MASAKRA E MANASTIRIT (9 gusht 1830)

MonastirNgjarje dhe data të paharruara.

“Unë Mahmudi II, sulltan e kalif, nip stërnip mbretërish, i nëntëmbëdhjeti perandor i dinastisë osmane, sovran i botës, pushtetit shtetëror e kalifnor i të cilit do të qëndrojë në këmbë gjer në të sosur të dheut, nxjerr këtë ferman të lartë nga kryeqytetit i lumtur, Stambolli :

Unë i zgjat dorën e paqes Shqipërisë d.m.th. të katër vilajeteve të saj.

Dje, me urdhërin tim mbretëror, formula e vjetër osmane:

“Shqipërinë e kam xhan “, u vu prapë në krye të defterit të punëve të qeverisë.

Shpall këtë ferman të lartë që po e firmoj sot, në të cilin urdhëroj:

Një:

Të shpallet falje e përgjithshme për të gjithë krerët e Shqipërisë.

Dy:

Për të rivendosur marrëdhëniet e vjetra të organizohet një mbledhje e madhe me të gjithë krerët, prijësit, flamurmbajtësit etj.

Të bëhen bisedime të rëndësishme me krerët që paqja të mbretërojë në jetë të jetëve në atë pjesë të shtetit të madh osman dhe Shqipëria të kthehet në xhenet në breg të Adriatikut.

Të merren të gjitha masat që krerët të priten siç e do rangu dhe nderi i tyre. Të bëhen të gjitha ceremonitë, nderimet, banketet, ahengjet pa kursyer paratë të cilat i përballon arka mbretërore.

Kryetar i komisionit të festës emërohet Muhardar Ali Ogllan pashai.Nënshkruar:

Mahmudi i II, sulltan, kalif dhe imam i madhërishëm, mbret i botës.

(E kopjoi robi i humbur i allahut Ibrahimi.)

(Atë ferman e shpërndanë në të gjithë shehrat dhe udhëkryqet e perandorisë tellallët duke e përsëritur disa herë që nga fillimi i gushtit i vitit 1830.)

Pajtimi do të bëhej në Manastir, ku ishte shtruar dreka e lajmëruar me bujë. Parësia shqiptare u prit me nderime e paradë ushtarake.

Por… !

Kronisti turk që e pa masakrën me sy shkruante:

…Ata rrezoheshin njëri pas tjetrit, dhe vërtitja e atyre që kishin mbetur i ngjante një gjumi të lig. Shumica ishin shtrirë përtokë në një pellg gjaku. Erdhi një çast dhe u shtrinë të gjithë dhe mbeti vetëm njëri që vazhdonte te sillej mbi kalë. Gjashtë herë e rrëzuan plumbat dhe gjashtë herë u ngrit duke vazhduar vërtitjen e tij ogurzezë. Atëherë trupat turke morën urdhër dhe u sulen mbi të me bajoneta.

Muhardar Pasha njoftonte:

– Në fund të këtij raporti po shënoj fjalët e tyre kur po vdisnin:- Kush qëllon. Kush po qëllon kështu. Tradhëti ! Ah ti qen turk. Ah ç’gjëmë ! Ç’kurth. Iku Shqipëria ! Ujë. -S’vdes Shqipëria, jo !

Unë Mahmudi i dytë, sulltan dhe kalif, mbret etj….

urdhëroj:

– Shqipëria zhbëhet. Emri i saj shuhet nga defteri i shtetit dhe zëvendësohet këndej e tutje me emërtimin e ri: -Zona e Trete e Krahut te Majtë të Perandorisë. Çdo gjë që ka lidhje me të, të fshihet nga historia e shtetit !

Masakra e Manastirit u tregoi edhe një herë shqiptarëve se kush ishin turqit. Se cila ishte “besa” e tyre.

Atë dite u vranë mbi njëmijë krerë të Toskërisë. Burra të zgjedhur e të përmendur. Mbi pesëqind të tjerë të plagosur e të kapur u lidhën me vargonj e u hodhën ne burgjet e Anadollit te dënuar me burgim të përjetshëm.

Shpëtoi vetëm Zylyftar (Iljaz) Poda, ish silahdari i Ali Pashës, që nuk e pranoi ftesën e turkut dhe u tha edhe të tjerëve të mos binin në grackën e pabesisë turke.

Ishte ai Zylyfatar qe e përmend kënga :

Zylyftar mustaqe-verdhë,

Prit nizamët se t‘u derdhë,

Të vinë, mirë, se të vinë,

Te pusi e kam Mersinë.

Masakra e Manastirit, do dhe duhet të qëndroje sa te jete jeta ne memorien e shqiptareve. Gjithnjë sipas urtësisë popullore:

UJI FLE , hasmi turk S’FLE !

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>