Teknologjia blockchain zëvendëson recetat e shkruara me dorë

barnaShënimet dhe udhëzimet e mjekëve janë zakonisht të vështira për t’u lexuar. Recetat elektronike e kanë zgjidhur këtë problem, por kjo teknologji nuk është ende e disponueshme në vendet në zhvillim. Një zgjidhje e mundshme është “blockchain”, e njëjta teknologji që përdoret për transaksionet e monedhave elektronike.

Everardo Barojas dëshiron që receta e mjekut të mbetet diçka e së shkuarës dhe që të përdoret tashmë teknologjia moderne e njohur si “blockchain”.

“Nëse do të duhej të ndërtohej një sistem për të shkëmbyer në mënyrë të sigurtë të dhënat sensitive, atëherë do të veprohej nëpërmjet ‘blockchain’… Kjo është veçanërisht e rëndësishme për vendet në zhvillim ku mund të ketë më pak rregulla që ta pengojnë një kompani farmaceutike për ta krijuar këtë proces”, thotë Everardo Barojas, drejtor i firmës “Prescrypto”.

Zoti Barojas krijoi aplikacionin “Prescrypto” për të krijuar, autorizuar dhe gjurmuar recetat në Amerikën Latine, ku ai thotë se ende jepen në letër.

“Letra falsifikohet shumë lehtë dhe është e pamundur të gjurmohet… Ka shumë biznese dhe qasje në shërbimet mjekësore që pengohen nga një copë letër, apo jo? Telemjekësia p.sh. nuk mund të realizohet me receta në letër”, thotë zoti Barojas.

Zoti Barojas diskutoi aplikacionin “Prescrypto” gjatë një aktiviteti të zhvilluar rishtazi në Nju Jork për teknologjinë “blockchain”, e cila krijon një lloj rrjeti të shpërndarë që është më i vështirë për t’u manipuluar.

Informacioni për pacientët kriptohet automatikisht.

Rreth 1 mijë doktorë në Amerikën Latine po e përdorin tashmë programin “Prescrypto” dhe zoti Barojas beson do të shtohet nevoja për të.

“Mendoni për një pacient të moshuar që nuk mund të largohet nga shtrati. E vetmja alternativë që i mbetet është që doktori t’i vijë në shtëpi, t’i japë një copë letër dhe pastaj një infermiere të shkojë në farmaci për të paraqitur recetën”, thotë zoti Barojas.

Ky aplikacion do ta përshtasë kështu këtë proces sipas mjekësisë së ditëve moderne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>