Category Archives: Shqipëria

Lajmet nga Shqipëria

“Shqipëria, më afër se kurrë me BE-në, Rama nga samiti në Shkup: Do i përmbushim të gjitha detyrimet tona

“Shqipëria, më afër se kurrë me BE-në, Rama nga samiti në Shkup: Do i përmbushim të gjitha detyrimet tona

Në nisje të takimit, BE – Ballkani Perëndimor për Planin e Rritjes, i cili po mbahet në Shkup, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është më pranë Bashkimit Europian se kurrë.

Kryeministri Edi Rama: Sot jemi këtu për një tjetër ndalesë të rrugës së përbashkët, që lidhet me zbatimin e Planit të Ri të Rritjes, një plan i cili po ecën si duhet dhe po na afron për t’u lidhur më shumë me Bashkimin Europian. Ne jemi shumë krenarë, sepse kemi praktikisht përmbushur deri më tani, të gjitha pikat për zbatim dhe vazhdojmë me pikat e tjera sipas kalendarit.
Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shumëshekullore, do thosha dhe nga ana tjetër, më vjen mirë që ka një atmosferë të përgjithshme pozitive në këtë drejtim. Jemi shumë afër. Nuk kemi qenë asnjëherë më afër, jemi shumë afër dhe besoj shumë që ne do t’i përmbushim të gjitha detyrimet tona, siç kemi paraparë edhe afatet me Komisionin Europian dhe plani i përbashkët do të realizohet plotësisht.

-Kryeministër Rama, çfarë prisni për Shqipërinë nga Plani i Rritjes?

Rama: Plani i Rritjes është shumë i qartë: ne duhet të japim rezultate, ata nga ana tjetër po ashtu. Ne po bëjmë pjesën tonë, ata të tyren. Kemi një mjet shtesë, që ka të bëjë me atë që është quajtur integrim gradual dhe po zbatohet. Për Shqipërinë, veçanërisht, po ecën shumë, shumë mirë.

-Si e vlerësoni situatën në Ballkanin Perëndimor aktualisht, zoti Rama?

Rama: E vlerësoj shumë mirë. Faleminderit!

tch

Gjetje të reja në Lin, zbulimet arkeologjike konfirmojnë se vendbanimi palafit është më i vjetri në Europë

Në Lin të Pogradecit ka përfunduar faza e parë e gërmimeve arkeologjike, ku janë zbuluar materiale të rralla që e rendisin vendbanimin si një nga më të hershmit në Evropë. Arkeologët thonë se rëndësia e gjetjeve arkeologjike në Lin është tejet e madhe. Punimet arkeologjike në Lin janë pjesë e një projekti të Universitetit të Bernës në Zvicër, me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri. Ekipi shqiptaro-zivcerian drejtohet nga arkeologu Adrian Anastasi dhe profesor Albert Hafner.

Në Lin ka përfunduar tashmë dhe faza e parë e gërmimeve për vendbanimin e lashtë palafit, ndërsa drejtuesi shqiptar i projektit arkeologu Adrian Anastasi konfirmon se ka patur gjetje të reja si gardh rrethues, etj. “Me punimet që jemi duke kryer nën ujë ka dalë një gardh i ri, i cili e shton në 4 le të themi modelet e vendbanimit në Lin 3 dhe vazhdon puna, jemi të kënaqur në këtë pjesë”, thotë arkeologu Adrian Anastasi në një reagim të tij për mediat. Ndërsa për arkeologun e njohur Ilir Gjipali, rëndësia e këtyre gjetjeve është tejet e madhe, pasi rikonfirmon se ky vendbanim është më i lashti në Europë.

 “Në pikëpamja të vendbanimeve liqenore është më vendbanimi më i vjetër jo në Shqipëri e në Ballkan por dhe në Europë. Ka edhe elementë të kulturës materiale që janë shumë të vjetra që lidhen po me këtë vjetërsi të vendbanimit. Është një investimi jashtëzakonshëm prerë mijëra trungje për të ndërtuar atë platformën ku ngriheshin banesat dhe pastaj aktiviteti tjetër e plotëson më së miri këtë për të treguar se si jetonin njerëzit atë kohë  8000 vjet përpara”, shprehet arkeologu Ilir Gjipali ndër të tjera.

