Përdorimi i robotëve kundër koronavirusit

robotPara shpërthimit të koronavirusit, një kompani teknologjike me bazë në Pekin po punonte tashmë për integrimin e makinave autonome në jetën e përditshme të vendit. Ata kishin prodhuar pajisje të vogla robotike për fshirjen e trotuareve dhe robotë postjerë për dërgesat. Tani kompania po punon për ta përshtatur teknologjinë e saj në një drejtim tjetër: për të zëvendësuar punonjësit që rrinë të izoluar në shtëpi.

Gjatë vizitës së parë në Amerikë në vitin 2019, kompania paraqiti këtë fshesë robotike me një premtim se do të funksiononte mirë dhe në mënyrë të pavarur. Shuhao Huo është zv/president i kompanisë IDRIVEPLUS.

“Sepse teknologjia e ngarjes autonome është teknologji e re, ka të bëjë me sigurinë. Format e kësaj makine të vogël mund të pranohen më lehtësisht nga njerëzit.”

I njohur në Kinë si “Kërmilli i Vogël i Bardhë”, dalja e robotëve në parqe dhe vende publike ishte e mirëpritur

Por pas shpërthimit të koronavirusit në qytetin Wuhan, roboti kinez filloi të kryente punë që konsiderohet si shumë të rrezikshme për njerëzit. Mike Jellen është me firmën “Velodyne Lidar”.

“Robotët janë vënë në funksionin në spitalin Huoshenhan në Wahan si dhe 11 spitale të tjera. Roboti nuk përdoret vetëm për të pastruar por edhe për të zgjeruar përpjekjet e dezinfektimit.”

Robotët funksionojnë përmes një kombinimi hartash të paraprogramuara dhe sensorë në kohë reale “Lidar”, lazer që skanon mjedisin që ndryshon.

Makinat në fjalë po ashtu përdoren për të dërguar ushqim dhe furnizime mjekësore. Ato transportojnë edhe këtë krah robotik që mund të marrë kampione nga gryka e të sëmurëve dhe të kontrollojë respiratorët.

Ndërsa bota lufton pandeminë, beteja për të shpëtuar jetët po i sjell robotët në kontakt më të ngushtë me njerëzit si asnjëherë më parë.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>