Gjithnjë e më shumë amerikanë po vaksinohen kundër koronavirusit, ndërkohë që një variant shumë infektiv i virusit po përhapet dhe miliona fëmijë fillojnë vitin shkollor, thanë të martën këshilltarët kryesorë të Shtëpisë së Bardhëpër trajtimin e pandemisë.
Në mes të korrikut u injektuan mesatarisht 500,000 doza vaksinash në ditë, sipas koordinatorit të Shtëpisë së Bardhë për reagimin ndaj pandemisë Jeff Zients. Aktualisht po injektohen deri në 900,000 vaksina në ditë. Ai tha se shtimi i ritmit të vaksinimit mund të jetë nxitur nga vendimi i punëdhënësve për të detyruar vaksinimin e punonjësve.
Përfundimisht, vaksimi i detyruar funksion. Kjo shton ritmet e vaksinimit dhe kemi nevojë për më shumë biznese dhe punëdhënës të tjerë, përfshirë sistemet e kujdesit shëndetësor dhe të arsimit që të bëjnë atë që u takon dhe të ndihmojnë në dhënien fund sa më shpejt të pandemisë”, tha zoti Zients.
Shtimi i normave të vaksinimit vjen ndërsa vendi hyn në një fazë të re, të rrezikshme në betejën kundër pandemisë, me një rritje “eksponenciale” të rasteve pediatrike. Fëmijët nënmoshën 12 vjeçare ende nuk kualifikohen për t’u vaksinuar kundër koronavirusit, ndërsa agjencia amerikane për ushqimin dhe barnat (FDA) ende nuk ka miratuar plotësisht ndonjë vaksinë për moshat nën 16 vjeç.
Fëmijët nga 12 vjeç deri 15 vjeç mund të marrin vaksinën Pfizer-BioNTech në bazë të autorizimit të përdorimit emergjent.
Më shumë se 200,000 fëmijë kanë rezultuar pozitivë javën e kaluar, tha të martën Akademia Amerikane e Pediatrisë. Grupi u bëri thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre mbi moshën 12 vjeç, siç ka bërë thirrje edhe Dr. Rochelle Walensky, drejtoreshë e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
CDC rekomandon që të gjithë ata që kualifikohen duhet të vaksinohen para fillimit të shkollës. Nëse ju ose fëmija juaj që plotëson kushtet për imunizim dhe nuk jeni ende të vaksinuar, nuk është kurrë vonë për të filluar serinë tuaj të imunizimit”, tha zonja Walensky.
“Gjithashtu edhe përdomi i maskave në mënyrë masive është shumë i rëndësishëm në shkollë si për studentët, mësuesit, stafin ashtu edhe për vizitorët, pavarësisht nëse janë të vaksinuar. CDC gjithashtu rekomandon që shkollat të përdorin strategji kyçe shtesë në shkolla për t’i mbajtur fëmijët të sigurtë, përfshirë përmirësimin e ajrimit, distancimin fizik dhe krijimin e programeve të ekzaminimit për studentët dhe mësuesit”, tha zonja Walensky.
Ajo shtoi se dhjetëra miliona fëmijë në sistemin shkollor po e stresojnë sistemin e kujdesit shëndetësor në mënyra të tjera, duke përmendur një shpërthim të pazakontë të virusit “sincitial” në rrugët e frymëmarrjes (RSV) – një sëmundje e zakonshme për fëmijët që zakonisht shkakton simptoma të lehta që i ngjasojnë gripit.
“Ekziston një numër i lartë fëmijësh të infektuar për shkak të këtij varianti shumë të transmetueshëm dhe një numër i madh fëmijësh që janë infektuar tani me SARS-CoV-2”, tha zonja Walensky.
Dr Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, gjithashtu theksoi rëndësinë e vaksinave për gratë shtatzëna.
“Ka pasoja të rënda negative për nënën dhe foshnjën gjatë infeksionit me COVID-19, prandaj, është jashtëzakonisht e rëndësishme që gratë shtatzëna dhe gratë që planifikojnë të bëhen nëna të vaksinohen”, tha ai. Zoti Fauci vuri në dukje të dhëna të reja që nuk tregojnë efekte të mëdha negative të vaksinës për gratë shtatëzëna. “Përfundimisht, vaksinohuni”, tha ai.
voa