Agjencia Evropiane e Barnave miraton vaksinën përforcuese Pfizer për moshat 18 vjeç e lart

Enti rregullator i barnave në Bashkimin Evropian dha pelqimin të hënën për marrjen e një doze përforcuese të vaksinës Pfizer-BioNTech për moshat 18 vjeç e lart.

Agjencia Evropiane e Barnave tha se doza përforcuese “mund të merret të paktën 6 muaj pas dozës së dytë për njerëzit e moshës 18 vjeç e lart”.

Komisioni i agjencisë për ilaçet e dha rekomandimin pasi studioi të dhënat për vaksinën Pfizer, që tregonin një rritje të niveleve të antitrupave pas marrjes së dozës përforcuese 6 muaj pas dozës së dytë tek grupmosha 18-55 vjeç.

Agjencia tha gjithashtu se mbështet dhënien e një doze të tretë të vaksinave Pfizer-BioNTech, ose Moderna për njerëzit me sistem imunitar të dobësuar rëndë, të paktën 28 ditë pasi ata kanë marrë dozën e dytë.

Agjencia tha se vendimi erdhi pasi studimet treguan se një dozë shtesë e vaksinave rriti aftësinë e njerëzve për të prodhuar antitrupa kundër virusit që shkakton COVID-19 tek pacientët me organe të transplantuara me sistem imunitar të dobësuar.

“Megjithëse nuk ka prova të drejtpërdrejta se aftësia për të prodhuar antitrupa tek këta pacientë i mbron kundër COVID-19, pritet që doza shtesë të rrisë mbrojtjen të paktën tek disa pacientë”, tha agjencia përmes një deklarate.

Rekomandimet u shkojnë autoriteteve shëndetësore të të 27 vendeve të BE-së. Disa shtete tashmë kanë filluar të administrojnë doza përforcuese.

Studime të shumta kanë treguar se vaksinat Pfizer-BioNTech dhe Moderna ruajnë aftësi të mëdha mbrojtëse disa muaj pasi njerëzit marrin dozën e dytë, duke ulur në mënyrë dramatike rrezikun e shtrimit në spital dhe vdekjet.

Drejtuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u ka kërkuar vendeve të pasura të mos përdorin doza përforcuese këtë vit, duke thënë se nuk ka të dhëna shkencore që vërtetojnë se të dozat janë të nevojshme. Ai tha se vaksinat do të viheshin në përdorim më të mirë në vendet në zhvillim, ku shumë njerëz ende nuk kanë marrë dozën e parë.

Qeveria amerikane nisi një fushatë muajin e kaluar për të ofruar dozën përforcuese të vaksinës Pfizer për miliona amerikanë edhe pse zyrtarët federalë të shëndetësisë theksuan se problemi i vërtetë mbetet tek marrja e dozave fillestare tek të pavaksinuarit. Pandemia u ka marrë jetën të paktën 4.8 milionë njerëzve në të gjithë botën.

dw

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>