Studim mbi trajtimin e Alcajmerit

alcajmerZemrimi i tepruar dhe dhuna janë të zakonshme tek pacientët me Alcajmer. Por studiuesit thonë se mund të kenë gjetur një mënyrë për trajtimin e zemërimit tek pacientët përmes kombinimit të ilaçeve.

Prindërit e Laurie Gabellos vuajnë nga Alzajmeri dhe shpesh zemërohen. Babai i saj ka formën më të zakonshme të çrregullimeve nga kjo sëmundje.

“Kur njerëzit vijnë ta ndihmojnë të lahet apo për kujdesin e përditshëm shëndetësor, ai zemërohet shumë. Zemërohet pamasë për çdo gjë.”  

Pacientët me Alcajmer mund të bërtasin me zë të lartë, përdorin fjalë fyese e madje mund të bëhen të dhunshëm. Mjeku Jeffrey Cummings është me Klinikën e Klivlandit.

“Zemërimi është një prej aspekteve më paaftësues. Prek jetën e pacientit dhe ndërhyn në aftësitë e  infermieres për t’u kujdesur për atë pacient. Degradon cilësinë e jetës së pacientit po ashtu edhe të kujdestarit.” 

Zoti Cummings drejtoi studimin lidhur me efektin e përzjerjes së dy ilaçeve që aktualisht janë në përdorim.  Dextro-methorphan përdoret kundër të ftohurit dhe quini-dine përdoret për rregullimin e rrahjeve të zemërs.

Studiuesit zhvilluan një provë ku të gjithë pjesmarrësit me Alcajmer tregonin shenja zemërimi. Disa morën përzjerjen e ilaçeve dhe të tjerë tablet pa efekte.

“Kombinimi i ilaçeve kishte efekt të konsiderueshëm në reduktimin e zemërimit. Ndërsa tableta placibo, pa efekte, kishte efekte shumë  më të vogla.” 

Mjeku thotë se nga kjo gjetje përfitojnë edhe kujdestarët e pacientëve.

“Po ashtu u reduktua edhe stresi që përjetojnë kujdestarët e pacientëve të trajtuar me kombinimin e dy ilaçeve.” 

Studime të mëtejshme janë të nevojshme para se rezultatet t’i paraqiten për miratim Administratës amerikane për Ilaçet dhe Ushqimet. Studimi është publikuar në  Revistën e Shoqatës Mjekësore Amerikane, JAMA. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>