Koronavirusi transmetohet më së shpeshti nga njerëzit e sapo infektuar të cilët ende nuk shfaqin simptoma.
Studimet tregojnë se në Singapor, dy të tretat dhe në Tianjin të Kinës, tre të katërtat e personave të infektuar janë prekur nga njerëz pa simptoma, shkruan Guardian.
Kjo do të thotë që izolimi i një personi nga momenti kur shfaqen simptomat e para nuk është efektive, siç u mendua, një konstatim që dekurajoi shkencëtarët.
“Kjo është një nga gjërat e para për të cilat u shqetësuam kur shpërtheu epidemia”, tha Steven Riley, profesor i dinamikës së sëmundjeve infektive në Kolegjin mbretëror në Londër.
Autorët e këtij studimi donin të zbulonin mundësinë e transmetimit të infeksionit nga personat e infektuar në të cilët virusi është inkubuar dhe simptomat e të cilëve nuk janë shprehur ende.
Në Singapor, vlerësohet se midis 45 për qind dhe 84 për qind janë të infektuar nga njerëz pa simptoma të sëmundjes, dhe në Kinë kjo përqindje sillet ndërmjet 65 deri 87 për qind, transmeton KosovaPress.
Tapiva Ganjani, studiuese e ekipit, tha që këto të dhëna tregojnë se karantina nuk do të jetë një masë e mjaftueshme për të luftuar epideminë.
“Masat shtesë janë të nevojshme, siç është distanca sociale, “tha ajo.