Ndërsa distanca fizike mes njerëzve shihet si rrezik në këtë kohë pandemie, dyqanet po e kthejnë vëmendjen tek robotët për të kryer detyra thelbësore. Përdorimi robotëve ul koston për kompanitë dhe ndihmon në reduktimin e përhapjes së infeksionit. Ndërkohë kanë lindur shqetësime se automatizimi po kërcënon vendet e punës nëpër dyqane ndërsa në vend është shtuar papunësia. Po ashtu edhe mbyllja e vendit si rezultat i pandemisë po i detyron disa kompani të mbyllin bizneset përgjithmonë.
Para se pandemia e koronavirusit të detyronte mbylljen e dyqaneve në mbarë botën, kompanitë kishin filluar përdorimin e robotëve si Tally. Ky robot i automatizuar mund të bëjë inventorin e dyqaneve.
Pandemia ka përshpejtuar kërë prirje ndërsa kompanitë kërkojnë të ulin koston dhe të mbajnë klientët dhe punonjësit të sigurtë, thonë ekspertët.
Roboti Tally u krijua nga “Sible Technologies” me qendër në San Françisko të Kalifornisë. Brad Bogolea është drejtues i kompanisë.
“Tally është një robot plotësisht autonom i krijuar për të ndihmuar dyqanet për të bërë më mirë inventarin. Detyra e robotit është që të sigurojë që dyqani të jetë gjithmonë i furnizuar me produktet e nevojshme në raftet e caktuara dhe të reflektojnë çmimin e duhur.”
Kompania e ka dhënë me qera robotin në supermarkete, farmaci dhe dyqane të tjera në mbarë botën.
“Pandemia e ka përfocuar edhe më tej nevojën e automatizimit dhe këkersat për invenatar më të mirë në dyqane. Besoj se do të shtohet përfshirja e robotëve në këtë fushë. Kjo ndihmon në distancimin fizik pasi veprimet kryen nga roboti”, thotë zoti Bogolea.
Kompania “Brain Corp” me qendër në San Diego prodhon një sistem robotik që mund të automatizojë makineritë egzistuese. Produkti kryesor i saj është kjo makineri e automatizuar që pastron dyshemenë gjatë kohës që dyqani është i mbyllur. Phil Duffy është me kompaninë “Brain Corp”.
“Kjo punë monotone e kryer nga makineritë e automatizuara i jep mundësi stafit që të merret me punë të tjera më të rendësishme”.
Kompania thotë se më shumë se 10 mijë robotë të tillë përdoren nëpër dyqane, shkolla dhe aeroporte.
“Nuk po përpiqemi që të zëvendësojmë njerëzit, pasi njeriu është i gjithanshëm dhe mund të kryejë shumë detyra.”
Kompania “Bossa Nova” me qendër në San Françisko prodhon robotë të ngjashëm si Tally. Vitin e kaluar ajo ka furnizuar 350 dyane me robotin
që bën inventarin ndërsa këtë vit robotët e saj do të vendosen në 1 mijë dyqane të rrjetit “Walmart”.
Ndërsa robotët kryejnë më shumë detyra të bëra më parë nga njerëzit, kjo mund të reduktojë nevojën për krahun e punës, në një kohë kur pandemia ka shkaktuar rritjen e papunësisë në të gjithë botën. Michael Chui është analist me Institutin Global McKinsey.
“Robotët nuk sëmuren, por ka raste kur kanë difekte. Ata reduktojnë kontaktin njerëzor dhe mund të pengojnë përhapjen e sëmundjes. Përfitimet që sjellin robotët janë ekonomike. Por shtrohet pyetja se çfarë do të ndodhë me punonjësit që bënin punën që tani kryhet nga robotët?”
Shtetet e Bashkuara kanë miratuar një ndihmë ekonomike prej afro 3 trilion dollarë që nga muaji mars për të ndihmuar shtetet dhe familjet amerikane të prekura nga mbyllja ekonomike si rezultat i pandemisë.
voa