LAJMET NGA BOTA

  • Uiskonsin hap spitalin fushor pas rritjes së ndjeshme të rasteve me COVID

    8 Tetor, 2020

    Korpusi i xhenierveZyrtarë shëndetësorë në Uiskonsin hapën një spital fushor të mërkurën në fushën e panairit vjetor pranë Miluokit për të trajtuar numrin në rritje të të sëmurëve me COVID që ka rrezik të kalojë kapacitetit ekzistuese spitalore.

    Spitali fushor me 530 shtretër u ndërtua nga Korpusi i Xhenierëve të ushtrisë në prill me kërkesë të Guvernatorit të Uiskonsinit Tony ...

  • Polonia vendos gjobë prej miliardash kundër Gazpromit

    8 Tetor, 2020

    VarshavaGazsjellësi Nord Stream 2 i Detit Baltik është halë në sy për Poloninë. Autoritetet tani kanë gjobitur kompanitë e përfshira – veç kompanisë energjetike të Rusisë Gazprom, edhe kompani nga Gjermania.

    Mbikëqyrëset e karteleve të Polonisë kishin paralajmëruar që në vitin 2016 se gazsjellësi i diskutueshëm Nord Stream 2 i Detit Baltik mund të ndikojë negativisht në konkurrencë. Tani Presidenti Trump thotë se do të marrë pjesë në debatin e dytë presidencial 7 Tetor, 2020

    Trump Biden debatKandidati demokrat për President Joe Biden tha të martën ai dhe Presidenti Donald Trump nuk duhet të zhvillojnë debatin e tyre të planifikuar më 15 tetor nëse zoti Trump do të vazhdonte të ishte i infektuar me koronavirus në atë kohë.

    “Nëse ai ende ka COVID-19, nuk duhet të kemi debat”, u tha sot gazetarëve zoti Biden.

    Më herët, Presidenti ...

  • OPCW: Navalni është helmuar me Noviçok

    7 Tetor, 2020

    NavalniEkspertët e organizatës botërore që mbikëqyr armët kimike konfirmuan të martën se substanca e përdorur për të helmuar kritikun e Kremlinit Aleksei Navalni ishte nga familja e ndaluar e agjentëve nervorë të fuqishëm të llojit sovjetik Noviçok. Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) tha se nga analizat që iu bënë gjakut dhe urinës së zotit Navalni u vunë ...

  • Çeki – Gjendje e jashtëzakonshme nga korona dhe shenja të një ndryshimi politik

    7 Tetor, 2020

    PragaÇekia shpall gjendjen e jashtëzakonshme nga korona – menjëherë pas zgjedhjeve të rëndësishme lokale, që mund të jenë paralajmërimi i një ndryshimi politik në vend.

    “Gjendja e jashtëzakonshme është kthyer sërish!” Këto tituj dhe të ngjashëm lexon tani në gazetat çeke. Sepse në Çeki, e cila është veçanërisht e prekur nga pandemia korona në krahasim me vendet e tjera evropiane, ...

  • Agjencia e Ilaçeve publikon udhëzimet për vaksinat, të bllokuara nga Shtëpia e Bardhë

    7 Tetor, 2020

    VakcinaAdministrata e Ushqimit dhe Ilaçeve paraqiti standardet e azhurnuara të sigurisë të martën për prodhuesit e vaksinave për COVID-19 pasi Shtëpia e Bardhë bllokoi publikimin zyrtarisht të tyre, konflikti më i fundit politik mes administratës Trump dhe shkencëtarëve të agjencive shëndetësore qeveritare.

    Në dokumentet e publikuara në faqen e saj të internetit, Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve shkruan se prodhuesit ...

  • Pandemia rikthehet në qendër të fushatës presidenciale

    7 Tetor, 2020

    Trump BidenInfektimi i Presidentit Donald Trump me koronavirus e ka kthyer pandeminë përsëri në qendër të fushatës presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Sipas statistikave të Universitetit Johns Hopkins, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kenë numrin më të lartë të të infektuarëve në botë, me më shumë se 7.4 milionë raste dhe mbi 209,000 vdekje. Korrespondenti i Zërit të Amerikës ...

  • Infektimi i presidentit risjell në vëmendje rrezikun nga COVID-19 për të moshuarit

    7 Tetor, 2020

    Shtepi e bardhePresidenti Donald Trump bëri një rikthim dramatik në Shtëpinë e Bardhë dje pas daljes nga spitali ushtarak ku u trajtua në mënyrë intensive pas infektimit me COVID-19. Sëmundja e tij, vuri sërish në fokus ndikimin që ka coronavirusi tek pacientët e moshuar.

    Ende nuk është plotësisht e qartë shkalla e përhapjes së koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, por ...

  • Vaksina mund të jetë e gatshme “në tremujorin e dytë të vitit 2021″

    6 Tetor, 2020

    covid19Helen Rees, hulumtuese në mjekësi, është optimiste se vaksina kundër koronavirusit do të jetë e disponueshme në tremujorin e dytë të vitit 2021.

    Rees, e cila bën pjesë në Grupin Këshillimor të OBSH-së për vaksinën kundër COVID-19, pret që vaksina të jetë efektive së paku 50 për qind dhe thekson rëndësinë e shpërndarjes së saj në të gjithë botën.

    “Nëse keni ...

  • Evropa përballë valës së dytë të Coronës

    6 Tetor, 2020

    ParisDuke pasur parasysh numrin në rritje të infeksioneve të reja gjithnjë e më shumë shtete evropiane po marrin masa më të forta për të penguar pandeminë. Një prej vendeve rrezikon të vendosë sërish kufizime të përgjithshme.

    Në Irlandë jeta publike mund të vendoset sërish nën kufizimet totale. Sipas një njoftimi të mediave, shtabi i emergjencave këshilloi autoritetet e shëndetësisë që ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"