Nga Bejtullah Sadiku
Duke shfletuar sot shtypin ditor dhe Elektronik, më dhanë idenë për të konkluduar në formë konkluzionesh edhe këte;
– Tradhëtia nuk bëhet brenda natës, por as patriotizmi nuk bëhej as brenda një dite/nate;
– akuzat e tepruara dhe të paverifikuara flasin dhe thuan: të them, sa s´më ke thënë;
– punët e mira, po edhe të këqia, po i tham unë, ti , e ai, dihet se nuk janë as aq të mira, por jo ndoshta edhe aq të këqia. Pse? Sepse shihen dhe duken vetë;
– mëshira e Zotit për ndonjë falje gabimi ndaj njeriut, padyshim se është e madhe, por mëshira e njeriut ndaj njeriut, mendoj se duhet të jetë shumë më e madhe;
– hiperbolizimi, zmadhimi, prozhektimi, ngatrresa, insinuata etj. mund të jenë vese apo virtyte negative psikopatalogjike e individëve psikofob, që kërkojnë trajtim të duhur e të domosdoshëm mjeksorë, ngase damin që mund ta bëjnë, pos vetes dhe rrethit të ngusht, ka tendencë dhe gjasa për reflektim shumë më të largët.
Krefeld, me dt.25.01.2016