Bashkëpunimi në fushën e arkeologjisë

Ambasadorja Ruth Huber, gjatë një vizite në sitin e Linit, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për këtë projekt në fushën e arkeologjisë. “Për ne si Ambasadë e Zvicrës në Shqipëri, është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi i ekspertëve të arkeologjisë nga Universiteti i Bernës me arkeologë të Shqipërisë, me një bashkëpunim që po zhvillohet tashmë prej disa vitesh. Kanë bërë shumë zbulime të rëndësishme për historinë e lashtë të këtij liqeni të vjetër të Ohrit në Pogradec. Për ne është shumë mirë që shohim këtë lloj bashkëpunimi mes ekspertëve, me trajnime të përbashkëta dhe shkëmbim njohurish, që tregon se ka një potencial të madh turizmi. Unë jam shumë e lumtur që jam këtu në Lin”, u shpreh Huber.

Gërmimet arkeologjike në sitin e Linit në Pogradec në 2024 vijuan për të katërtin vit radhazi. Arkeologët vjet në korrik u rikthyen në sitin arkeologjik të Linit në Pogradec, projekti kërkimor shkencor “Lin 3, Gërmime arkeologjike nënujore” vijoi me ekipin shqiptaro -zvicerian. Ndërsa kërkimet në 2023  faktuan vendbanimin palafit të Linit si më të vjetrin në Europë,  vjet grupi i arkeologëve vijoi të mbledhë materiale. Ekspedita arkeologjike shqiptaro zvicerane, e përbërë nga ekspertë të Institutit të Arkeologjisë pranë Akademisë së Shkencave dhe atij të Universitetit të Bernës është në vijim dhe të tjera bashkëpunimeve që ka IA me universitetet e huaja, ku janë realizuar dhe ekspedita në zona të tjera në vendin tonë.

Julia Vrapi

Von der Leyen i thotë Ramës se “Shqipëria e ka vendin në BE”

Von der Leyen RamaLiderët e Bashkimit Evropian e kanë uruar të mërkurën kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për fitoren e partisë së tij në zgjedhjet parlamentare të fundjavës, ndërsa presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e lartësoi “përparimin e madh” të Shqipërisë drejt bllokut.

“Le ta vazhdojmë punën së bashku në reformat evropiane. Shqipëria e ka vendin në BE!” shkroi von der Leyen në X.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e lartësoi fitoren e Ramës, duke shkruar në X: “Franca gjithmonë do t’i qëndrojë përkrah Shqipërisë në rrugën e saj evropiane”.

Partia Socialiste e Ramës i fitoi 52.1 për qind të votave të dielën, duke e lënë mbrapa aleancën opozitare të udhëhequr nga Sali Berisha, e cila doli e dyta me 34.2 për qind, sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

BE-ja i ndoqi nga zgjedhjet në Shqipëri, të cilat u cilësuan si një provë e pjekurisë demokratike të këtij vendit ballkanik.

Rama, 60 vjeç – i cili e fitoi mandatin e katërt – e përqendroi fushatën e tij tek integrimi evropian.

Premtimi i tij kryesor në fushatë ishte anëtarësimi i Shqipërisë në BE deri në vitin 2030.

Krerët e BE-së, Ursula von der Leyen dhe Antonio Costa, do të takohen me Ramën të enjten në Tiranë, ku të premten do të mbahet një mbledhje e Komunitetit Politik Evropian – një forum strategjik gjashtëmujor që mbledh 47 vende nga brenda dhe jashtë BE-së.

“Urimet e mia më të përzemërta, i dashur Edi Rama, për këto rezultate mbresëlënëse në zgjedhje. Mezi pres të të uroj personalisht në Tiranë nesër”, tha Costa, i cili kryeson këshillin që përfaqëson shtetet anëtare të BE-së.

rel

PS mer 83 mandate, PD humb edhe 2 dhe mbetet me 50!

rezultatetKQZ-ja bëri të ditur se ka përfunduar numërimi i votave të partive në të gjithë Shqipërinë, ndonëse në faqen zyrtare janë pasqyruar vetëm 5213 nga 5225 QV.

