LAJMET NGA BOTA

  • Koment: Austria dhe efekti domino me refugjatët

    21 Janar, 2016

    Pas Suedisë edhe Austria ka vendosur të kontrollojë kufirin e jashtëm. Nëse edhe Gjermania e bën këtë hap, këto vendime mund të kenë pasoja shumë të rënda për vendet e Ballkanit, mendon Bernd Riegert.

    kontroll kufiAustria ka vendosur të kufizojë numrin maksimal të refugjatëve dhe azilkërkuesve. Në shikim të parë kjo duket një kozmetikë politike. Por një vendim tjetër shumë ...

  • Kufiri i pakontrollueshëm greko-turk

    21 Janar, 2016

    Viti i Ri ka filluar ashtu siç ka përfunduar viti i mëparshëm: me ardhjen e mijëra refugjatëve nga Siria, Iraku dhe vendet e tjera. Shumë politikanë kërkojnë që Greqia t’i mbyllë kufijtë e jashtëm.

    refugjatetRefugjatët paguajnë shumë para për kalimin e detit të rrezikshëm nga Turqia në Greqi. Edhe këtë muaj kanë shkuar në Greqi me mijëra refugjatë nga pjesa ...

  • Britani: Putini “duket të ketë miratuar” vrasjen e Litvinenkos

    21 Janar, 2016

    gjykata londerNë Londër publikohet raporti mbi helmimin e ish agjentit rus Aleksandër Litvinenko dhjetë vjet më parë

    Një gjykatës britanik tha se ka mundësi që presidenti rus Vladimir Putin të ketë miratuar planin për helmimin e ish-agjentit të KBG-së, Alexander Litvinenko. Ish agjenti vdiq rreth 10 vjet më parë, pasi kishte pirë një filxhan çaj, që gjykatësi Robert Owen tha ...

  • Valixhja inteligjente

    21 Janar, 2016

    valixhjaNjë lajm i mirë për ata që fluturojnë shpesh me avion. Së shpejti, udhëtarët nuk do të kenë nevojë të tërheqin valixhet e rënda. Një grup gjimnazistësh libanezë kanë shpikur valixhen inteligjente.

    Në të ardhmen e afërt, udhëtarët do të jenë në gjendje të lëvizin në aeroport të papenguar nga valixhet. Ralp Shalhoub është njëri nga gjimnazistët ...

  • Roboti Hubo në Davos

    21 Janar, 2016

    Roboti HuboNë takimin e Forumit të Ekonomisë Botërore në Davos të Zvicrës, shkencëtarët koreano-jugorë sollën një robot, që ishte surprizë për të pranishmit:

    Ekspertët e Institutit të Shkencave dhe Teknologjisë të Koresë së Jugut, KAIST, paraqitën në Forumin Botëror të Ekonomisë një robot humanoid. Ata thanë se “Hubo” ishte projektuar “për t’i ndihmuar njerëzit të gjejnë lumturinë”.

    Drejtori i Qendrës për ...

  • Shengeni mund të dështojë pas dy muajsh

    20 Janar, 2016

    Një zyrtar i BE ka paralajmëruar se kriza e migrimit mund ta bëjë BE të dështojë “si projekt politik”. Kurse ministri i Jashtëm gjerman thotë se mbyllja e kufijve të Gjermanisë nuk sjell zgjidhje.

    Donald Tusk Presidenti i KEPresidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk i tha të martën Parlamentit Evropian se shtetet anëtare kanë më në dispozicion “jo më shumë ...

  • Dhjetëra mijëra vetë sërish në rrugë për në Evropë

    20 Janar, 2016

    Numri i refugjatëve, që hyjnë në BE përmes Greqisë, po ecën drejt një pike të re kulmore. Austria po mendon që t’i mbyllë kufijtë e saj. Qeveri evropianolindore kërkojnë reagim më të ashpër.

    refugjatetMegjithë dimrin, një numër i madh refugjatësh përpiqen që të vijnë përmes Detit Egje në Bashkimin Evropian. Organizata Ndërkombëtare për Migrimin (IOM) beson se “numri i të ...

  • Panairi i makinave në Detroit

    19 Janar, 2016

    makinatNë vitin 2009, industria amerikane e makinave ishte në prag të rrënimit. Gjatë recesionit, më i madhi që nga periudha e Depresionit ekonomik, amerikanët e ndalën blerjen e makinave. Por, ndihma financiare e qeverisë i shpëtoi disa kompani nga falimentimi, dhe tani pas 7 vjetësh, kjo industri e ripërtëritë pasqyrohet edhe në Panairin Ndërkombëtar të Amerikës së Veriut në ...

  • Radhë të gjata varfërie në Rusi

    18 Janar, 2016

    Pasojat e krizës ekonomike kanë filluar të ndjehen në jetën e përditshme në Rusi: papunësia është rritur, po ashtu edhe çmimet, deri në 13%. Një në shtatë rusë jeton nën kufirin e varfërisë.

    varferia rusiNjë kishë e bardhë dhe e vogël në Moskë që mund të të humbasë kollaj nga sytë, ashtu e fshehur mes fasadave të qelqta dhe godinave ...

  • Fati i emigrantëve pa dokumenta në SHBA

    18 Janar, 2016

    protesta usaNjë vendim i pritshëm i Gjykatës së Lartë në SHBA mund të trondisë trashëgiminë politike të Presidentit Barack Obama. Gjykata pritet të vendosë nëse do të pranojë të marrë në konsideratë çështjen ndaj urdhërit ekzekutiv të presidentit që mbron 4 milionë emigrantë nga deportimi. Nëse gjykata nuk e pranon çështjen, presidenti do të humbasë një prej programeve ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"