Teleskopi Evropian merr foton e parë të një sistemi tjetër diellor

ESO

La Silla European Southern Observatory (ESO) is seen at Coquimbo, Chile July 2, 2019.

Observatori Evropian Jugor (OEJ) publikoi të mërkurën imazhin e parë të kapur ndonjëherë nga një teleskop, i disa planetëve që rrotullohen rreth një ylli të ngjashëm me diellin.

Në një deklaratë, OEJ tha se imazhi është fotografuar nga teleskopi i tij jashtëzakonisht i madh në shkretëtirën Atakama të Kilit.

Studiuesit që zbuluan sistemin diellor thanë se ai është 300 vite dritë larg, relativisht afër me standardet galaktike. Ata thanë se ylli kishte emërtimin TYC 8998-760-1 dhe ndodhej në yjësinë Musca. Studiuesit kanë përcaktuar se sistemi është 17 milion vjeçar, krahasuar me diellin tonë diellor, i cili besohet të jetë 4.5 miliardë vjeçar.

https://youtu.be/JcoYA3HmuN8

Hulumtimi u botua të martën në revistën Astrophysical Journal Letters. Studiuesi kryesor Alexander Bohn, tha se ajo që e bën zbulimin kaq emocionues është fakti se ylli është “një version shumë i ri i diellit tonë. Ai tha se zbulimi jep “panoramën e një ambienti që është shumë i ngjashëm me sistemin tonë diellor, por në një fazë shumë më të hershme të evolucionit të tij.”Zoti Bohn tha që vëzhgimet mund t’i ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë më mirë evolucionin e sistemit tonë diellor. Marrja e imazheve të drejtpërdrejta, tha ai, ofron mundësinë më të mirë për të zbuluar jetën jashtë sistemit tonë diellor, nëse ajo ekziston. Ai tha se duke vëzhguar dritën nga vetë planetet, “mund të analizohen atmosferat për ekzistencën e molekulave dhe elementëve që mund të sugjerojnë se ka jetë”. Astronomët zakonisht konfirmojnë botë rreth yjeve të tjerë duke vëzhguar zbehjen e shkurtër por periodike të dritës së yllit, që tregon ekzistencën e planeve në orbitën e tij. Vëzhgime të tilla indirekte kanë identifikuar mijëra planetë në galaktikën tonë Rruga e Qumështit. OEJ konsiderohet obzervatori më produktiv astronomik në botë. Ai mbështetet nga një konsorcium i vendeve evropiane dhe Kili, si dhe vende të tjera anëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>