 

Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.

Kështu socialistët kanë marrë tjetër mandat në Vlorë duke shkuar në 83 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës, Elbasan dhe Vlorë.

Koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike i kanë ikur dy mandate në pak minuta, ai i Vlorës dhe një në Tiranë që ia mori partia Mundësia e Agron Shehajt. PD ka zbritur në 50 mandate ndërsa Mundësia 2 mandate.

Sa i përket partive të tjera, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë Lëvizja Bashkë 1 mandat.

Partia Socialiste renditet e para me 777,502 vota ndërsa Partia Demokratike 504,688 vota, Nisma –SHB 56,315 vota, duke mos përfshirë këtu votat e Diasporës.

 

Samiti Europian në Tiranë, policia e shtetit tregon akset rrugore që duhen shmangur në kryeqytet gjatë së premtes

Samiti Evropian 1Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike Drejtues i Parë Rebani Jaupi, në një konferencë për shtyp, foli në lidhje me masat e Policisë së Shtetit për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të samitit “European Politicial Community”, më datë 16 maj 2025.

 

Ai tregoi akset rrugore që do të bllokohen në kryeqytet për këtë aktivitet.

 

“Të nderuar qytetarë,

të nderuar përfaqësues të medias,

Me cilësinë e drejtorit të Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, dëshiroj t’ju informoj se në kuadër të zhvillimit të Samitit të Komunitetit Politik Europian, që do të mbahet në kryeqytet, më datë 16 maj 2025, janë ndërmarrë një sërë masash me qëllim garantimin e rendit, sigurisë dhe mbarëvajtjes së këtij eventi ndërkombëtar, me rëndësi të veçantë për vendin tonë.

Menjëherë pas menaxhimit me sukses dhe sigurimit të rendit publik në dy evente shumë të rëndësishme, siç ishin zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë dhe tri etapat e para të “Giro d’Italia 2025”, garantimi i sigurisë së këtij Samiti, është sfida e radhës e Policisë së Shtetit. Me këtë rast, kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për pritjen, shoqërimin, sigurimin dhe përcjelljen me sukses të miqve tanë europianë.

Me këtë rast, kërkojmë edhe një herë mirëkuptimin e komunitetit të kryeqytetit dhe jo vetëm, për kufizimet e përkohshme në qarkullimin e qytetarëve dhe mjeteve, të cilat janë të nevojshme për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së Samitit që do të zhvillohet në kryeqytet.

Duke patur parasysh numrin e madh të delegacioneve të nivelit të lartë, Policia e Shtetit ka planifikuar dhe do të zbatojë masat e mëposhtme:Samiti Evropian

BLLOKIM TË ZONËS SË SAMITIT

Nga ora 06:00 – 18:00 të datës 16.05.2025, do të jetë i paaksesueshem nga këmbësorë dhe mjete, i gjithë perimetri i sheshit ku do të zhvillohet aktiviteti, perimetër i cili përfshin rrugët:

Nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan d’Ark” deri në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri”, segmentin e rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rrugova” deri në kryqëzimin me bulevardin “Dëshmorët e Kombi”, rrugën  “Ibrahim Rrugova” nga kryqëzimi  me  rrugën  “Myslym Shyri” deri në kryqëzimin me rrugën  e Kavajës, rrugën “Ded Gjo Luli”,  rrugën  “Urani Pano”  në vazhdim rrugën e Barrikadave deri në kryqëzimin me rrugën “George W. Bush” dhe bulevardi “Zogu i I” deri te tuneli i “ish-Cirkut”.

Nisur nga ky perimetër kufizues i zonës:

o             Bulevardi “Zogu i Parë” në drejtim të Sheshit “Skënderbej”, do të devijohet tek Ministria e Drejtësisë;

o             Rruga e Durrësit do të devijohet tek Ministria e Arsimit dhe Sportit;

o             Rruga e Kavajës do të devijohet tek semafori i “Tymit” ;

o             Rruga “Myslym Shyri” do të devijohet tek degëzimi i rrugës “Sami Frashëri”;

o             Rruga e Dibrës tek “Selvia” dhe rruga “Hoxha Tahsim” do të devijohen tek kryqëzimi i rrugës “Tefta Tashko”.

