LAJMET NGA BOTA

  • NATO: Rusia po përgatitet për një luftë afatgjatë me Ukrainën dhe Evropën

    13 Dhjetor, 2024

    NatoNë një fjalim të enjten në Bruksel, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s paralajmëroi se presidenti rus Vladimir Putin dëshiron të “fshijë Ukrainën nga harta” dhe ai i bëri thirrje aleancës “të kalojë në një mentalitet të kohës së luftës dhe të rrisë prodhimin dhe shpenzimet në fushën e mbrojtjes. ”

     

    “Rusia po përgatitet për një konfrontim afatgjatë, me Ukrainën dhe ...

  • Protestë e zhurmshme kundër udhëheqjes populiste të Serbisë

    13 Dhjetor, 2024

    SerbiQindra protestues të udhëhequr nga studentët e universitetit mbajtën të enjten një tubim të zhurmshëm jashtë selisë së televizionit shtetëror të Serbisë, pavarësisht se presidenti i vendit u zotua të përmbushë të gjitha kërkesat e tyre, ndërsa po përballet me një nga kërcënimet më sfiduese ndaj sundimit të tij populist.

     

    Demonstrata është pjesë e protestave më të gjera që shpërthyen ...

  • Berlini: Apel te Izraeli dhe Turqia të mos ndërhyjnë në Siri

    12 Dhjetor, 2024

    Ministrja e jashtmeAnnalena Baerbock ka thënë se Gjermania ofron 8 milionë euro ndihmë për Sirinë, ndërsa kërkon një tranzicion paqësor dhe ruajtjen e integritetit territorial.

     

    Ministria e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock; njoftoi se Berlini do të ofrojë 8 milionë euro (8.4 milionë dollarë) ndihmë humanitare shtesë për Sirinë. “Po shohim një moment shprese,” deklaroi Ministrja të mërkurën në Berlin, por paralajmëroi se situata është ...

  • Islamistët premtojnë stabilitet dhe qetësi në Siri

    12 Dhjetor, 2024

    Siria1Liderët e rinj në Siri kanë deklaruar se nuk do të ketë luftë të re. Në vend të kësaj, bëhet fjalë për stabilitet – lideri i islamistëve shfaqet i moderuar. Por vëzhguesit janë skeptikë.

     

    Pas përmbysjes së regjimit të Bashar al-Asadit nga kryengritësit islamikë, nuk është ende e qartë se në cilin drejtim do të evoluojë Siria – a po stabilizohet vendi pas viteve ...

  • Khamenei: Rënia e Assadit, rezultat i planit amerikano-izraelit

    11 Dhjetor, 2024

    Udhëheqësi suprem i Iranit Ajatollah Ali KhameneiUdhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha se përmbysja e presidentit sirian, Bashar al-Assad, ishte rezultat i një plani të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

    Ai shtoi se një nga fqinjët e Sirisë kishte gjithashtu rol, por nuk e përmendi me emër.

    Mesa duket, Khamenei iu referua Turqisë, e cila i ka mbështetur rebelët ...

  • Bazat ushtarake ruse në Siri: Të largohen apo të qendrojnë?

    11 Dhjetor, 2024

    baza ruse siriTë qendrojnë apo të largohen? Pas fitores së islamistëve në Siri Rusia peshon si të veprojë në të ardhmen me bazat e saj ushtarake. Në radhë të parë baza e marinës në Tartus është me shumë vlerë dhe e pazëvendësueshme.

     

    A do t’i humbasë Rusia pas fitores së kryengritësve islamistë në Siri dhe arratisjes së presidentit Bashar al-Assad dy bazat e saj ushtarake ...

  • Siria me kryeministër të përkohshëm; Mbështetet nga rebelët

    11 Dhjetor, 2024

    Mohammed BashirUdhëheqësi i ri i përkohshëm i Sirisë njoftoi të martën se po merrte drejtimin e vendit si kryeministër i përkohshëm me mbështetjen e rebelëve që rrëzuan nga pushteti presidentin Bashar al-Assad tre ditë më parë.

     

    Në një fjalim të shkurtër në televizionin shtetëror, Mohammed al-Bashir, një figurë pak e njohur në pjesën më të madhe të Sirisë, i cili ...

  • Presidenti i Serbisë thotë se nuk do të largohet nga vendi i tij siç bëri Assadi i Sirisë pavarësisht protestave në rritje

    10 Dhjetor, 2024

    VucicPresidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, akuzoi të martën shërbimet e huaja të zbulimit se po përpiqen ta rrëzojnë atë mes përhapjes së protestave në shtetin ballkanik dhe se ai nuk do të largohej nga vendi si udhëheqësi i rrëzuar sirian Bashar al Assad.

     

    Presidenti serb postoi një video-mesazh në Instagram duke thënë se “do të luftojë për Serbinë dhe do ...

  • Gjermani: Scholz dhe Vuçiç takohen në Freiberg për litiumin

    10 Dhjetor, 2024

    Vucic ScholzKancelari Olaf Scholz (SPD) takohet me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç në Freiberg të Saksonisë për të biseduar lidhur me përftimin e litiumit.

     

    Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, vizitojnë së bashku këtë të martë (10.12.2024) Autoritetin e Minierave Saksone në Freiberg të Gjermanisë, bëhet e ditur nga zyra e kancelarit gjerman në Berlin. Në fokus të bisedimeve ...

  • Siri: Kush e ka kontrollin pas përmbysjes së Asadit?

    10 Dhjetor, 2024

    AbuAbu Mohammed al-Xhulani, i njohur me emrin e tij të vërtetë Ahmad al-Sharaa, është lideri i grupit militant sirian Hayat Tahrir al-Sham (HTS), i cili luajti një rol kyç në rrëzimin e regjimit të Bashar al-Assad-it. Ai është një nga figurat më të njohura të opozitës siriane dhe ka udhëhequr luftën kundër regjimit sirian dhe forcave të ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"