Vazhdon numërimi i votave edhe në 62 vendvotime

tabelaKomisioni Qendror i Zgjedhjeve në përditësimin e fundit nga procesi i numërimit të votave, ka theksuar se deri më 20 shkurt janë numëruar 97.55% e vendvotimeve apo 2,471 nga 2,533.

 

KQZ-ja ka njoftuar se procesi i numërimit ka përfunduar në 35 komuna dhe po vazhdon edhe në tri të tjera – gjithsej edhe 62 vendvotime.

“Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri më 20 shkurt 2025 janë numëruar 97.55% e vendvotimeve apo 2,471 nga 2,533. Procesi i numërimit ka përfunduar në 35 komuna, ndërkaq është duke vazhduar në Qendrat Komunale të Numërimit në 3 komunat tjera: Leposaviq, Pejë, Prishtinë”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>