Milosh Çiriç: “Marshimi në Odën e Gëzimit”

BregovicPër miqtë e mi që nuk kuptojnë serbisht, më poshtë përkthimi i një shkrimi të guximshëm për atë kohë, i politologut serb dhe masterit të studimeve të kulturës dhe mediave, Milosh Çiriç, me titullin shumë domethënës “Marshimi në Odën e Gëzimit”.
Përmes këtij shkrimi të botuar në prill të vitit 2012, autori, me objektivitetin prej intelektuali dhe shkencëtari, e nxjerr në dritën e vërtetë figurën e këngëtarit serb Goran Bregoviç
MARSHIMI NË ODËN E GËZIMIT
MILOS CIRIC / 04/2012
Goran Bregović, i lindur në Sarajevë, bashkatdhetarit të tij Boris Tadić, i lindur gjithashtu në Sarajevë, në ditët që shënojnë 20 vjetorin e fillimit të rrethimit katërvjeçar të Sarajevës, i bëri një këngë dhuratë, më saktësisht një përmbledhje, kombinim të kompozimeve Marshi në Drina dhe Oda e Gëzimit. (Këtu gjeni kompozimin: https://www.youtube.com/watch?v=UATuwUA5Mnw…)
Bregović u përpoq që të maskojë marshimin më të famshëm serb të luftës me kompozimin e Beethoven, për të lidhur të papajtueshmen – këngën serbe të luftës dhe himnin e Evropës së bashkuar, e cila u krijua mbi antifashizmin dhe pacifizmin. Ashtu siç Boris Tadiç e maskoi politikën e tij me integrimin evropian, ashtu edhe Bregoviq e konsideroi të logjikshme t’i jepte atij dhuratë “Marshimin mbi Oden e Gëzimit”.
Dhurata e Goran Bregoviq për Presidentin e të gjithë serbëve vjen në ditën e dorëheqjes së tij bujare dhe rikandidimit për postin e Presidentit të Serbisë. Mungesa e tmerrshme shijes së Bregoviçit, e cila po përhapet në të gjithë rajonin dhe qoshet e planetit për vite me radhë, duket se është pritur me entuziazëm në zyrën e presidentit të dorëhequr dhe duket se do të jetë vërtet kolona zanore e fushatës së tij presidenciale.
Marshimi në Drinë filloi gjatë Luftës së Parë Botërore, dhe më vonë u mor dhe abuzua nga çetnikët, fashistët dhe huliganët e llojeve të ndryshme në Serbi gjatë shekullit të njëzetë. Në vitin 1992, në referendumin e Millosheviqit për simbolet e reja shtetërore, qytetarët e votuan për himnin e ri të Serbisë në atmosferën histerike të luftërave për Serbinë e Madhe. Ajo nuk u bë kështu, por u perceptua gjerësisht nga publiku si një nga “këngët më patriotike”. Sot, ne mund ta dëgjojmë këtë kompozim në pothuajse të gjitha ndeshjet në Serbi dhe Republikën Srpska të interpretuar nga huliganët, në Ravna Gora, në Guça në “četno-stejdž”, në tubimet e Partisë Radikale Serbe, “Obraz”, “Nacionlni stroj”, “Dver”, e në numrin e madh të regjistrimeve arkivore nga lufta në Bosnjë – shohim ‘shtetin serb përtej Drinës’ – kjo këngë shkon si një sfond për skenat e spastrimit etnik dhe gjenocidit të kryera nga forcat serbe të Bosnjës dhe anëtarët e paramilitarëve dhe policisë së Millosheviqit.
Partia Demokratike ndoshta mendon se është shumë simpatike dhe “autentike serbe” të përzien Marshimin në Drina, gjenocidi, Republika Srpska, Oda e Gëzimit dhe Bashkimi Evropian. Transferimi i shqetësimit dhe turpit që disa prej nesh ndiejnë për shaka të tilla të çuditshme, të cilat janë thurur prej kohësh në kulturën e kësaj shoqërie (nëse mund të quhet kulturë), përfundon përsëri në të njëjtin vend, në një dhomë të shurdhër, derisa diku jashtë, e tani edhe në tubimet e partisë kryesore pro-evropiane, trombistët po luajnë “Igrale se Delije” (përkth.: Hedhin valle trimat), “Ko to kaže ko to laže Srbija je mala (përkth.: Kush e thot, kush ren se Serbia është e vogël), dhe Marshi në Drina. Ndërsa shkruaj këtë, një grup tifozësh po kalojnë në rrugën e Knez Miloš në Beograd, pranë Ambasadës së Republikës së Kroacisë, duke bërtitur një këngë të pakuptueshme në një megafon, nga e cila unë arrita të dalloja vetëm “kundër ustashëve”. Qytetarët e Beogradit shikojnë poshtë me frikë nga ky grup prej rreth njëzet djemsh, të cilët ishin në pelena, nëse kishin lindur fare, gjatë luftës sonë kundër “ustashëve dhe balinezëve”.
