Disa njerëzve nuk u pëlqen të qendrojnë larg telefonit celular, madje edhe kur pushojnë në plazh. Ndaj, një student nga Libani ndërtoi një dyshek plazhi që karikon telefonat celular dhe i mban pijet të ftohta.
Dysheku i plazhit “Beachill” ka një panel diellor 5 vatësh që karikon paisjet elektronike dhe një frigorifer termik që i mban pijet të ftohta. Ky dyshek i rehatshëm dhe i papërshkueshëm nga uji, u ndërtua nga 23 vjeçari Antoine Sayah, student nga Libani.
“E ndërtova për të zgjidhur problemet që kisha kur shkoja në plazh. Telefonit i mbarohej bateria dhe shishet e ujit ngroheshin. Dysheku më shkaktonte edhe dhimbje shpine”.
Ai filloi të shiste krijimin e tij në mediat sociale për 150 dollarë dhe u është i befasuar nga suksesi i këtij produkti.
“Kam marrë telefonata nga Brazili, Toronto, Evropa, Franca, Amerika, nga të gjitha kontinentet”.
Klientëve u pëlqen dysheku i lehtë portativ. Rita Mathieu është një nga përdoruesit e tij.
“Kur shkoja në plazh gjithmonë më duhej një karikues dhe uji më ngrohej shpejt. Pra, ky është një dyshek i mirë plazhi pasi i ka të gjitha, madje edhe një xhep ku mund të fus librin”.
Ky dyshek plazhi mund të përdoret edhe në kopësht, pishinë apo në anije. (voa)