  1. BLLOKIME TE AKSEVE RRUGORE

Bllokime të plota të akseve rrugore:

Për qëllime sigurie në rrugëkalimin e delegacioneve që vijnë nga aeroporti “Nënë Tereza” (dhe pikat e tjera të kalimit kufitare PKK Hani i Hotit dhe PKK Morinë) në drejtim të Tiranës:

  1. Më datë 14.05.2025, nga ora 22:00 – 23.00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas – Hyrja të autostrada e re “Thumanë- Kashar”, Autostrada “Tiranë-Durrës” -Mbikalimi i Kasharit- Kryqëzimi tek ish-Sheshi “Shqiponja”-Unaza e re krahu i Astir-kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” (drejtim i ardhjes nga aeroporti për në qytetin e Tiranës).
  2. Më datë 15.05.2025, nga ora 08:00 – 24:00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në intervalin kohor të lëvizjes së delegacioneve në aksin rrugor: “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas – Hyrja te autostrada e re “Thumanë-Kashar” –  Autostrada “Durrës-Tiranë” – Mbikalimi i Kasharit – Kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Re krahu i Astirit –  Kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” – Rruga “George W. Bush” – Rruga “28 Nëntori” – Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano”- Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit).”
  3. Më datë 16.05.2025, nga ora 06:30 – 11:30, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor: “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas-hyrja e autostradës së re “Thumanë – Kashar”, Autostrada “Durrës-Tiranë-Durrës” – Mbikalimi i Kasharit – Kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Re krahu i Astir – Kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër) – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” – Rruga “George W. Bush” – Rruga “28 Nëntori” – Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit).”
  4. Më datë 16.05.2025 nga ora 13:00-18:00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor: “Sheshi “Skënderbej” – Rruga George W. Bush” – Rruga e Elbasanit – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Unaza e Re krahu i Astir – Autostrada “Tiranë-Durrës” –  Autostrada e re “Thumanë-Kashar” – Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas.”

Sqarim: Rrugëkalimet do të jenë të bllokuara në të dy krahët, në momentin  e kalimit të delegacioneve.

Nisur nga këto bllokime në këto orare, qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve luten të ndjekin udhëzimet e Policisë dhe të përdorin rrugët alternative që do të sugjerohen:

  1. Për Rinas do jenë të aksesueshme akset:

o             Rrugët dytësore të autostradës “Tiranë-Qafë Kashar – Rinas”;

o             Unaza Veriore, degëzimi i “Paskuqan – Institut – Kamëz – Domje – Laknas – Rinas:;

  1. Për zonën e Astirit do jenë të aksesueshme rrugët lidhëse:

o             Nënkalimi i “Pallatit me shigjeta”;

o             Mbikalimi i rrugës “Teodor Keko” – Mbikalimi i sheshit “Shqiponja” – degëzimet lidhëse në rrugët dytësore.

  1. Për zonën e qytetit “Studenti”, Rrugën “Qamil Guranjaku”, bllokun e vilave gjermane do të kenë akses me daljet në rrugët alternative me  bulevardin “Bajram Curri”, në drejtim të Brylit.
  2. Për hyrjen dhe daljen në spitalin “Shefqet Ndroqi”, tek rrethi i Sanatoriumit, do të kenë herë pas here devijime sipas orareve të delegacioneve dhe mund të kenë akses në rrugën “Pasho Hysa”, në drejtim të rrugës “Ali Demi”.

III.           BLLOKIME TE PARKIMEVE

o             Në rrugë të caktuara të kryeqytetit, do të ndalohet parkimi dhe qëndrimi i mjeteve për një periudhë të përkohshme. Kjo masë do të jetë e vlefshme përgjatë ditës së samitit.

o             Mjetet që shkelin këtë urdhër do të largohen me karrotrec dhe ndaj drejtuesve do të merren masat përkatëse administrative.

