LAJMET NGA KOSOVA

  • Borrell: Lidhjet e ngushta me regjimin e Putinit, nuk janë në përputhje me ndërtimin e së ardhmes në BE

    17 Maj, 2022

    BorrellShefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i bëri thirrje Serbisë që të mbështesë sanksionet evropiane ndaj Rusisë, ndërsa tërhoqi vërejtjen se ruajtja e lidhjeve me presidentin rus nuk përshtatet me ndërtimin e ardhmërisë evropiane.

    Ai i bëri këto komente pas takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, në të cilin morën pjesë edhe ministrat e ...

  • Thirrja e G7-ës për dialog Kosovës dhe Serbisë e reagimi

    17 Maj, 2022

    Bislimi LajcakMegjithë thirrjen e G7 drejtuar Kosovës dhe Serbisë për angazhim konstruktiv në dialog, të dyja vendet dështuan në takimin e fundit në Bruksel që të arrijnë marrëveshje për targat.

    Ministrat e Jashtëm të G7, vendeve më të industrializuara në botë u bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe të arrijnë marrëveshje për ...

  • A po i rikthehet Kosova opsionit të gazit?

    16 Maj, 2022

    tapQeveria e Kosovës e ka lënë të hapur mundësinë e kyçjes në rrjetin e Gazsjellësit të Trans-Adriatikut (TAP), pasi vitin e kaluar nuk e kishte shtyrë përpara një projekt të tillë, duke u thirrur në koston e lartë të tij.

    Ndërkaq, ekspertët e energjisë dhe organizatat joqeveritare po i bëjnë thirrje Qeverisë, të udhëhequr nga Albin Kurti, që të diversifikojë burimet e ...

  • Deputetët gjermanë: E mbështesim Kosovën në rrugën drejt Këshillit të Evropës

    13 Maj, 2022

    Frank Schwabe

    Frank Schwabe, SPD, është kryetar i grupit parlamentar të Gjermanisë në Këshillin e Evropës

    Frank Schwabe dhe Adis Ahmetoviç, dy deputetë të grupit parlamentar gjerman në Bundestag janë shprehur për anëtarësimin e Kosovës në KE

    Pas deputetit të opozitës gjermane, Michael Brand, CDU, edhe poltikanët e pozitës socialdemokrate, Frank Schwabe dhe Adis Ahmetović, kanë shprehur në një deklaratë të përbashkët për media, publikuar të premten, më ...

  • CDU/CSU kërkon hapa konkrete nga qeveria për mbështetjen e aplikimit të Kosovës në KE

    13 Maj, 2022

    Michael BrandDeputeti i CDU-së, Michael Brand, argumenton se kërkesa e Kosovës për anëtarësim në KE është një hap i logjikshëm dhe se anëtarësimi i Kosovës në KE do të ketë efekt stabilizues edhe për Bosnjë-Hercegovinën.

    Grupi parlamentar më i madh opozitar në Gjermani, CDU/CSU, ka kërkuar nga qeveria  gjermane mbështetje aktive për anëtarësimin e Kosovës në KE. Në një deklaratë për media, të enjten, 12,05. në ...

  • Takime të reja në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

    13 Maj, 2022

    beDialogu mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve, do të vazhdojë të premten, 13 maj, në Bruksel.

    Sikur edhe herët tjera, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të kenë së pari takime dypalëshe me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak e më pas palët mund të kenë takim të përbashkët.

    Delegacionin e Kosovës e udhëheq, ...

  • Vuçiq mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare për shkak të Kosovës

    12 Maj, 2022

    VucicPresidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thirrur një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare më 13 maj, pas vendimit të Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

    Më 12 maj, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka dorëzuar fizikisht aplikacionin e Kosovës në këtë Këshill.

    “Me këtë veprim, Prishtina ka shkelur edhe një marrëveshje që ka nënshkruar, e ajo ...

  • Kosova aplikon për anëtarësim në Këshillin e Evropës

    12 Maj, 2022

    KEKosova të enjten ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Aplikimin në selinë e Këshillit të Evropës, në Strasburg, e ka bërë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla.

    Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës. Këshilli ...

  • Gazi natyror dhe Kosova

    11 Maj, 2022

    gaziEdhe çështja e ndërtimit të një gazsjellësi është shndërruar në çështje të politikës ditore për poenë politikë. Në aspektin e analizës së politikave, projektet si ky kërkojnë studim të kostove dhe përfitimeve dhe duhet të analizohen për një periudhën 30 vjeçare. Këtu duhet të përfshihen të gjithë faktorët dhe pasojat e mundshme të projektit duke përfshirë edhe ato që ...

  • Në fanellë Shqipëria dhe Kosova/ Media serbe komenton veshjen e kombëtares së Ukrainës

    11 Maj, 2022

    fanella ukrainaPushtimi rus i Ukrainës ka bërë që thuajse e gjithë bota të jetë solidare ndaj këtij vendi në këtë luftë të paprovokuar nga Vladimir Putin.

    Kjo ka bërë që në Ukrainë të hidhet ideja e krijimit të një fanelle të re për të falënderuar të gjithë kombet që i janë gjendur pranë popullit ukrainas në këto momente të vështira.

    Bëhet ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"