Ndërsa spitalet në Nju Jork trajtojnë valën e pacientëve me COVID dhe ndërsa njerëzit veshin maska dhe doreza në dyqane ushqimore dhe banka, pajisjet për mbrojtje personale të hedhura në rrugët e qytetit po bëhen rrezik për shëndetin dhe mjedisin. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Nina Vishneva tregon se si po e trajton këtë problem qyteti i Nju Jorkut.
“Dorezat dhe maskat janë të hedhura kudo…! …”
Ryan McKenzie zotëron një dyqan të vogël kafeje në qytetin e Nju Jorkut. Dhe ndërsa dyqani i tij punon në gjysmën e kapacitetit, nuk mund të themi të njëjtën gjë për McKenzie – ai harxhon çdo minutë të lirë për të pastruar mbeturinat e lidhura me koronavirusin nga rrugët e qytetit.
“Është një zakon i pështirë që kanë njerëzit dhe për fat të keq mendojnë se thjesht mund ti hedhin gjërat në tokë … Kjo thjesht më shqetëson …”
Ditë pasi u vendosën masat e rrepta të bllokimit në Nju Jork, banorët ishin të lumtur të dilnin përsëri në një qiell të hapur mbi qytet. Derisa ulën kokat poshtë. Në trotuare, hyrjet e dyqaneve, metrotë boshe dhe madje lulishte – maska për fytyrën dhe dorezat e përdorura mbulonin tokën.
“Ne kemi punuar me të vërtetë shumë, sinqerisht, për të edukuar publikun dhe në mediat sociale për të kujtuar njerëzit,” Ne duam që ju të jeni të sigurt gjatë pandemisë, por duam që ndërsa mbroheni të jeni të vetëdijshëm se duhet të mbroni mjedisin. Prandaj, vishni maskat dhe dorezat tuaj – dhe pastaj hidhini në plehra! ‘”
Shqetësimi i ambientalistëve ndahet me autoritetet e qytetit, të cilët po u kërkojnë njerëzve që të hedhin maskat e fytyrës dhe dorezat në vendin e duhur.
Megjithatë, pamja e rrugëve të Manhattan tregon se jo të gjithë i ndjekin këto rekomandime, gjë që është veçanërisht e dëmshme sepse pastrimi i rrugëve është ngadalësuar ndjeshëm gjatë karantinës.
“Duhet ti hedhësh në plehra! Unë e bej! E bëj gjithë kohën! Unë jam një menaxher ndërtese kështu që është ajo që bëj”, thotë Darille, një banor i Nju Jorkut.
“Pastroni pas vetes! Më lejoni të vendos maskën …! Padyshim që kam vërejtur shumë maska dhe doreza kudo! “, thotë Colly banore e Nju Jorkut.
Përhapja e koronavirusit është një shqetësim tjetër – askush nuk e di se kush i ka përdorur maskat dhe dorezat e hedhura.
“Teorikisht është e mundur, që të prekësh një maskë apo doreza të ndotura me SARS-CoV-2, i cili është virusi që shkakton COVID-19. Dhe atëherë prekni gojën, fytyrën ose sytë … mund të jetë një mekanizëm transmetimi”, thotë epidemiologia Saskia Popescu.
Një problem tjetër: plastika e dorezave përfundon në plazhet e qytetit. Ajo që nuk përfundon në oqean, vret zogj dhe breshka dhe përhapet, duke ndotur më tej mjedisin.
“Dorezat përfundojnë në oqean pasi bie shi…”
Dhe ndërsa McKenzie nuk mund të shpejtojë kurimin e qytetit nga koronavirusi, ai të paktën po përpiqet ta mbajë atë të pastër ndërsa të gjithë presin që të kthehen në normalitet.