Më datat 15.05.2025 – 16.05.2025 do jenë të paaksesueshme parkimet publike/private:

o             Në Rinas, 2 parkimet tek zona VIP dhe 2 parkimet private përballë zonës VIP.

o             Në Tiranë, parkimet nëntokësore te sheshi “Skenderbej”, Hotel “Plaza”, Hotel “Tirana”, Godina “Torre Drini”, Qendra Tregtare “Toptani”, Kulla “Green Tower”.

Nisur nga kufizimet, këshillojmë evitimin e lëvizjes me mjete personale në drejtim të aeroportit “Nënë Tereza”.

  1. KUFIZIME TE PJESESHME

Do të ketë kufizime të qarkullimit në zonat përreth vendeve ku zhvillohen aktivitetet e samitit. Më datat 15.05.2025-16.05.2025, do të ketë kufizim të përkohshëm të lëvizjeve të automjeteve në akset rrugore:

  1. Hotel “MAK Albania” – Stadiumi “Air Albania” – Rruga “Dervish Hima” – Rruga e Elbasanit-Rruga “George W. Bush” – Rruga “28 Nëntori”  -Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano” – aktivitet;
  2. Hotel “Marriot” – Rruga “Dervish Hima”- Rruga e Elbasanit- Rruga “George W. Bush”-Rruga “28 Nëntori”- Rruga e Dibrës- Rruga “Urani Pano”-aktivitet;
  3. Hotel “Rogner” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”-Rruga “Gjergj Filipi” -Rruga “Dervish Hima”, – Rruga “George W. Bush”-Rruga “28 Nëntori”- Rruga e Dibrës Rruga “Urani Pano”-aktivitet;
  4. Hotel “Plaza” – Rruga “George W. Bush” – Rruga “28 Nëntori”- Rruga e Dibrës- Rruga “Urani Pano”-aktivitet, Hotel Tirana Internacional në aktivitet;
  5. Hotel “Xheko Imperial” – Rruga “Ibrahim Rugova”, Rruga “Lek Dukagjini” -Rruga “Dervish Hima”, Rruga e Elbasanit-Rruga “George W. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano”-aktivitet;
  6. Hotel “Radison” – Rruga “Hamdi Garunja”-Rruga e “Ullishtes”-Rruga e liqenit të thatë-Unazë e Madhe-Sauk- Rruga e Elbasanit-Rruga “George W. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit);
  7. Hotel “Hilton” – Bulevardi ”Gjergj Fishta”-Rruga e Kavajës- Unaza e Madhe-Sauk- Rruga e Elbasanit-Rruga “George W. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano”-aktivitet;
  8. Hotel “Ark Boutique” – Rruga “Ibrahim Rugova” -Rruga “Abdyl Frashëri”-Rruga “Gjergj Filipi”-Rruga “Dervish Hima”,Rruga e Elbasanit-Rruga “George W. Bush” -Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit);
  9. Hotel “Diplomat 1” – Rruga “Sulejman Delvina”-Rruga “Abdyl Frashëri”-Rruga “Gjergj Filipi”- Rruga “Dervish Hima”, Rruga e Elbasanit-Rruga “George W. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit);
  10. Hotel “Holiday In”, Rinas – Mbikalimi në Qafë Kashar – Autostrada Tiranë-Durrës -Mbikalimi i Kasharit- kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja”-Unaza e re krahu i Astir-kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” (drejtim i ardhjes nga aeroporti për në qytetin e Tiranës);

(Kufizimet e mësipërme do të jenë më datë 15.05.2025, sipas orareve te lëvizjeve dhe më datë 16.05.2025, nga ora 08:00 deri në orën 11:00).

  1. Më datë 15.05.2025, nga ora 19:00 – 24:00, do të ketë kufizime të pjesëshme të aksit: “Rruga e Elbasanit – Rrethi i Saukut – Autostradë – Rrethrrotullimi i “TEG” – Rezervat e Shtetit.”
  2. NDALIMI, PUSHIMI DHE QËNDRIMI

o             Më datat 15.05.205 dhe 16.05.2025, gjatë orarit 06:00-20:00, ndalohet qëndrimi dhe pushimi i automjeteve, nga rrethi i “Ekonomikut” – Rruga e Elbasanit – Rruga “George W. Bush” dhe te i gjithë perimetri që është devijuar.

