Shqipëria kalon në finalen e Eurovision-it, emocione të forta dhe brohoritje për Shkodrën Elektronike!

Shkodra Elektronike ZjerrmGjysmëfinalja e parë e Eurovizionit 2025 u zhvillua sonte në Bazel të Zvicrës, ku disa nga garuesit më të njohur të këtij viti konkurruan për një vend në finalen e madhe.

Vendet që garuan në gjysmëfinalen e sotme ishin Shqipëria, Islanda, Polonia, Portugalia, Suedia, Ukraina, Estonia, Norvegjia, Belgjika, Sllovenia, San Marino, Azerbajxhani, Qipro, Kroacia dhe Holanda.

Zvicrës i është garantuar një vend në Finalën e Madhe si fituese e vitit të kaluar, ashtu si Italia dhe Spanja, të dyja në mesin e vendeve të “Big Five”. Ngjarja u mbajt pasi pamjet e provave të konkursit u zbuluan në internet. Gjysmëfinalja e dytë do të zhvillohet të enjten më 15 maj.

Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” kaluan në finalen e madhe vetëm disa minuta më parë. Dyshja përfaqësuese e vendin tonë u pa e emocionuar teksa brohoritjet nuk munguan në Bazel. Vendet që kaluan në finale janë Shqipëria, Islanda, Polonia, Portugalia, Suedia, Ukraina, Estonia, Norvegjia, San Marino dhe Holanda.

tch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>