Me rastin e 85-vjetorit të lindjes së Ismail Kadaresë ju sjell disa nga thëniet e tij të vlefshme.

Ismail Kadare

“Ka gjithmonë kohë që njerëzit të bëjnë diçka për popullin e tyre”.

“Të falësh nuk do të thotë të harrosh”.

“Sillu aq mirë me ata që të lëndojnë, sa t’iu vijë neveri nga vetja e tyre”.

“Ata që shohin qartë edhe larg, në të ardhmen janë të padëshirueshëm për çdo pushtet tiranik”.

“Armiku mbetet armik, edhe i vdekur qoftë”.

“Sa i hollë është kufiri mes urrejtjes dhe dashurisë. Në ankthin e dhimbjes klith: Të urrej, sepse nuk mund të dashuroj askënd tjetër”.

“Fjala është si bleta që ka edhe mjaltin, edhe thumbin”.

“Kultura antike është pasaporta autentike e kulturës kombëtare”.

“Dëgjo… Është shumë e vështirë të diskutosh në mbretërinë e idiotëve”.

“Popujt, librat e tyre të mëdhenj, me gjak zakonisht i kanë larë. – Ata që shpikën shpejtësinë reaktive, larg Atdheut sigurisht do kenë qenë ndonjëherë!”

“Gjuha më e mirë se gjithçka tjetër jep shpesh dritën ose mjerimin e një kohe.”

“Letërsia autentike nuk përputhet me diktaturat. Shkrimtari është armiku natyror i diktaturave.”

“Njeriu në jetë ka nevojë për një filxhan shkencë, një shishe kujdes dhe një oqean durim.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>