“Berisha kërcënon SPAK-un se do dënohet”, Ngjela: SHBA nuk largohet nga aleanca me Shqipërinë, Prokuroria e Posaçme drejtohet nga FBI

Spartak NgjelaPo SPAK kuptohet që do ta dënojë; sepse Saliu këtë që ka thënë sot për SPAK-un e ka kërcënim.

Berisha i trembur dhe që ka frikë dhe kuptohet ajo se e kishte çuar në shtegullim mendor, na tha: “kur të vij unë në pushtet, do të shkrij SPAK -un”.

 

Domethënë kërkon të vijë sërish në pushtet për të vijuar grabitjen për të cilën është nën akuzë, dhe sot shkoi të përgjigjet në SPAK.

Por, a ka vota vallë?

Po SPAK kuptohet që do ta dënojë; sepse Saliu këtë që ka thënë sot për SPAK-un e ka kërcënim.

Po SHBA do ta vijojë luftën anti-korrupsion në Shqipëri?

Do largohet Amerika nga aleanca e ngushtë me Shqipërinë?

Po Saliu a ka vota?

As SHBA nuk largohet nga aleanca e ngushtë me Shqipërinë, dhe as Saliu nuk mund t’i fitojë dot zgjedhjet që vijnë, se nuk ka vota.

Sigurisht.

Atëherë?

Lufta anti-korrupsion në Shqipëri do të vijojë. Dhe kjo luftë nuk është fare në dorë të politikës shqiptare, sepse SPAK drejtohet nga FBI dhe ekspertiza amerikane.

Kurse Saliu si pushtues i Shqipërisë bashkë me Serbinë, asgjë nuk i bën dot më Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Dhe nuk e tremb dot SPAK -un, se nuk tremb dot Amerikën.

Atëherë?

Kuptohet që Saliu është i trembur se, nga ato që po shohim si prova, SPAK mund t’i shtojë akuzë të re Saliut për 21 Janarin.

Të shohim!

Se sot duhet ta pranojmë që historia e Shqipëria ka hyrë në etapën e çlirimit të saj nga korrupsioni i lartë shtetëror, i cili tani dihet se i ka rrënjët tek armiqtë shekullorë të Shqipërisë.

Prisni dhe shikoni, dhe krijoni optimizëm për luftën e sotme anti-korrupsion në Shqipëri, sepse vjedhja gjigante e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri e kishte dëmtuar shumë mirëqenien e shoqërisë shqiptare.

tch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>