LAJMET NGA BOTA

  • Izraeli krijon një institucion për largimin e palestinezëve

    25 Mars, 2025

    GazaMe institucionin e ri qeveria izraelite synon të nxisë “largimin vullnetar” të palestinezëve nga Rripi i Gazës në vendet e treta.

     

    Institucioni i ri do të jetë në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes të Izraelit, konfirmoi një zëdhënëse e zyrës së kryeministrit Benjamin Netanyahu. Detyra e tij është të “përgatisë largimin vullnetar të banorëve të Rripit të Gazës për në vende të treta në ...

  • Japonia kërkon të rigjallërojë industrinë e gjysmëpërçuesve

    25 Mars, 2025

    gjysmepercuesTokio po punon që të ringjallë industrinë japoneze të gjysmëpërçuesve. Japonia tani është shumë e varur nga importet. Megjithatë, kthimi në lidere botërore nuk duket të jetë qëllimi.

     

    Vitet e fundit, ndërsa tregtia globale është bërë gjithnjë e më e paqëndrueshme për shkak të konflikteve, tarifave doganore dhe ndërprerjeve të shkaktuara nga pandemitë, Japonia ka filluar të rindërtojë industrinë e saj vendase të ...

  • SHBA dhe Rusia përmbyllin takimin mbi 12-orësh në Arabinë Saudite

    24 Mars, 2025

    SHBA RUSIZyrtarët amerikanë dhe ata rusë kanë negociuar më shumë se 12 orë në Arabinë Saudite, në kuadër të përpjekjeve të presidentit amerikan, Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, e cila ka hyrë në vitin e katërt.

     

    Takimi mes SHBA-së dhe Rusisë, i cili ka përfunduar në mbrëmjen e 24 marsit, është mbajtur një ditë pas takimit ...

  • Më shumë se 1.100 arrestime në Turqi

    24 Mars, 2025

    stambollPolicia dhe demonstruesit në Turqi vazhdojnë të përplasen. Gjatë protestave kundër burgosjes së politikanit opozitar Ekrem Imamoglu pati arrestime të shumta. Mes të arrestuarve ka edhe gazetarë.

     

    Sipas ministrit të Brendshëm turk Ali Yerlikaya, në periudhën 19 deri 23 mars në Turqi u arrestuan gjatë “demonstratave të paligjshme” 1,133 persona të dyshuar. Shoqata e avokatëve MPÇS tha se janë arrestuar ...

  • Burgosja e Imamoglut sulm ndaj demokracisë

    24 Mars, 2025

    ImamogluPolitikanë gjermanë dhe evropianë e kritikuan ashpër arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit dhe kërkojnë të shtohet presioni ndaj Erdoganit.

     

    “Arrestimi i kryebashkiakut është thellësisht shqetësues”, deklaroi përpara gazetarëve në Bruksel presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. “Turqia duhet të mbrojë vlerat demokratike, veçanërisht të drejtat e zyrtarëve të zgjedhur.”

    Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, e quajti arrestimin ...

  • Teknologjia e përdorur në Serbi si ajo dikur në Rumani

    24 Mars, 2025

    topi zanorIsh-kryeprokurori ushtarak rumun thotë në intervistë me DW se gjatë protestave në Beograd kundër demonstruesve është përdorur e njëjta teknologji si në Revolucionin Rumun të vitit 1989.

     

     

    Topi zanor, apo arma zanore, siç e quajnë, e dyshuar se është përdorur gjatë protestave në Beograd më 15 mars, është përdorur edhe gjatë Revolucionit Rumun, tha në një intervistë për DW ish-kryeprokurori ushtarak rumun, ...

  • Hodges: Forca evropiane në Ukrainë s’ka nevojë për garanci amerikane

    23 Mars, 2025

    HodgesTeksa shefat ushtarakë të 30 vendeve evropiane dhe përtej ishin mbledhur afër Londrës për të diskutuar këtë javë për një mision ushtarak në Ukrainë, ish-shefi i ushtrisë amerikane në Evropë, Ben Hodges, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se këto shtete do të mund të formonin misionin pa ndihmën amerikane.

     

    “Ukraina e ka ndalur Rusinë pothuajse vetëm”, ka thënë ...

  • Trump dhe gjykatat: A po shkon SHBA drejt autokracisë?

    23 Mars, 2025

    Presidenti i SHBA Donald Trump flet për mediat në aeroportin e Palm BeachGjykatat amerikane kanë rrëzuar disa nga planet e Donald Trump. Presidenti shprehet me zemërim, e ndonjëherë edhe i injoron vendimet e gjyqësorit. Sa e kërcënon kjo sundimin e ligjit?

     

    Ishte e mërkura e 19 marsit, kur mosmarrëveshja u përshkallëzua plotësisht: “Nëse një president nuk ka të drejtë të ...

  • Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu në paraburgim

    23 Mars, 2025

    Erdogan ImamogluGjykata e Stambollit vendosi që sfiduesi i Erdoganit, kryetari i bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu, të mbahet në paraburgim nën akuzën për korrupsion dhe për terrorizëm.

     

    Kryetari i Bashkisë së Stambollit dhe kundërshtari i presidentit Rexhep Tayip Erdogan, Ekrem Imamoglu, është lënë në paraburgim me dyshimin për korrupsion. Sipas njoftimeve të agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu, bazuar në kërkesën e ...

  • Kush është Milorad Dodik?

    23 Mars, 2025

    DodikAi dikur konsiderohej si një reformator që donte të udhëhiqte Republikën Srpska në Evropë. Sot Milorad Dodik është në listën e zezë të SHBA-së dhe po ndiqet penalisht nga prokuroria boshnjake.

     

    Milorad Dodik lindi në vitin 1959 në një familje fermere pranë qytetit të Banja Lukës në veriperëndim të Republikës së Bosnjë-Hercegovinës, e cila në atë kohë ishte pjesë e Jugosllavisë ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"