Propozim ligji nga VMRO/VLEN himni shtetëror nëpër shkollat e mesme!

Lulzim Aliu

Vazhdon VMRO me stilin e njohur avash-avash (step by step) … kuptohet me ndihmën e shqiptarëve

 

VMRO Vesna Janevska – Ministre e Arsimit dhe VLEN/ALTERNATIVA e Afrim Gashit nëpërmjet zëvendësministrit të Arsimit Prof. dr. Lulzim Aliu dorëzoi  propozim ligjin për interpretimin e himnit shtetëror nëpër shkollat e mesme .

Propozim ligji ka kaluar në komisionin parlamentar në leximin e parë.

Ligji, Neni 54 paragrafi 3 i propozim ligjit për arsim të mesëm që kaloi në lexim të parë në Komisionin juridiko ligjvënës në Kuvend parasheh që gjatë shënimit të patronatit, fillimit dhe përfundimit të vitit shkollor në shkollat e mesme të intonohet himni i shtetit.

“Ne si pjesëtarë të një shteti krenohemi me simbolet tona kombëtare, himnin, flamurin dhe stemën. Të gjithë që e ndjejnë këtë shtet si të tyren dhe të gjithë që konsiderojnë se duhet të punojnë për prosperitetin e këtij shteti, duhet t’i respektojnë simbolet e shtetit”, tha Vesna Janevska – Ministre e Arsimit.

Ministrja e Arsimit Janevska tha se intonimi i himnit nuk është obligative dhe për këtë vendosin themeluesit e shkollave të mesme, në këtë rast, komunat.

Por në komunat si Çairi, Buteli, Saraji e komuna të tjera në Shkup, nuk vendosin komunat amë por Qyteti i Shkupit. Kjo do të thotë se nëse Qyteti i Shkupit vendos që të intonohet himni në shkollat e mesme në komunat e lartëpërmendura, kjo do të duhet të zbatohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>