Studime të reja mbi kancerin e gjirit

High Low RiskShkencëtarët në laboratorin kërkimor të kompanisë IBM në Zyrih në bashkëpunim me Universitetin e Zyrihut kanë analizuar miliona qeliza të kancerit të gjirit nga mostra të marra nga 140 tumore. Siç shpjegojnë studiuesit, nga këto kërkime ka dalë “atlasi” i tumoreve.

Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në 2018, kanceri i gjirit është kanceri që ndeshet më shpesh tek gratë dhe çdo vit diagnostikohen 21 milionë raste të reja.

Johanna Wagner, studiuese në Universitetin e Zyrihut thotë se kurimi i sëmundjes është i vështirë.

“Kanceri përbëhet nga komponentë të ndryshëm. Ne kishim si synim t’i identifikonim hollësisht këto komponentë, pasi e dimë se nëse njohim me hollësi si përbëhen tumoret, do të dimë të përgatisim terapi individuale për t’i luftuar”.

Studiuesja dhe kolegët e saj analizuan 26 milionë qeliza kanceroze nga 140 paciente:

“Nga studimi arrijmë të nxjerrim spektrin e proteinave të pranishme në qelizë dhe sasinë e tyre. E realizojmë këtë proces për të 26 milionë qelizat që kemi analizuar dhe kjo na jep mundësi të kemi një ide shumë të saktë të përbërjes së qelizave kanceroze dhe si ndryshojnë nga një pacient tek tjetri, po ashtu edhe dallimet në mes të indit kanceroz dhe atij jo kanceroz”.

Për të interpretuar këto informata të mbledhura, studiuesit përdorën inteligjencën artificiale për të analizuar kancerin e gjirit si një “ekosistem” ku qelizat e ndryshme të kancerit trajtoheshin si specie të veçanta.

Studimi, i botuar në revistën shkencore Cell, arrin në përfundimin se tumoret agresive shpesh dominohen nga një lloj i vetëm qelizash kanceroze që në shumë raste shfaq një nivel të lartë anomalie. Më parë mendohej se tumoret agresive ishin më të larmishëm në përbërje.

Studiuesja Marianna Rapsomaniki thotë se kjo anomali mund të shpjegojë përse paciente të ndryshme kanë rezultate të ndryshme ndaj terapisë kuruese dhe përse në disa raste mjekimi nuk jep rezultat.

“Këto qeliza karakterizohen nga një nivel i lartë anomalie dhe nga plasticitet i lartë. Këto karakteristika u japin mundësi qelizave të përshtaten më mirë dhe t’i rezistojnë mjekimit”.

Duke identifikuar përbërjen unike qelizore të tumoreve, atlasi që po krijojnë studiuesit mund të ofrojë në të ardhmen një hartë më të detajuar për terapi të reja për të luftuar kancerin.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>