËS!

    Ne qytetarë të  Republikës së Shqipërisë, intelektualë, pedagogë, artistë, profesionistë, studentë, me besimin se vullneti i popullit do të frymojë politikat kombëtare, shprehim sot mbështetjen e plotë për luftën dhe përpjekjet e qytetarëve të Kosovës për forcimin e shtetit në luftë të papajtueshme me çdo shfaqje të autoritarizmit dhe të korruptimit të institucioneve.

    Sot ...

  • Gazi lotsjellës çon në pauzë Kuvendin

    14 Dhjetor, 2015

    lotsjelles ne kuvend ksNë Kuvendin e Kosovës edhe sot është hedhur gaz lotsjellës. Punimet u nërprenë ende pa nisur mirë seanca, gjatë së cilës duhet të shqyrtohen një sërë çështjesh, përfshirë këtu edhe miratimin e Buxhetit për vitin 2016.

    10:46 Kryesia vendos nëse seanca do të vazhdojë pa opozitën

    Pas ndërprerjes së seancës nga hedhja e gazit lotsjellës, me ftesë të ...

  • Gjilan: Mbi 5 mijë qytetarë në manifestim për Republikën

    12 Dhjetor, 2015

    protesta gjilanSot, qytetarët e Gjilanit, nën organizimin e opozitës së bashkuar manifestuan masivisht kundër “Zajednicës” dhe demarkacionit me Malin e Zi.

    Nga Gjilani, Qeverisë së Kosovës iu drejtua edhe njëherë mesazhi që Kosova nuk pranon ndarje etnike, republikë serbe brenda shtetit dhe falje të territoreve.

    Opozita e bashkuar është e vendosur dhe e pandalshme deri në tërheqjen e marrëveshjeve.

    Qeveria Mustafa – ...

  • Nuk ka rehati për Qeverinë, pa u tërhequr marrëveshjet

    11 Dhjetor, 2015
    Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! sot kanë goditur me ngjyrë makinën e zëdhënësit të Qeverisë, Arban Abrashit.
    Ky ministër para disa ditësh e ka krahasuar forcën më të madhe opozitare në Kuvendin e Kosovës me terroristët e ISIS.
    Abrashi është një abuzues dhe ofendues, i cili ka etiketuar rëndë opozitën e vendit të tij, duke përdorur fjalë të njëjta me Serbinë. Sipas Abrashit, aktivistët që përdorin ngjyrë e vezë për të protestuar janë ...
  • Marrëveshja për demarkacionin mes rishikimit dhe anulimit

    11 Dhjetor, 2015

    Kosova hartaVetëm anulimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi dhe shkarkimi i komisionit shtetëror do të ishte opsion i pranueshëm, në lidhje me këtë çështje, thonë përfaqësues të opozitës në Kosovë.

    Nga tabori opozitar është hedhur poshtë propozimi i kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, për formimin e një komisioni ndërkombëtar për rivlerësim dhe i ...

  • Paralajmërohet edhe një seancë plot tensione

    10 Dhjetor, 2015

    kuvendi i ksEdhe një seancë me plot tensione e fërkime politike po paralajmërohet për të hënën, kur kryesia e Kuvendit të Kosovës ka thirrur mbajtjen e saj.

    Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma insistojnë se nuk do të lejojnë punën normale të Kuvendit pa plotësimin e kërkesave të tyre.

    Këto kërkesa kanë të bëjnë ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"