LAJMET NGA BOTA

  • Hiqen kontrollet kufitare për Rumaninë dhe Bullgarinë

    3 Janar, 2025

    kufi EUNga 1 janari 2025 Bullgaria dhe Rumania janë zyrtarisht pjesë e hapësirës Shengen pas gati dy dekada të antarësimit në BE.

     

    Për udhëtarët me automjete dhe trena që qarkullojnë mes Rumanisë dhe Hungarisë tashmë nuk do të ketë kontrolle në 17 pikëkalimet zyrtare kufitare. Edhe në kufijtë mes Bullgarisë dhe Greqisë janë shfuqizuar kontrollet.

    Mungesa e antarësimit të plotë në hapësirën Shengen deri ...

  • Bota pret Vitin e Ri 2025

    31 Dhjetor, 2024

    SidnejAuklandi është qyteti i parë i madh që mirëpret vitin 2025, me mijëra njerëz që numëruan sekondat deri sa mbërriti mesnata dhe shijuan fishekzjarret shumëngjyrëshe që u lëshuan nga ndërtesa më e lartë e Zelandës së Re, ‘Sky Tower’ dhe një shfaqje spektakolare dritash në qendër të qytetit. Festimet pasojnë një vit që është shënuar nga protestat për të ...

  • BE i paguan Turqisë edhe një miliardë euro shtesë për refugjatët – BE-ja tashmë ka ndarë pothuajse dhjetë miliardë euro në mbështetje që nga shpërthimi i luftës civile në Siri në 2011

    29 Dhjetor, 2024

    Ursula von der LeyenTre milionë refugjatë sirianë jetojnë aktualisht në Turqi, shumë prej të cilëve mund të kthehen së shpejti. BE tani ka premtuar ndihmë të mëtejshme financiare. Paratë do të përdoren për “migrimin dhe menaxhimin e kufijve”.

     

    Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, ka njoftuar një miliardë euro të tjera për kujdesin ndaj refugjatëve në Turqi ...

  • Thellohet mosmarrëveshja për tranzitin e gazit mes Ukrainës dhe Sllovakisë

    28 Dhjetor, 2024

    ZelenskyPresidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy akuzoi të shtunën kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico për hapjen e një “fronti të dytë energjetik” kundër Ukrainës me urdhër të Rusisë, duke sinjalizuar thellimin e një mosmarrëveshjeje për tranzitin e gazit midis dy vendeve.

     

    Ukraina lejon kalimin e gazit natyror rus përmes territorit të saj për në disa vende evropiane, përfshirë Sllovakinë, por pritet ta ...

  • Provokuesi largohet: Bilanc i presidencës hungareze të BE

    28 Dhjetor, 2024

    OrbanHungaria mbajti Presidencën e Këshillit të BE-së për gjashtë muaj, periudhë që ndezi mjaft debate për shkak të “misionit të paqes” të Viktor Orban në Rusi.

     

    Presidenca hungareze e BE merr fund këto ditë. Si rregull një shtet anëtar i Bashkimit Evropian merr presidencën gjashtëmujore të Këshillit të BE-së. Por në rastin e Hungarisë, mund të flitet me siguri për një person të presidencës ...

  • SHBA: Avioni i rrëzuar në Kazakistan me gjasë është qëlluar

    27 Dhjetor, 2024

    kayakistanPas rrëzimit të një avioni në Kazakistan, edhe SHBA ka deklaruar, se ka të dhëna që të bëjnë të mendosh, se avioni është goditur gabimisht nga mbrojtja kundërajrore ruse. Ky mund të jetë shkaku që çoi në aksident.

     

    Pas Azerbajxhanit,  edhe SHBA-të nuk përjashtojnë më një gabim nga mbrojtja kundërajrore ruse si shkak të rrëzimit të një avioni pasagjerësh azerbajxhanas në Kazakistan. Sipas një zyrtari ...

  • Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione

    27 Dhjetor, 2024

    BaltikNjë kabllo energjie dhe disa kabllo të dhënash u dëmtuan në Detin Baltik. Finlanda dyshon për një akt sabotimi. Fokusi i hetimit: një cisternë nafte që mund t’i përkasë të ashtuquajturës flotës hije të Rusisë.

     

    BE ka kërcënuar të vendosë sanksione ndaj të ashtuquajturës flotë hije të Rusisë pas dëmtimit rishtazi të një kablloje nëntokësore në Detin Baltik dhe kapjes së një anijeje të dyshimtë ...

  • Paralajmërimi i Erdogan për rebelët kurdë: Dorëzoni armët ose do të groposeni bashkë me to

    26 Dhjetor, 2024

    ErdoganPresidenti turk Tajip Erdogan tha të mërkurën se grupi i militantëve kurdë në Siri, ose do të dorëzojë armët ose ‘do të groposet’ bashkë me to.

     

    Pas rrëzimit të Bashar al-Asadit nga pushteti Ankaraja ka këmbëngulur vazhdimisht që grupi të shpërbëhet, duke shtuar se ai nuk ka vend në të ardhmen e Sirisë.

    Vrasësit separatistë ose do t’u japin lamtumirën armëve, ...

  • 25 vjet Putin: Nga miku në armik

    26 Dhjetor, 2024

    putin samit Nato 2008Putini e filloi vitin 1999 si një reformator por dikur u zhvillua në një komandant lufte. Si janë zhvilluar marrëdhëniet e BE-së dhe NATO-s me Rusinë e Putinit?

     

    Në gusht 1999, Vladimir Putin u emërua kryeministër i Federatës Ruse. Në fund të vitit 1999/2000 ai trashëgoi presidentin e sëmurë Boris Jelcin. Sapo mori detyrën, Putini deklaroi se Rusia ishte dhe ...

  • Historia e kremtimit të Krishtlindjeve

    24 Dhjetor, 2024

    KrishtlindjetKrishtlindjet janë sot festa kryesore e fesë së krishterë, por tradita e festave përreth kohës së Krishtlindjeve është shumë më e hershme se sa krishtërimi vetë.

     

    Kur njerëzit varin nëpër shtëpi yje të ndriҁuar dhe figura ëngjëjsh nëpër dritare dhe Santa Claus-ët (siҁ i thonë në botën anglofone) apo Nikolaus-ët (siҁ i thonë në botën gjermanofone) ngjiten nëpër ballkone, kur ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"