Ne mund të falënderojmë Slobodan Millosheviçin, Ivica Daçiqin, Vojislav Sheshelin dhe Tomislav Nikoliçin që i lindën dhe rritën këta fëmijë tanë, Vojislav Koshtunicën dhe Kishën Ortodokse Serbe që i çuan në rrugën e duhur, drejtpërdrejt në jetën tonë të përditshme, ndërsa Boris Tadiçin që edhe më tej t’i inkurajojë ata që të vazhdojnë të rriten, në mënyrë të vazhdueshme dhe me guxim, për çështjen serbe.
Maskimi i Marshimeve në Drinë, Kallashnikovëve dhe këngëve dhe ikonografive të tjera “patriotike”, të cilat do të duhej të denoncohen si simbole të krimeve të luftës, duhet të provokojë një ndjenjë turpi tek të gjithë ne, dhe jo krenari të sëmurë.
Marshi në Drinë
Në betejë shkoni heronj, të gjithë
Shkoni dhe mos u pendoni për jetën tuaj
Ceri (Sqarim i autorit: mal në Serbi) të dëgjojë, Ceri të shohë luftë
E lumi Drina, lavdi, guxim
Dhe dorën heroike të një djali serb.
Këndo, këndo Drinë, ti ujë i ftohtë
Mos harro, rëfe kur ata po binin
Mbaj mënd këto arradha të guximshme
Plot zjarr, forcë, forcë, që dëbuan
Turkun nga lumi jonë i dashur.
Këndo, këndo, Drina, tregoji fisit tim
sa trimërisht luftuam
Arradhat kënduan, beteja u zhvillua
Pranë ujit të ftohtë, Gjaku rrodhi
Gjaku u derdh, mbi Drinën për liri.
Ode për Gëzimin
Gëzim ti mrekulli hyjnore
Jetën tonë përherë stolisë
Në pragun tënd magji përrallore
Rritet kënga rrugën nis
Se ate që mbyt mërzia
Ti sërish e gjallëron
Vëllazërohet njerëzia
Fryma jote kudo shkon
Lexo edhe:
Për të gjithë ata që pëlqejnë ritmin e këngës “Kalashnikov” të kompozuar dhe kënduar nga Goran Bregoviç dhe banda e tij, më poshtë keni përkthimin e tekstit,
Ndërsa ja si e sqaron vet ai gazetarit, “me sinqeritet” në pyetjen se si është bërë kënga (linku për ata që kuptojnë serbisht https://www.youtube.com/watch?v=y9LKxQhB_fU) :
Gazetari: në çfarë rrethanash u krijua kjo këngë?
Goran Bregoviç: Po e kompozoja në kuzhinën e një hoteli, dhe ke parasysh, enët e kuzhinës bënin zhurmë boom, boom ( )
Gazetari: por pse pikërisht emri “Kalashinkov”
Goran Bregoviç: Nuk e di, nuk e mbaj mend ( ).
Teksi i përkthyer në anglisht (linku: https://lyricstranslate.com/en/kalasnjikov-kalashnikov.html) :
Kalashnikov
Gypsies! Run!
Boom, boom, boom, boom, boom!
Brothers, brothers, hey ya!
Boom, boom, boom, boom, boom! *
When my brothers, my brothers are missing, hey ya!
My God…
My God…
My God,if I have to search in town
For a big Kalashnikov?
Kalashnikov, Kalashnikov, Kalashnikov…
Eeeeeeh…
Boom, boom, boom, boom, boom!
Dalakovac, Markovac, Mala Krsna, Lajkovac
Girl, beautiful, come on, hop!
(Music)
Boom, boom, boom, boom, boom!
He is crazy? He shoots?
He is crazy? He shoots? When doesn”t he wants?
Bluebells, bluebells sound like pistols,
Girl, beautiful, come on, hop!
Boom, boom, boom…
Zoki, Zorice, sweet like bonbons
Girl, beautiful, come on, hop!
Boom, boom, boom…
Dalakovac, Markovac, Mala Krsna, Lajkovac
Girl, beautiful, come on, hop!
Boom, boom, boom…
Zoki, Zorice, sweet like bonbons
Girl, beautiful, come on, hop!
Boom, boom, boom…
Gypsies! Stay/Stop!
Author’s comments:
*Dalakovac, Markovac, Mala Krsna, Lajkovac are places in Serbia.
*Zoki- Serbian name
* boom-interjection imitating the sound of a weapon
Afrim Fanda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>