Të nderuar qytetarë,

bëjmë thirrje për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj. Gjithashtu, ju ftojmë të shmangni lëvizjet e panevojshme në zonat e kufizuara dhe të respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë në terren.

Për informacione të përditësuara, ju mund të ndiqni njoftimet në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit dhe në rrjetet tona sociale, si dhe të telefononi në numrin 112 për çdo nevojë apo informacion të mëtejshëm.

Faleminderit për vëmendjen dhe bashkëpunimin tuaj!

tch

BE certifikon zgjedhjet: Ishin konkurruese dhe profesionale, proces transparent dhe gjithëpërfshirës. SPAK të hetojë pretendimet për krime zgjedhore

BE certifikon zgjedhjetKa reaguar për herë të parë pas zgjedhjeve të 11 majit Bashkimi Europian.

Në një deklaratë të përbashkët nga përfaqësuesja e lartë, Zëvendëspresidentja Kaja Kallas dhe Komisioneria Marta Kos, kanë se e vlerësojnë si një proces transparent dhe gjithëpërfshirës dhe i organizuar në mënyrë të mirë.

“Të dielën, populli i Shqipërisë ushtroi të drejtën e tij demokratike për të votuar, duke zgjedhur përfaqësuesit e tij në Parlament. Ne përgëzojmë të gjitha autoritetet kompetente që siguruan funksionim të qetë në të gjithë vendin. Këto zgjedhje shënuan gjithashtu futjen e votimit jashtë vendit për herë të parë.

 

Sipas gjetjeve dhe përfundimeve paraprake të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it, zgjedhjet u menaxhuan përgjithësisht në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente, dita e zgjedhjeve ishte e qetë dhe e organizuar mirë, pavarësisht disa mangësive.

Zgjedhjet në përgjithësi ishin konkurruese dhe të zhvilluara në mënyrë profesionale, dhe kandidatët në përgjithësi ishin në gjendje të bënin fushatë lirisht, megjithëse disa raportuan se u përballën me kërcënime”, theksohet në deklaratë.

“Megjithatë, votimi u zhvillua në një mjedis shumë të polarizuar, në të cilin garuesit nuk gëzonin kushte të barabarta loje. Për shkak të përdorimit të gjerë të burimeve administrative dhe ndikimit institucional, mund të ndodhë që shumica qeverisëse të ketë pasur avantazhin e të qenit në pushtet.

U bënë akuza të shumta për presion mbi votuesit, veçanërisht punonjësit publikë. Përpjekjet e koordinuara për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet zgjedhore janë një zhvillim i mirëpritur dhe ndjekja e tyre është e nevojshme për të adresuar shqetësimet e vazhdueshme të keqpërdorimeve zgjedhore. Pavarësia e medias vazhdon të jetë një problem dhe mbulimi i saj zgjedhor ka vazhduar t’u japë rëndësi partive kryesore dhe transparenca e financimit të fushatës gjithashtu mbeti e kufizuar”, thuhet më tej.

BE thotë se do të ndjekë nga afër zhvillimet zgjedhore deri në certifikimin përfundimtar të rezultateve.

“Të gjitha forcat politike duhet të sigurojnë funksionimin e vazhdueshëm të institucioneve të vendit. Ne e inkurajojmë Shqipërinë të vazhdojë të ndjekë të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësimin e saj të ardhshëm në BE, duke përfshirë miratimin e një reforme të mëtejshme zgjedhore që adreson të gjitha rekomandimet kryesore të ODIHR-it dhe ato që janë ende të pazgjidhura nga zgjedhjet e mëparshme. Procesi i integrimit të Shqipërisë në BE është një objektiv strategjik kombëtar dhe një projekt për të gjithë shoqërinë, i cili mbështetet fuqimisht nga qytetarët e Shqipërisë.

