LAJMET NGA KOSOVA

  • Kosovë – Serbi: Zhbllokohen tërësisht pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak

    4 Tetor, 2021

    Kosovo Leposavić | Grenze zwischen Serbien und KosovoNga e diela (03.10) fillon zbatimi i marrëveshjes për targat  e automjeteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. KFOR-i po siguron dy pikat kufitare në veri të Kosovës për qarkullim të lirë.

    Gjatë fundjavës u zbllokuan tërësisht rrugët që qojnë në dy pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, pika këto në veri që lidhin ...

  • Fillon zbatimi i marrëveshjes për krizën në veriun e Kosovës

    3 Tetor, 2021

    Pas bllokimit që nga 20 shtatori, rrugët kryesore në veriun e Kosovës, që çojnë në vendkalimet kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak, u rihapën për lëvizjen e makinave.

    Mëngjesin e së shtunës forcat paqeruajtëse të KFOR-it u vendosën në këto vendkalime, sipas marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për t’i dhënë fund krizës në veriun e Kosovës.

    Tensionet përfshinë zonën më 20 shtator pasi ...

  • Fillon largimi i barrikadave në veri

    2 Tetor, 2021

    Policia e KSAshtu siç ishte paraparë në marrëveshjen për targat e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka filluar largimi i barrikadave në veri dhe vendosja e KFOR-it në Bërnjakë dhe Jarinjë.

    Forca të shumta të KFOR-it tashëm kanë dalë në vendngjarje dhe kanë filluar lirimin e rrugës.

    Sipas marrëveshjes të arritur ditë më parë në Bruksel me ...

  • Në pritje të zbatimit të marrëveshjes për krizën në veriun e Kosovës

    2 Tetor, 2021

    Anëtarë të Partisë Socialdemokrate vendosën në makinat e qeverisë së Kosovës letra ngjitëse me targa që duken si ato të lëshuara nga Serbia për makinat e serbëve të Kosovës në shenjë pakënaqësie me marrëveshjen e një ditë më parë të arritur në Bruksel, për shtensionimin e situatës në veriun e vendit.

    Sipas marrëveshjes Kosovë – Serbi që pasoi tensionet rreth vendimit të qeverisë në Prishtinë ...

  • Bislimi: Priten masa të tjera të reciprocitetit

    2 Tetor, 2021

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi. Fotografi nga arkiviQeveria e Kosovës ka thënë se më 2 tetor, fillimisht ushtarët e KFOR-it do të vendosen në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë para se të largohen njësitë speciale të Policisë të Kosovës dhe largimi i barrikadave nga serbët lokalë. Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh shefi i delegacionit ...

  • Opozita thotë se tërheqja nga gazi rrezikon partneritetin me SHBA-në

    1 Tetor, 2021

    Termocentrali "Kosova B". Fotografi nga arkivi. Tërheqja e Qeverisë së Kosovës nga projekti për ndërtimin e infrastrukturës së gazit të financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit e Qeverisë së SHBA-së (MCC) ka hasur në kundërshtime nga partitë opozitare në Kosovë.

    Reagime për këtë kanë ardhur edhe nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, që e ka quajtur vendim të ngutshëm.

    Pas disa muaj diskutime me përfaqësuesit ...

  • Bruksel: Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje

    30 Shtator, 2021

    Tensione Kosove-SerbiBashkimi Evropian dhe SHBA mirëpritën arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

    Pas dy ditë diskutimesh në Bruksel, Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Lajmin e bëri të ditur vetë i ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak. Në profilin e tij në ...

  • Kosova tërhiqet nga projekti për gazsjellësin

    30 Shtator, 2021

    Të enjten ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli, tha se qeveria nuk do të çojë përpara projektin për lidhjen me një gazsjellës ekzistues me Maqedoninë e Veriut, një projekt i propozuar nga Korporata amerikane, Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC).

    Në një konferencë të shkurtër me gazetarë, ajo tha se Kosova ka nevojë për më shumë informata për të qenë më e sigurt se ndërtimi i ...

  • Arrihet marrëveshja për krizën në veriun e Kosovës

    30 Shtator, 2021

    Kosova dhe Serbia u morën vesh të enjten për të ulur tensionet në veriun e Kosovës, që pasuan vendimin e qeverisë në Prishtinë, për të vendosur masën e reciprocitetit për përdorimin e targave të makinave.

    “E kemi një marrëveshje. Pas dy ditë negociatash intensive, një marrëveshje për shtensionimin e dhe rrugën përpara sapo është arritur. Falënderoj Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviçin për gatishmërinë e tyre ...

  • Vazhdojnë bisedimet në Bruksel për situatën në veriun e Kosovës

    30 Shtator, 2021

    Të enjten vazhdojnë bisedimet e filluara një ditë më parë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, për zgjidhjen e situatës në veriun e Kosovës.

    Të mërkurën, negociatorët e të dyja vendeve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, zhvilluan bisedime të ndara me të dërguarin e BE-së për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, për rrugëdaljen nga situata e krijuar pas vendimit të Kosovës ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"