LAJMET NGA BOTA

  • Ndërsa Shtetet e Bashkuara tronditen nga dhuna në Kapitol, Rusia shijon shfaqjen

    7 Janar, 2021

    Pro-Trump protesters tear down a barricade as they clash with Capitol PoliceNdërsa qeveritë në të gjithë botën kanë shprehur zemërim dhe trishtim rreth trazirave që përfshinë ndërtesën e Kongresit amerikan të mërkurën, Rusia pati një reagim tjetër – të dyzuar mes shfajësimit dhe dyshimit.

    “Festa e demokracisë ka përfunduar”, tha Konstantin Kosachev, kreu i komitetit të punëve të jashtme në ...

  • Lockdown në Gjermani shtyhet dhe përforcohet

    6 Janar, 2021

    MerkelPrej ditësh u diskutua për shtyrjen e masave kufizuese ndaj koronavirusit. Tani kancelarja Merkel dhe kryeministrat e landeve ranë dakord për ashpërsimin e rregullave. Gjendja është dramatike, u tha në Berlin

    Në krizën e koronavirusit kancelarja kristiandemokrate Angela Merkel dhe kryeministrat e landeve vendosën për masa më të rrepta kufizuese: Federata dhe landet do të kufizojnë edhe më tej lirinë ...

  • Gjermania në prag të zgjatjes së kufizimeve për koronën

    5 Janar, 2021

    LockdownPolitikanët drejtues në Gjermani janë pro zgjatjes së masave kufizuese për koronën pas 10 janarit. Po sa do të zgjasë lockdown-i?

    “Për shkak të shifrave ende shumë të larta, është e nevojshme që masat dhe kufizimet të zgjaten edhe më tej,” tha Ministri Federal i Shëndetësisë Jens Spahn. Aktualisht në njësitë e kujdesit intensiv është arritur numri maksimal i pacientëve ...

  • OBSH e zhgënjyer që Kina bllokoi ekipin shkencor ndërkombëtar

    5 Janar, 2021

    OBSHOrganizata Botërore e Shëndetësisë shprehu zhgënjim që zyrtarët kinezë nuk miratuan lejet për futjen në vend të një ekipi shkencëtarësh ndërkombëtarë për të analizuar origjinën e koronavirusit.

    Në konferencën e përjavshme të OBSH-së të martën në Gjenevë, Drejtori i Përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se është “shumë i zhgënjyer” që Kina nuk kishte autorizuar futjen e ekipit shkencor, një pjesë ...

  • Vaksina: Çfarë rreziqesh dhe efektesh anësore dihen?

    5 Janar, 2021

    VaksinimiA janë vaksinat e zhvilluara deri tani të sigurta? Çfarë efektesh anësore do mund të prisni dhe cilat janë reagimet normale pas një vaksinimi?

    Në të gjithë botën miliona vetë shpresojnë të vaksinohen shpejt kundër virusit corona. Në të njëjtën kohë ka po kaq shumë njerëz që janë të dyzuar, – nga njëra anë ata duan të mbrohen nga një ...

  • Ku dallojnë vaksinat e AstraZenecas dhe Pfizerit?

    4 Janar, 2021

    VaksinaTë hënën, 82-vjeçari Brian Pinker u bë personi i parë në Britani që mori vaksinën e AstraZeneca/Oxford.

    Më 30 dhjetor, 2020, Britania ishte shteti i parë që miratoi për përdorim vaksinën kundër koronavirusit të kompanisë AstraZeneca dhe Universitetit të Oxford-it – duke shtuar edhe një armë në arsenalin e këtij vendi, në luftën kundër pandemisë, shkruan agjencia e lajmeve ...

  • Itali, 347 vdekje nga koronavirusi të dielën dhe mbi 14 mijë infeksione të reja

    4 Janar, 2021

    ItaliaItalia njoftoi të dielën 347 vdekje të lidhura me koronavirusin nga 364 të shënuara një ditë më parë. Numri i infeksioneve ditore u rrit në 14,245 nga 11,831.

    Të shtunën u kryen rreth 102,974 teste, sipas zyrtarëve të lartë shëndetësor të atij vendi, kundrejt 67,174 të zhvilluara një ditë më parë.

    Që prej 21 shkurtit Italia ka regjistruar 75,332 vdekje si ...

  • Tërmeti godet rëndë Kroacinë

    29 Dhjetor, 2020

    Petrinja termetKroacia u trondit brenda dy ditësh nga lëkundje të forta tërmeti. Tërmeti (29.12) arriti një forcë prej 6,4 të shkallës Richter duke shkaktuar dëme në qytetin e vogël Petrinja, 45 km në juglindje të Zagrebit.

    Një tërmet i fortë tronditi Kroacinë të martën (29.12) në mesditë duke shkaktuar dëme materiale, ndërkohë që ende nuk është e qartë për numrin ...

  • Tërmet i fuqishëm në Kroaci, dëmtime dhe lëndime

    29 Dhjetor, 2020

    Termet KroaciNjë termet me magnitudë 6.4 goditi Kroacinë të martën, ndërsa shërbimet emergjente njoftojnë se shumë njerëz janë lënduar. Filmimet tregojnë njerëz që shpëtohen nga rrënojat pranë epiqendrës së tërmetit.

    Qendra Gjermane për Kërkime Gjeoshkencore (GFZ) thotë se termeti goditi në një thellësi prej 10 kilometrash. Kanali televiziv N1 njoftoi se epiqendra ishte në qytetin Petrinja, rreth 50 kilometra nga ...

  • Vaksina e Novavax-it futet në fazën e fundit të testimit

    29 Dhjetor, 2020

    Vaksina NovavaxKompania amerikane Novavax është futur në fazën e fundit të testimit të një vaksine që lufton COVID-19-n, ndërsa shtetet po përballen me furnizime të pamjaftueshme me ato vaksina që kanë marrë tashmë autorizimin.

    Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar përdorimin për raste emergjente të dy vaksinave, njëra e prodhuar nga kompanitë Pfizer/BioNTech dhe tjetra nga Moderna, por për disa muaj ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"