Ne përsërisim thirrjen tonë për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës, pasi të gjitha partitë politike të Shqipërisë dhe të gjithë sektorët e shoqërisë, nga organizatat e shoqërisë civile deri te komunitetet lokale, kanë një rol për të luajtur në avancimin e mëtejshëm të procesit të anëtarësimit të vendit në BE”, theksohet në këtë komunikim.

tch

Drejt kutive të fundit/ PS shkon në 83 mandate, PD 50, humb 2 mandate në pak minuta! Mundësia ‘rrëmben’ sërish mandatin e 2-të

Zgjedhje 2025Deri në orën 21:00 numëruesit në të gjithë vendin kanë përfunduar 5182 kuti votimi nga 5225 (99.12%) që janë në të gjithë Shqipërinë, 43 kutitë e fundit po numërohen.

Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.

Kështu socialistët kanë marrë tjetër mandat në Vlorë duke shkuar në 83 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës, Elbasan dhe Vlorë.

 

Koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike i kanë ikur dy mandate në pak minuta, ai i Vlorës dhe një në Tiranë që ia mori partia Mundësia e Agron Shehajt. Pra PD ka 50 mandate ndërsa Mundësia 2 mandate.

Sa i përket partive të tjera, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë Lëvizja Bashkë 1 mandat.

tch

Numërohen 67.7% e kutive të votimit në vend/ PS kryeson me 82 mandate, PD 52. Socialistët humbin një mandat në Lezhë

partite rangimiDeri në orën 20: 30 numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 3538 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë.

Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.

Kështu socialistët kanë deri tani 82 mandate, pasi një ia mori PD në Lezhë, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.

 

Koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike ka 52 mandate, duke iu shtuar ai i Lezhës, pasi ia mori Partisë Mundësia mandatin e dytë.

Sa i përket partive të reja, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë që Partia Mundësia ka 2 mandate dhe Lëvizja Bashkë një mandat.

tch

“Sistemi klientelist i lyer mirë i Ramës njëri shpjegim”

mediat gjermaneZgjedhjet parlametare të zhvilluara në Shqipëri gjetën jehonë në median gjermane, ku përmendet, se PS dhe Edi Rama shkojnë drejt një mandati të katërt. Por gjendet edhe një reflektim i situatës në Shqipëri.

 

 

Pas zgjedhjeve në Shqipëri media gjermanishtfolëse përmend gjasat që kryeministri, Edi Rama të shkojë drejt një mandati të katërt.  Por reflektohet edhe mbi situatën aktuale në Shqipëri, ku theksohet, se megjithëse Edi Rama dhe Partia Socialiste shkojnë drejt fitores ata janë të kontestuar në politikën e brendshme.

Gazeta “Neue Zürcher Zeitung” nën titullin “Edi Rama do të jetë për herë të katërt kryetar qeverie i Shqipërisë  -portret i një antikonformisti të përhershëm” nënvizon sot se nuk duhet të gënjehemi nga imazhi i Ramës si një i jashtëm në politikë. “Fituesi me gjasë i zgjedhjeve është një politikan i etur për pushtetin”, shkruan NZZ. Andreas Ernst pasi përmend suksesin e Ramës si kryetar bashkie i Tiranës, i referohet ndryshimit të kryeqytetit dhe thekson se në këtë bum ndërtimi në Tiranë përqëndrohet gjithçka shkon keq në Shqipëri. “Ekonomia e tarafeve jep leje ndërtimi për të vetët dhe dhënia e tenderave varet nga lidhjet politike, paratë e zeza dhe kthimi i favoreve.” NZZ hedh vështrimin edhe tek fitorja e pritshme e zgjedhjeve nga socialistët dhe thekson se “sistemi klientelist i lyer mirë i Ramës është njëri shpjegim për suksesin zgjedhor të socialistëve. Shpjegimi tjetër është kundërshtari i tij, 81 vjeçari, Sali Berisha. Ndryshe nga Rama ai është një autokrat i tipit të vjetër, jo origjinal, kozmopolit apo sharmant.” Më tej NZZ vëren mbi Edi Ramën, se “më së voni në vitin 2005, kur ai mori pushtetin në PS u bë e qartë, se ai para së gjithash është një politikan i etur për pushtetin, që në politikë njeh vetëm mik dhe armik.” [..]Rama ngriti një aparat pushteti siç e njohin mjaft vende në rajon: Ai është kreu i një partie, që kontrollon administratën, gjykatat dhe mjaft media.”

Në median gjermane, Rama portretizohet si vërtet proeuropian, artist jo konvencional që mirëpritet mjaft mirë në Bruksel, sepse politika është konform BE, por edhe mjaft i kontestuar. “Zgjedhje në Shqipëri: Sa autoritar është Edi Rama”, pyet një nga radiot më të mëdha gjermane, “Dlf” në një kronikë të gjerë të fundjavës. “Edi Rama është në BE një mik i mirëpritur, dhe duket se nga ana ideologjike dhe gjeopolitike qëndron i palëkundur në anën e Europës. Por kritikët i tremben asaj se sukseset e Shqipërisë për temat si shteti ligjor dhe demokracia janë suksese vetëm në letër, dhe se vendi nuk është i gati për anëtarësim në BE. Kjo ka të bëjë edhe me Edi Ramën që tregon tipare autoritare.”

 

“Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri: Vendi i NATO-s në rrugën e anëtarësimit në BE” ky është titulli me të cilin “Frankfurter Rundschau” i kushton vëmendje zgjedhjeve në Shqipëri duke theksuar se kryeministri në detyrë mund të marrë mandatin e tij të katërt. Por pavarësisht ambicieve për në BE-së, politika e tij e brendshme është e kontestuar. “Sipas komisionit zgjedhor, rezultatet e para duhet të dalin të martën. Votimi i së dielës shihet si një test i rëndësishëm i disponimit në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.”

Gazeta “Zeit” i kushton vëmendje rezultateve paszgjedhore. “Pas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri të dielën, po ravijëzohet një fitore e Partisë Socialiste (PS) të kryeministrit Edi Rama. Pas numërimit të më pak se një të tretës së votave, rreth 53 për qind e tyre shkuan për PS, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. [..] Rama, 60 vjeçar, ka drejtuar PS që nga viti 2005 dhe kërkon një mandat të katërt radhazi si kryeministër. Gjatë fushatës elektorale ai deklaroi se do të vazhdojë përpjekjet për anëtarësim në BE në vitin 2030, në mënyrë që të gjithë shqiptarët të përfitojnë nga ‘të njëjtat të drejta si qytetarët e vendeve të tjera evropiane’. Rama është akuzuar vazhdimisht nga opozita për kontakte me krimin e organizuar, gjë që Rama e mohon.”

dw

Del exit-poll i parë i zgjedhjeve, PS kryeson me 79 mandate, PD 54

Exit pollExit poll e para flasin për një fitore të thellë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e mbajtura ditën e sotme në Shqipëri.

 

Albania Post ka publikuar pak minuta pas mbylljes së qendrave të votimit, exit poll në rang kombëtar nga ku rezulton se socialistët kanë marrë 79 mandate, ose pesë më shumë se katër vjet më parë.

Demokratët e Sali Berishës rezultojnë me 54 mandate me 38% të votave në rang vendi.

 

Nga ana tjetër PSD-ja e Tom Doshit mund të marrë tre mandate, ku dy i ka në Shkodër dhe një në Tiranë me 2.2% të votave në rang vendi.

Partia Mundësia e Agron Shehaj merr 3.6% të votave në rang kombëtar, por arrin të marrë vetëm 2 mandate, për shkak të shpërndarjes së gjerë të votave në gjithë Shqipërinë dhe përqendrimit vetëm në qarkun e Tiranës.

Në 1 mandat është Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, në qarkun e Tiranës, por që Qorin do ta shihte vetë jashtë Parlamentit.

Një mandat mund të marrë edhe Lulzim Basha në Tiranë, ndërkohë që Adriatik Lapaj dhe koalicioni i tij rezultojnë pa asnjë mandat.

Rezultatet e exit-poll

PS 79 mandate

PD 54 mandate

PSD 3 mandate

Mundësia 2 mandate

Lëvizja Bashkë 1 mandat

KEA (Partia e Bashës) 1 mandat

Nisma Shqipëria Bëhet 0 mandate

 

tch